Komisioni Evropian jep 6 rekomandime të rëndësishme për Shqipërinë

Nëse detyrimet e prapambetura të qeverisë kanë qenë më parë shqetësimi kryesor i institucioneve financiare ndërkombëtare, sot janë rreziqet që vijnë nga koncesionet dhe borxhet që ka pushteti vendor.

Komisioni Europian ka dhënë disa rekomandime për Shqipërinë, si një nga vendet me statusin e kandidtatit për të hyrë në Bashkimin Europian, duke vënë si rekomandim të parë rreziqet fiskale që vijnë nga detyrimet e ardhshme për kontratat e formës partneritet publik privat.

TV Klan ka arritur të sigurojë 6 pikat e rekomandimeve që do t’i bëhen qeverisë ditën e martë nga ky komisioni. “Vlerësoni dhe përcaktoni sasinë e rrezikut që vjen nga kontratat aktive të PPP dhe qeveritë lokale”, është rekomandimi i parë i KE-së. Më pas kjo strukturë e Bashkimit Europian numëron rrezikun e kredive të këqija.

“Sa i përket stabilitetit financiar, sfidat e sistemit bankar janë te kreditë me probleme, ku edhe pse është vendosur një strategji për adresimin e kësaj çështjeje, niveli i tyre vijon të mbetet i lartë”, thotë raporti. Më pas Komisioni Europian i lë si detyrë ekzekutivit miratimin e një ligji që ndalon rritjen e borxhit publik, krijimin e kadastrës fiskale deri në 2019-ën e cila do të përmirësonte ndjeshëm proçesin e regjistrimit të pronave.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Komisioni Evropian jep 6 rekomandime të rëndësishme për Shqipërinë”

  1. albaniafirst says:

    Europa kurve, di vetem te na vere kushte dhe rekomandime, ne nje kohe kur Serbise eshte gati ti jape gjithshka qe ta joshi per ti u bashkuar unionit. Vetem bashkimi kombetar do na beje te forte. Enderra per tu bere pjese e Europes, eshte utopi. Europa gjithmone ka qene kunder nesh dhe kjo s’ka per te ndryshuar kurre. LE te mendojme se si ti rregullojme punet tona pa Europen qe eshte duke shkuar drejt gremines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *