FOTOT/ Njihuni me varrin antik në Himarë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në zbatim të vendimit tё Kёshillit Kombёtar tё Arkeologjisё Nr. 23, datё 09.02.2017, i cili vendosi që DRKK-Vlorё të kryej dokumentimin e varrit të dëmtuar nga klandestinët, i lokalizuar pranë Nekropolit të periudhës antike në Vumblo, fshati Pilur i Bashkisë Himarë, u krye pastrimi, dokumentimi dhe rimbulimi i një varri antik i cili ishte dëmtuar nga gërmuesit klandestinë.

Varri është i tipit cist, i ndërtuar me rasa guri me planimetri drejtëkëndore.

Në varr u gjet një heshtë prej hekuri dhe një kandil, objekte që e datojnë këtë varr në shek. III para. Kr.

Varri është pjesë e një nekropoli antik të periudhës helenistike, i cili nga banorët vendas quhet “Varret e Jelimëve”.

Ky nekropol është ndër sitet e para arkeologjike të gërmuar në mënyrë shkencore në vendin tonë dhe është gërmuar për herë të parë nga arkeologu grek Dhimitriu Evangjelidhi në vitin 1913.

Raportime dhe vëzhgime sipërfaqësore në këtë nekropol janë bërë dhe nga arkeologë të tjerë të rëndësishëm si Luigi Cardini, Niclas Hammond, Dhimosten Budina dhe Jano Koçi.

Për shkak se kjo varrezë antike ndodhet larg qendrave të banuara të Pilurit dhe Himarës dhe për shkak se ka qenë jashtë vëmendjes së projekteve shkencore, ai është dëmtuar në vitet e kaluara nga veprimtaria e gërmuesve klandestin.

Për këtë arsye DRKK Vlorë, përveç ndërhyrjes me karakter dokumentues dhe konservues të kryera në varrin e dhunuar, pastroi nga vegjetacioni dhe dokumentoi të gjitha strukturat e tjera të varreve që janë të dukshëm në sipërfaqe, me qëllim që në të ardhmen të krijohet mundësia për ti dhënë nekropolit statusin e Zonë së Mbrojtur Arkeologjike.

Dokumentimi i varrit antik u krye nga arkeologu i DRKK Vlorë, Kriledjan Çipa.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-2.jpg","attachment_id":"689556"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-1-1.jpg","attachment_id":"689557"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-2-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-2-1.jpg","attachment_id":"689558"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-3.jpg","attachment_id":"689559"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-4.jpg","attachment_id":"689560"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-5-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-5.jpg","attachment_id":"689561"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-6-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/varr-6.jpg","attachment_id":"689562"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/himare-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/himare.jpg","attachment_id":"689563"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/himare-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/himare-1.jpg","attachment_id":"689564"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/himare-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/himare-2.jpg","attachment_id":"689565"}]

2 komente në “FOTOT/ Njihuni me varrin antik në Himarë…”

  1. papa Tfgs1 says:

    Ky është varr ushtari pederast grek !

  2. ore shikoni mire ,germoni me poshte se atje duhet te jene shqiptaret,ca helene thoni ju ne himare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *