Mark Marku: Basha është në vështirësi me listat e kandidatëve, nëse do garojë me emrat e 4 viteve më parë do ishte dështim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I ftuar në Neës24, ish-deputeti i PD-së, Mark Marku ka deklaruar se marrëveshja e arritur Rama-Basha është pozitive pasi sipas tij u shmang rreziku i një krize që nuk dihej se kur do të përfundonte.

“Marrëveshja është gjë pozitive, dhe pritej nga të gjithë. Kjo marrëveshje duhet të jetë garant për të gjitha partitë në vend, se nuk do deformohet vullneti i votuesve. Mendoj se u shmang rreziku i një krizë që nuk dihet si do përfundonte”, u shpreh Marku.

Më tej, Mark Marku theksoi se Partia Demokratike duhet të shkojë e përgatitur në zgjedhjet e 25 qershorit dhe të reflektojë alternativën e re që do t’i paraqisë qytetarëve, duke mos paraqitur një listë kandidatësh të ngjashëm me atë të para 4 viteve.

“PD duhet të shkojë e përgatitur në këto zgjedhje.

Kreu i PD dhe gjithë demokratët duhet të reflektojnë, dhe të dinë se çfarë mendon opinioni publik dhe elektorati. Përtej aksionit politik, dhe çadrës, që besoj se i ka rritur kredibilitetin PD-së, mendoj se duhet të vendosë se me çfarë alternative të re do të paraqitet në këto zgjedhje.

Duhet të reflektojë përgjegjësinë për pushtetin e para 4 viteve.

Me përjashtim të një ndryshimi jo shumë të ndjeshëm, në PD janë të gjithë emrat që kanë humbur zgjedhjet para 4 viteve.

Nëse kjo listë do t’i paraqitet votuesve, mendoj se do ishte zhgënjyese.

Nëse para 4 vitesh votuesit e kanë rrëzuar këtë listë, nuk do kishte arsye t’i rivotonte.

Për këtë arsye them se duhet të ketë ndryshime.

Ndaj them se Basha është në vështirësi, pasi duhet të ruajë disa emra, por edhe të sjellë risi.

Nga ana tjetër duhet të ruajë ekuilibrat me aleatët”, tha Marku.

Sipas Mark Markut, marrëveshja Rama-Basha në kuadër të zgjidhjes së krizës politike ka ndëshkuar LSI-në.

“Mendoj se marrëveshja PD-PS e godet LSI. Kam rezerva për qasjen që LSI ka ndaj pushtetit. Po kështu kam rezerva edhe për qëndrimin që mbajti LSI, deri në momentin e fundit tha nuk futem në zgjedhje pa opozitën, dhe pastaj bëri kompromis për presidentin. Besoj se Meta me kompromisin për president dëmtoi edhe PD edhe partinë e vet.

LSI u ndëshkua për sjelljet e veta. Në një kuptim, do thoja se këtë që i ndodhi e meritonte. Një lojë e tillë ku dy parti vendosin të riformatojnë spektrin politik nëpërmjet marrëveshjeve, e shoh po aq të rrezikshëm sa lojërat e LSI përpara kësaj.

Partitë e vogla vërtet janë klienteliste, ku një person është tërë kohës kryetar i tyre. Mendoj se kjo marrëveshje i rrezikon partitë e vogla, i çon drejt zhdukjes”, u shpreh Marku.

Ndër të tjera, ish-deputeti i PD-së tha se kjo marrëveshje dëmton dhe partitë e vogla pasi sipas tij rrezikojnë të zhduken.

Marrëveshja i ka goditur aleatet, ndaj duhet të jetë i kujdesshëm me listat. Duhet të themi se aleatët i kanë qëndruar besnikë gjatë gjithë kohës. Duhet të gjendet formula e përfshirjes së aleatëve në lista.

Duhet të gjenden modalitete, pasi praktikisht ata kanë të drejtë të ankohen. Unë kam mbështetur presionin dhe arritjen e marrëveshjes, por mendoj se ideja duhet të konkretizohet në një kompromis politik.

Mendoj se Duka e Mediu kanë të drejtë. Dy partitë e mëdha u thanë aktorëve që kishin thirrur tryezën, “largohuni ju, se vendosim ne”, shtoi Mark Marku.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Mark Marku: Basha është në vështirësi me listat e kandidatëve, nëse do garojë me emrat e 4 viteve më parë do ishte dështim”

  1. Studenti says:

    O maloku Mark Marku,u binde qe Basha karagjozi i PD, nuk ta futi ne pordhe as per minister (Qyqa moj nene) dhe i sigurte as par deputet , e ngrite steken e kritikave. Po pse mur dallkauku Mark mos e quan veten me te mire se trapat e vjeter te PD, rri aty ku je , rripi mire studentet nga leket e mos u ngacmo me te PD se ata te fusin hunin ne b……….. ashiqare se jane te pa cipe e maskarej ,siç te kemi ne ty o “Profi ” yne.

  2. dodona says:

    Eh mer Mark, po te kruhet edhe ty. E qave fare ate legjislaturen tende, fjalet e tua ne emisione tv dhe analizat do te mbahen mend ne shekuj. Tani kerkon pak vemendje, por me vjen keq, Basha nuk ka per te qasur fare paçka se po i flasin shume ne vesh per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *