Koloneli që udhëhoqi forcat speciale për të kërkuar flori në Mokër me urdhër të Imamit, bëhet ministër i Brendshëm…!

Ministri i Brendshëm teknik i propozuar nga Partia Demokratike, kolonel Dritan Demiraj vjen nga radhet e Forcave të Armatosura shqiptare, me një karrierë 24-vjeçare, ndërsa prej vitit 2014 jeton në SHBA.

Kolonel Demiraj është nga komandantët e parë që ka përgatitur dhe drejtuar trupat speciale komando në misonet e para paqeruajtëse në Afganistan dhe vende të tjera.

Aktualisht Dritan Demiraj ka statusin e kolonelit në rezervë, pasi u lirua nga radhet e FA në vitin 2014 për shkelje të ligjit për statusin e ushtarakut.

Ai rezultoi se kishte kryer 104 udhëtime jashtë vendit pa lajmëruar eprorët.

Pas lirimit, Ministria e Mbrojtjes depozitoi ndaj tij dy kallëzime penale për keqpërdorim të forcave speciale komando.

Sipas kallëzimit, Demiraj kishte angazhuar forcat komando në kundërshtim me ligjin në një kampionat europian për të rinjtë në peshëngritje, në qytetin e Durrësit, dhe në një tjetër rast i ka angazhuar në kërkim të floririt në zonat e Mokrës.

Të dy këto materiale kallëzuese janë pushuar nga Prokuroria, ndërsa vetë Demiraj i ka cilësuar si të gënjeshtërta dhe të urdhëruara nga ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, të cilën tani do ta ketë përballë në tryezën e qeverisë.

Por përplasja e Demirajt me ministren Kodheli është më e thellë se kaq.

Vëllai i kolonel Demirajt, Taulant Demiraj, ka qenë truproja e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, ndërsa në kohën kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe akuzoi SHIU-n se kishte përgjuar eksponentë të PS dhe diplomatë të BE-së në vendin tonë, Taulant Demiraj mbante postin e nëndrejtorit të shërbimeve inteligjente ushtarake, raporton Top Channel.

Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj njihet edhe si i apasionuar pas sporteve marciale, çka e vërteton edhe në postimin e tij në Facebook, një ditë para se t’i propozohej emri për ministër teknik.

Por marrëveshja politike ndoshta do të bëjë të panevojshme që këto aftësi sportive ai t’i përdorë gjatë mbledhjeve të qeverisë.

25 komente në “Koloneli që udhëhoqi forcat speciale për të kërkuar flori në Mokër me urdhër të Imamit, bëhet ministër i Brendshëm…!”

  1. vlora.vlora says:

    ha ha nderi kombit ,,,plehra e kombit

    1. tfgs1 says:

      dhe sunit dhe nderi i kombit!!!!???
      o Zot,cfare tjeter do te na shohen site…………….

  2. WEB1 says:

    Dolen edhe të palarat e “rambos”shqiptar,lexova disa komente mbi këtë tipin si krenaria e kombit,më thoni një hero të vetëm që ka futur pd e lulushit dhe plakut mere në gjirin e tyre?.Sa m shpejt të arrini të kuptoni që pervec horrave ,kjo e quajtur opozite nuk ka nxjerre gjë tjetër

  3. joel shkodra says:

    Nuk po lini gje pa thene per keta ministra qe, ne fund te fundit, do te rrine ne ato karrike vetem disa dite. E nuk kani thene asnje fjale per ata qe kane ndenjur e do te rrine me vite ne ato karrike.

  4. kapedani says:

    Emo se i mire eshte,ka muskuj shume,biles edhe ne koke vendin e truve ja kane zene muskujt.Hë se do i marri vendimet me ate koken poshte.

  5. PPSh says:

    Perderisa eshte shoku i Imamit eshte edhe i Edi Rames. Pse dyshon ndokush?

  6. demir says:

    Si mund te pranohet nje bandit ordiner ne krye te min se brendeshme?

  7. BOS says:

    Z. Kryeminister
    Zoterinj deputete te Parlamentit
    Z.President

    Keni shansin sot ne 1800 qe ky person DD te mos jete MB teknik vetem per faktin qe eshte liruar nga FA per shkelje te ligjit. NQS ka ndonje vendim gjykate per pafajsine ktheheni te punoje ne FA, por jo minister se po ju qeshin dhe nuk po ju merr njeri seriozisht se doni te beni shtet. DD eshte nje aventurier dhe jo drejtues. Shikojeni CV e ketij personi dhe do shikoni se sa mashtrues dhe I pafytyre eshte. Nqs keni menduar se MB I duhet nje Rambo ama si ata te filmave, OK bejeni dhe dergojeni ne Afghanistan a Siri.
    Shikojeni se si ky person shkruan ne FB per perfaqesuesit e atyre qe Jane zgjedhur me voten e popullit dhe do bindeni qe nuk eshte I duhuri, por nje aventurier, hajdut dhe genjeshtar.
    MM paska bere sh mire qe e ka liruar, por duhet ta lironte ne reference te ligjit si nje ushtarak I politizuar.
    Per me teper kur shikon dhe mediokrin gjen ne rezerve Pirro ametin se si I thur lavde bindeni akoma me shume.
    Z.parlamentare keni ne dore te mosvotoni kete kanditature dhe keni kryer detyren Tuaj per seriozitetin Ndaj perfaqesueseve te shtetit
    Z. President mos e dekretoni dhe keni mbajtur FA te papolitizuar, kjo eshte me minimalja si Kom I Pergj FA, te pakten Deri me 24 Korrik.

  8. tr says:

    Zogu.! Te gjithe si bandit e kane filluar, por besoj qe ky eshte me i mire se ato te tjeret ne PD.PER NJE MUAJ ESHTE, LUME SI SHQIPERIA.

  9. Adrenalin says:

    Puna e policisë është një specialitet që kërkon aftësim profesional si të gjithë universitetet në këtë vënd.
    Akademia e rendit e cila përgatit specialistët e policisë së bashku me katedrat e saj , nuk ka qënë e aftë të kalojë përtej hapsirës së ngushtë që e la politika atë dhe krejt strukturat e policisë.
    Në aspektin akademik dhe atë shkencor ajo duhet të ishte në nivele bashkëkohore si ato të vëndeve europjane dhe do të bënte të mundur që në krye të policisë do të ishin përfundimisht specialist të kualifikuar sipas speciakiteteve të dalë nga kjo akademi dhe nuk do të kishte shtangist, oficera gavetash, mesuesa fiskulture e turli profesionesh .
    Këtij ministri që sështë gjë tjetër një pall ushtrie e militanti pra një kiu fiu , të zvëndësohet në të ardhmen nga një specialist .

  10. Dritani USA says:

    Me emrat qe ka propozuar PD-eja tregoj se pa u larguar Saliu dhe gjithe soji i tij kjo parti ngelet e partija e pabesive dhe e huliganeve.

  11. Lyfi says:

    Tani Edi Rama e ka te sigurte fitoren se ky koloneli do ngreje cecenet e Sales per grusht policor.Psikopat nuk ruhet stani me ujk.Harram nje molionsh vota qe more 4 vite te shkuara

  12. Labi says:

    PD me te tilla kuadro qenka katandisur ???

  13. mira says:

    te mir te keqinje, ke ta kemi ne te pd.

  14. ela says:

    ja e ardhmja e shqiperise

  15. valentina says:

    Po cfare keni more njerez qe irritoheni me kete tipin e gjithe ceta e PD_se llumi i kombit eshte kerkuan ata te PD_se qe te gjejne nje te sakte por nuk gjejne dot sepse ne ate parti nuk afrohen njerezit e ndershem prandaj lerine ti shohe populli qe te bindet se ka dhe te pabindur.

  16. Web says:

    Fundërina D.Demiraj dekretohet pjestar Kabineti. A jam idiot, apo ka ardhur fundi i botës. Në vitin 1994 tek Renea, ky kriminel ka vrare ne bashkëpunim sampistin 24 vjeçar Durim Çela.

  17. Qorri says:

    Skandal.Total i politizuar.TURP PD:

  18. YLLI THE BOSS says:

    forca DD, futi nje ore rreshtore ne cdo komisariat se brezi jot ne polici vetem pula me qull hajne dhe bejne intriga lart e poshte.
    forca komandant kemi besim se do te jesh rojtar i ligjit dhe bashkepunues i mire me qeverine aktuale

  19. xoni says:

    te gjithe keta qe shkruajne keq, jan thjesht mbetjet e sigurimit te shtetit ose nuk e njohin personalisht. Dritani ka dhene prova qe esht drejtues i sakte, praktik, njeri ambicioz dhe qe kohen e lire nuk e kalon duke vene baste per ronaldon por punon dhe lodhet. qente le te lehin karvani te ece perpara. jepi cezarit ate qe i takon cezarit
    bravo rama

  20. mirel says:

    Gjithe fajin e ka Andi Bushati.
    Per shkak te tij Ramuti qeveris me keta plera.
    O popull-militant. Mos u irritoni.
    Ramuti per te miren tuaj e ka

  21. Forcat specialr i perdori ose i cfrytezoi me urdher te gjenrralit te k…it Arben B..tha Imami ish minister mbrojtje. Parate i ndane bashke

  22. Forcat specialr i perdori ose i cfrytezoi me urdher te gjenrralit te k…it Arben B..tha Imami ish minister mbrojtje. Parate i ndane bashke

  23. Forcat specialr i perdori ose i cfrytezoi me urdher te gjenrralit te k…it Arben B..tha Imami ish minister mbrojtje. Parate i ndane bashke

  24. Selfo Qori says:

    Ore po tfg ca mendimi ka per kolonelin. Nuk beni mire qe e censuroni, jeni bere si Rd e Zeri i Popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *