Ironia e Astrit Patozit me Bashën: Po deputetët që shesin mandatin sa do dënohen?

22 Maj 2017, 21:28Politika TEMA

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat që është zhvilluar sot paradite është diskutuar sot në lidhje me ndryshimet që do të miratoheshin pasdite, shkruan “Panorama”.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur t’i prezantoj vetë ndryshimet që PD ka propozuar për rritjen e penaliteteve për ata që tentojnë të shesin apo blejnë votën.

Gjatë kohës kur kreu i PD-së, Basha ka shpjeguar ndryshimet është ndërprerë nga deputeti demokrat Astrit Patozi.

Përmes batutës, Patozi i ka kërkuar Bashës shpjegime se sa dënohet një deputet që shet mandatin?

“Kryetar dëgjova që një qytetar që tenton të shes apo të blejë votën dënohet nga 1 deri në 7 vite burg.

Dua të di sa dënohet një deputet që vendos të shes mandatin dhe të kaloj me një forcë tjetër politike i cili ka marrë me mijëra vota?

E them këtë se me këtë logjikë duhet të dënohej me burgim të përjetshëm.

Meqë ne dënimin me vdekje nuk e kemi”, ka thënë me batutë Patozi.

1 komente në “Ironia e Astrit Patozit me Bashën: Po deputetët që shesin mandatin sa do dënohen?”

  1. Lexues i TemA says:

    Patozi ka plotsisht te drejte dhe ashtu duhet te vendoset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje