Blendi Fevziu analizon marrëveshjen dhe bën bilancin: Fitoret e Bashës me çadrën. Rama i humb, ose i fiton të gjitha

Blendi Fevziu shkruan sot se Lulzim Basha arriti disa fitore të rëndësishme me çadrën tre mujore përpara kryeministrisë.

Ai duket shumë i frymëzuar nga lista e ministrave teknikë të dërguar nga Basha tek Rama për miratim.

Fevziu shkruan se në 17 shkurt, një ditë para protestës ku u ngrit çadra, populli opozitar nuk ishte aspak i motivuar dhe humbja e PD­së ishte e sigurt.

Por pas tre muajsh gjërat kanë ndryshuar në favor të Bashës, sipas Fevziut.

Ja çfarë shkruan ai në faqen e tij Opinion:

Është e vështirë të flaësh për marrëveshjen Rama – Basha dhe akoma më e vështirë të thuash se cili është fituesi dhe humbësi i saj. Eshtë po kaq e vështirë të flasësh për palë të treta të humbura, sepse ekuacioni që ka sjellë kjo marrëveshje nuk llogaritet dot tani. Edhe nëse palët flasin dhe janë të sinqertë, marëveshja është plot të panjohura dhe askush, përfshi vetë protagonistët, nuk të thonë dot se cila do të jetë e ardhmja e saj.

Por nëse ka një gjë që mund të thuhet për marrëveshjen, ajo mund të pranohet me gojën plot: Basha ja arriti ta hapë betejën elektorale dhe kjo është fitorja më e madhe e çadrës dhe e tij.

Mjafton një analizë fare e thjeshtë për ta argumentuar këtë.

Më 17 Shkurt të këtij viti, një ditë përpara tubimit që instaloi në bulevard çadrën e protestës, Basha dhe PD dukeshin me pak shpresë.

PS kishte konfirmuar koalicionin me LSI dhe PDIU, duke lënë të kuptohej që fitorja e tyre ishte XXL.

Mbështetësit e PD ishin shumë pak të motivuar pas zgjedhjeve lokale të 2015 dhe sidomos pas humbjes problematike në Dibër. Kritikët e PD thoshin që votues të saj, në mungesën e shpresës për fitore do kalonin tek parti të tjera në një masë jo të vogël dhe kjo do të kthehej në problem.

Të gjitha instrumentat mbështetëse të zgjedhjeve, “të fortët”, “të pasurit” dhe “influentët” e lokaliteteve dukeshin të lidhur mirë me PS.

Vetë Basha nuk e kishte të konsoliduar lidershipin në parti dhe shumë veta, jashtë dhe brenda PD e shihnin me mosbesim.

Në këtë kontekst, humbja e PD nuk dukej më e mundshme, por thuajse e sigurtë.

3 muaj më pas dhe me një protestë që kishte shumë personazhe brenda PD, por edhe në media kundër, Basha ja arriti ta kthejë situatën në favor të partisë së tij.

Së pari koalicioni XXL nuk ekziston më. PS do garojë e vetme dhe LSI me PDIU po ashtu. Ky është bonusi më i madh që Basha mori nga protesta e tij. Në një garim të tillë loja është hapur nga fillimi dhe shanset për një rezultat surprizë po ashtu. Të gjithë e dinë që një rezultat i ngushtë, mund të çojë në kombinime të tjera të shifrave për të arritur numrin magjik 71. Pra PD është e hapur t’i bashkojë shifrat e saj me të gjitha partitë, ndryshe nga 3 muaj më parë kur nuk kishte asnjë shans për këtë.

Së dyti, Basha me çadrën, forcoi shpirtin e opozitarizmit dhe qëndresës dhe i bindi mbështetësit e tij se një fitore e mundshme nuk është aq larg. Duke shkarkuar 15 ministra të qeverisë dhe duke i zëvendësuar me ish zyrtarë të administratës së PD, ai ka dhënë mesazhin që pushteti është afër dhe kjo ndikon tek mobilizimi i njerëzve të tij më shumë se çdo gjë.

Së treti, Basha konsolidoi ndjeshëm në publik dhe brenda partisë, lidershipin e tij. Sot mund të jesh kundër apo pro Bashës në parti, por vështirë të mendosh që ai është thjeshtë një marionetë siç mendonin deri 3 muaj më parë shumë vetë.

Për të gjitha këto arsye, Basha ka kthyer në zgjedhje garën, pas 3 muajësh protestë. Padyshim ai e di që edhe Rama ka bërë kalkulimet e tij. Rama ka dashur dhe ka arritur të heqë çdo peshë që i rridhte nga koalicioni dhe po tenton të bëjë një betejë ku i humb apo fiton të gjithë. Ja arrin apo jo, këtë sërish nuk e thotë dot askush. Por të gjithë mund të thonë që së paku, tani do të kemi një garë.

 

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Blendi Fevziu analizon marrëveshjen dhe bën bilancin: Fitoret e Bashës me çadrën. Rama i humb, ose i fiton të gjitha”

  1. Garipi says:

    Z. Blendi!
    Behu gati te shkruash perseri titullin e emisionit: cfare ndodhi me zgjedhjet?
    Sikur zgjedhja te ishte fenomen i natyres, ne dore te zotit e jo proces publik.
    Kete titull i vure emisionit opinion kur Berisha humbi me 2013, nuk shkruajte titullin psh. : pse u pordh PD ? (keshtu do kishe qene cike me i besueshem ne objektivitetin e personalitetit tend. Sta thote kot Rama ate llafin “kazani mediatik”, qe duhet ta kuptosh se te ka thene: ti je luga me e madhe qe gatuan dicka ne ate kazan.
    Se gjuhen vulgare te tille ja ke rezervuar vetem krahut tjeter.
    Po ska gje se e keni te veshtire te vini mend koka si puna e juaj.
    (Mos harro ta rruash koken mire se mos fillojne te duket thinjat)

  2. Tonini says:

    Aq te lodhur jeni ju te klanit,jo si media, po si klan,sa ky i gjati u a la te gjitha dhe ju sjeni ne gjendje te merrni asgje,qe ta vertetosh kete ki durim dhe nje muaj,per marreveshjen kam mirekuptim te plote se boll retorika e perdorur ishte e papranushme dhe stresuse per nje pjese te mire te popullit

  3. kastkris says:

    Ne nje fshat jetonte nje njeri ngatrrestar.Te gjithe thoshin se do ta gjeje nga zoti.Nje dite bie nga ura dhe vdes.Te gjithe thane:”E gjeti nga zoti”. Por prifti shtoi nen ze se dhe nje e shtyre duhej.Rrofte amerika qe i mbrojti dhe nje here keta kriminele.

  4. astrit says:

    O koke pa qime. Ke bere nje analize leshi.

  5. BLENDI KACURREL says:

    eshte fatkeqsi kombetare qe ne arenen politikomediatike te kete karagjoza si blendi faqeziu qe corjentojne njerzit e thjest dhe cvleresojne levizjet e mencura dhe te guximshme te edi rames si brenda shqiperis dhe me gjere edi rama eshte nje nga politikanet me te zot per momentin ne shqip – dhe rajon

  6. valentina says:

    Vetem analist nuk je ti o bythqiri toptaneve a nuk ishte PD_ja ne 2013 qe i kishte te gjitha pushtetet?A nuk ishte PD_ja qe i kishte te punesuarit e vet ne administrate dhe drejtorit?A nuk ishte PD_jaqe sponsorizohej nga droga e repupblikes se lazaratit dhe korrupsioni galopant ne te gjithe strukturat e shtetit?Atehere si mund te arrij te fitoje ne25 Qershore kjo cete banditesh me 5 ministra dhe 4 drejtore?Ne qoftese se do te flasim per forcimin e pozitave te lulsumkapucit si kryetare i PD_se ky konfirmim i shkon direkt Edi Rames eshte Kryeministri qe ja focoje pozitat ne ate parti.Me keto marrveshje Edi Rama hodhi poshte pretendimet prej me shume se nje viti te cetes PD qe droga dhe krimi ne pushtet do blinin zgjedhje pra bindi nderkombetaret jo se ata nuk ishin te bindur se Partia Socicialiste kurre nuk ka manipuluar ndonjehere zgjedhje dhe as nuk eshte ne praktiken e kesaj partie ky preteks i cetes se PD_se.

  7. pokeristi says:

    Blendi!Boll mo! S’mbulohet dielli me shoshe.
    S’kurohen mangesite vizionare,deficiencat qytetare e mendore me melhelme mediatike.Duhen nderhyrje te thella neurokirurgjike,ndoshta trasplante te plota truri.
    Ne rast se e ndjen vehten te djathte ne rast se e do Shqiperine,shihe tabllone politike shqipetare,realisht dhe shprehu objektivisht.
    S’ke asgje te perbashket ti me eliten e sotme te PD-se.Kallju bretkun thone korcaret.Jane te gjithe marioneta ose me sakte manekine politike.
    Te gjithe e dine ku fle lepuri,e kerkojne ne cadren e Lulit!!!???

  8. Arber Iliri says:

    O Blend ke mbet shume prapa mor cun.Basha humbi 99% te mbeshtetjes nderkombetare qe kishte deri ca jave me pare.Per te riparuar kete do i duhen vite nese nuk eshte djegur pergjithmone.Arsyet e cadrosjes e protestes ishin sa te dobta aq edhe qesharake ne sy te opinionit te brendshem e te jashtem.Dem tjeter i madh per PD.Zgjedhjet e qershorit 2017 i kishte te humbura dhe i ka te humbura.Analiza e jote duket e vjeteruar, eshte e tipit berishian i thomi na.Termi enverist tani e me tutje do te filloje te zevendesohet me termin ‘berishian’Shqiperia ka nevoje per pastrimin e mentaliteti politik, mediatik e zgjedhor nga berishizmi- apo Rum Palla.

  9. Ganiu says:

    Pasi ja lepive bythen berishes mire e mire fillove tja lepish edhe bashes. bythlepires i ulet.

  10. Besoj says:

    Si gjithmone i pabesushem si gazetar dhe tepr i varuar tek PD pasi eshte I paafte.

  11. shtjefen palushi says:

    per gallate po them dy fjale …se nuk ja blen.. eshte njelloj si te lexosh nje faqe te brendeshme te ZERIT TE POPULLIT…. Por nuk ke faj… qeni leh atje ku ha…
    dhe tani ne TEME…. se sa mobilizoi apo lartoi PD ai buri qe si polic trafiku tundete doren poshte e lart e treguan dhe njerezit qe e ndoqen ne METINGUN “MADHESHTORE” Prane cadres… dmth… mercenaret nga i gjithe vendi nuk u bene me teper se 6 000 vete…. sepse po te ishin le te themi 20 mije vete, Saliu kish filluar “rrevolucionin ” per shkaterrimin e kombit per se dyti here… Te kesh TURP qofte nga INJORANCA YTE PROFESIONALE… apo edhe nga mungesa e lirise se mendimit tend…(nese ke akoma mendime)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *