Nga “Rambo”, tek e “besuara” e Zenit: Ministrat besnikë, në vend të ministrave teknikë

22 Maj 2017, 16:14Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Më tekniku nga të gjithë të tjerët është koloneli Dritan Demiraj, i dekoruar me 47 medalje, pjesën më të madhe të të cilave e ka marrë për artet marciale dhe qitjen. Një Rambo i vërtetë shqiptar, që ka dalë fitimtar madje edhe nga ferri i Afganistanit dhe Iraku.

PD e propozoi si ministër të ri të Brendshëm, por tani atij i duhet shpjeguar se fushat me kanabis nuk do t’i çrrënjosë me duart e tij dhe se, me luftë kundër krimit, nuk nënkuptohet një betejë me tanke, por vetëm një tjetër aktivitet, më i heshtur, por po aq i vendosur, i drejtimit politik, që mirë është të bëhet nga tryeza e punës.

”Koloneli DD”, një nacionalist dhe mbështetës i thekur i Donald Trumpit, qëkurse është paditur dhe i shkarkuar nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, është bashkuar shumë herë me marrëzitë propagandistike të PD dhe kaq mjaftoi për të merituar besimin e Lulzim Bashës për ta propozuar në vend të Fatmir Xhafës.

Një ministër i hekurt (të paktën kështu synohet), muskujt e të cilit të treguara pa bezdi edhe në Facebook, mendohet se do të sillnin një bindje më të plotë, të paktën ndër drejtuesit e Policisë. Por mbetet dyshimi nëse është apo jo sinjali i duhur, për një vend që synon të hyjë në Bashkimin Evropian ai, që të vendoset në krye të ministrisë së Brendshme një ushtarak i karrierës.

Në të njëjtën linjë force do të dukej edhe zgjedhja e ministres së re të Arsimit, profesores Mirela Karabina, por këtu të ngatërron vetëm mbiemri: po të lexosh CV-në e saj, del se gjëja më luftarake që ka bërë, ka qenë të ishte gruaja e ambasadorit shqiptar, më parë në Pakistan, e më pas në Bullgari, Petrit Karabina. Përveç asaj ka frekuentuar me pasion dhe devotshmëri çadrën e protestës në bulevard. Tjetër meritë kjo, që e ka çuar në emërimin ministror.

Nga lista e vërejtjeve do të përjashtonim ministrin e Shëndetësisë Arben Beqiri, kirurg që jetën e tij ia ka dedikuar në pjesë të madhe shëndetësisë dhe jo PD-së, siç ka bërë, në të kundërt, ministri i ri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, i cili, ndonëse është një jurist i vlerësuar, nuk është teknicien larg politikës: roli i tij zyrtar është këshilltar ligjor i grupit parlamentar të PD; flet në emër të PD dhe ka ndarë publikisht me PD betejat e saj politike.

Pjesa tjetër e “ministrave teknikë”, që do të hyjnë të bëjnë pjesë në qeverinë Rama me propozim të opozitës, janë të gjithë militantë të PD dhe mbështetës të verbër të arsyeve të familjes Berisha. Duke nisur nga ministrja e Financave Helga Vukaj, e cila, përveçse ka botuar libra bashkë me Argita Berishën, prej kohësh është përfolur si pjesë e skuadrës së Shkëlzenit, që nga koha kur Doktori e bëri nëndrejtoreshë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Apo Ledina Mandia, zëvendëskryeministre në vend të Niko Peleshit, ish-Avokate e Shtetit (në kohën e Berishës), e cila u dallua në dëshmitë e fundit të Komisionit Hetimor Parlamentar për skandalin CEZ si një mbrojtëse shumë e vendosur e veprimtarisë së Berishës dhe akuzuese shumë e ashpër e Edi Ramës. Apo Xhuljeta Kërtusha, ministre e re e Çështjeve Sociale, e cila, madje, është anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike pa asnjë përvojë apo merita profesionale tjetër.

Ndoshta me termin ”ministër teknik” kuptohej diçka tjetër në marrëveshjen e nënshkruar nga Edi Rama me Lulzim Bashën, por, me sa duket, PD nuk ka teknicienë në radhët e saj, pasi i vetmi kusht për t’u vlerësuar nga Berisha dhe Basha është të besosh në mënyrë të verbër fenë e tyre, ndërkohë që as profesionistët më seriozë që kritikojnë idetë e së majtës nuk arrijnë të gëzojnë besimin e PD në rast se nuk bëhen militantë të saj. Një parti, e cila, vëmendjen më të madhe e ka për shërbëtorët më të afërt, e jo për meritokracinë; qoftë edhe vetëm si një përpjekje për të ruajtur formën e kësaj fjale kaq të ëndërruar e dëshiruar për shqiptarët.

Është kjo logjikë që ka frymëzuar gjithnjë marrëdhëniet e PD me shtypin: një gazetar quhet ”i lirë dhe i pavarur” vetëm në rast se shpërndan propagandën e Partisë.

37 ditët e bashkëqeverisjes PD-PS do të ofronin për Lulzim Bashën mundësinë që të tregonte se logjika e vjetër e militantizmit, e cila gjithnjë ka frymëzuar strategjinë politike të Sali Berishës, po ndryshonte edhe në radhët e PD. Por joshja për ta vendosur të gjithë opozitën ekskluzivisht në shërbim të shërbëtorëve më besnikë të klanit të familjes e kapërceu forcën e logjikës dhe të strategjisë politike. Kështu që, edhe në rolin e vetëm që i takon opozitës si post politik, u emërua madje Erinda Ballanca, shoqe e ngushtë e Argitës dhe avokate personale e familjes Berisha dhe e vetë Lul Bashës: në vend të Avokatit të Popullit, kanë zgjedhur avokatin e klanit të tyre.

Në rast se këta janë ministrat teknikë, atëherë çfarë nivel militantizmi do të arrinin ministrat politikë?

Kush e di nëse Edi Rama e kishte parashikuar këtë, por lëvizja për t’i hapur PD-së dyert e pushtetit në prag të zgjedhjeve rrezikon të kthehet për vetë PD-në një bumerang politik: kjo, pasi mbështetësit e opozitës tanimë mund të kuptojnë që, nëse Basha dhe Berisha do të ktheheshin në pushtet me kohë të plotë, si zakonisht do të ishte klani i tyre i shumë të besuarve ai që do të ndante tortën. Ndërkohë që të gjithë simpatizantët e PS do të zgjoheshin pas katër vjet letargjie në pushtet, duke kuptuar se ç’do të ndodhte në rast se PD do të fitonte përsëri.

18 komente në “Nga “Rambo”, tek e “besuara” e Zenit: Ministrat besnikë, në vend të ministrave teknikë”

  1. shushica says:

    Grazie ..sign.Bolino….vjen nga Italia dhe me nje shkrim te shkurter u kujton te ashtuquajturve kolege shqiptare se si mund te jete nje shkrim normal i nje gazetari normal…ne nje situate anormale …pavaresia intelektuale te ben njeri te nderuar….

  2. Nuk e kuptoj pse palacot italiane duhet te manipulojne opinionin shqiptar. nuk i vjen mire carlinos se sdo ti shkoje me fjala, dhe se do te perdore bunkeret per te fituar noi lek. Ik o zoteri bej noi spiunllik sic e ke zakon. ti je antishqiptar. punon per italine dhe normalisht njerezit me kurajo dhe qe punojne per vendin nuk i doni ju se doni sahanlepires si ato qe ishin. se me mimin e kishe mire ti se spiunonte tek ju.

    1. bella says:

      Ti qenke tamam patriot. Mire ua ben ketyre italianeve qe vijne e na japin mend ne shqiptareve qe jemi ajka e gazetarise boterore, pastaj ajka e politikes boterore, pastaj edhe ajka e qyteterise boterore. sidomos ju nga kamza

  3. ILIRET says:

    Doni me per Republiken e RE te Lulezim Bashes? Ja pra qe edhe njerezit teknke te PD-se, jane te zhytur vetem me politiken e Berishes. Nese nuk do te kishin share Ramen,nuk kishte shance te ishin teknike dhe te pavarur.

  4. Tarasi says:

    Analize e shkelqyer vetem a do tr arrije votusi shqiptar ta kuptoje kete gje?

  5. joel shkodra says:

    Pse gjithe ky sulm per disa ministra pa vlere qe jeten e kane vetem disa dite ne ato karrike? Pse nuk i shkohet thelle bemave te ministrave qe rrijne ne ato karrike me vite? Po pse keta ministra disa ditesh do te na fusin ne Europe? Doni te mbushni faqet e gazetave.

  6. Palicari says:

    Beqiri eshte nipi Ali Spahise….nuk eshte fare politik por rastesor…..o pika qe nuk ju bie juve…..babain e ka pase gjykates ne kohe te xhaxhit.

  7. Ana says:

    C’te thuash Z.Bollino, ke te drejte. Problemi eshte i votuesve te majte qe ja kane besuar partine me te madhe ne vend , nje njeriu si Edi Rama qe po tregon qe nuk e ka lidhjen aq te forte me PS. Kete e kam kuptuar qe ne fillim kur doli me tezen “pertej te majtes dhe te djathtes” , dhe ky mish mash qe beri me qeverine e votuar nga elektorati i majte , ma vertetoi edhe njehere. Mjere shqiptaret qe votojne majtas, me keto figura qe promovohen qe e urrejne ne fakt te majten , por qe do i duhet te qeverisin ne nje qeveri te majte ose ne nje “qeveri plehrash ” , sic e ka cilesuar njeri nga kandidatet ministrore. Nuk kemi as motiv per te shkuar ne votim…

    1. lili says:

      Bravo.:Nuk kemi pse t’i votojme .E mbasi nuk kemi fuqi tjeter pos voten tone ,bile t’ju themi:pa ne per keso horrlleqe.
      Qytetaret duhet t’i ndeshkojne me nje abstenim rekord qe do t’i tregoje botes se keta nuk na perfasojne.Not in my name!

  8. betixho says:

    SIÇ POHON KARLO BOLINO ME TE DREJTË,”NË SE KËTA JANË MINISTRAT TEKNIKË,ATËHERE Ç’FARË NIVELI MILITANTIZMI DUHET TE KISHIN MINISTRAT POLITIKË”?,TASHMË TRUMBETIMI I IDEVE TË NJË REPUBLIKE TË RE,U SHKRI SI VESA E MËNGJEZIT,DHE PENGU I PREMTIMEVE TË BASHËS,QË E KAPI ME TË DREJTË RAMA PËR TA PROVUAR REALISHT PARA GJITHË SHQIPTARËVE U RROKULLIS NË HUMNERË,DHE SHQIPTARËT QË E PANË ME SY DHE E DËGJUAN ME VESHË,S’KANË NEVOJË FARE PËR PROPAGANDE DHE FUSHAT ELEKTORALE SE KU DHE PËR KË DUHET T’I TRANSFEROJNË VOTAT.
    KY,ËSHTË SHAH MATI I RAMËS DHE VIZIONI I TIJ PËR T’I NXJERRË “MBRETËRIT LAKURIQ”.

  9. Ollga Toronto says:

    Nuk duhet patur asnje iluzion se partija e Saliut do ndryshoj,ajo ka mare fizionomin e tij,eshte drejtuar dhe drejtohet nga nje fashist,ata kane ngelur te cpimi i gomave dhe thyerjet e xhamave.

  10. Zgalem says:

    Per marveshjen bilaterale Rama – Basha , kane shkruar te tere analistet dhe politikanet . Une kam pervoje gazetareske te gjate dhe rezervoj pikpamje , qe duke ballancuar te tera sa lexoj , mundohem te mos ndikohem . Ja si e gjykoj une problemin: Tre muajt e cadres , ne dukje qesharake u kthye ne makth per vendin .” Revolucioni demokratik , mosbindja civile , dhuna e fshehur dhe e hapur” , baresnin rrugeve te Shqiperiae dhe perbenin shqetesim , jo vetem , per popullin , por dhe per Europen .
    Ata njerez , qe e paten projektuar dhe , qe e zbatonin , cadra aty do te ishte jet e mot . Nuk leviznin idotet nga gjurma e mushkes . Keshtu e ka projektuar dhe e ka zbatuar pushtetin Sali Berisha . Eshte fatkeqesi te jeshe perballe ose dhe ne aleance me kete lloj njeriu , qe ka hyre ne politike , per kaprico dhe interesa te medha, mbase dhe agjenturore . Bukur e ka thene Basha europjanet dhe amerikanet nuk e njohin Shqiperine. Une do shtoja , sepse nuk njohin S. Berishen . Megagenjeshtra dhe megalomania e tij ka triumfuar . E njofin per demokrat shume te huaj dhe e adhurojne si patriot shume shqiptare , madje dhe te vetquajtur intelektuale. Saliu , per 40 vjet ka parazituar mbi kurrizin e popullit , here si spiun dhe me te shumten e heres si diktatore i pa shembullt . Lul Basha eshte ndoshta nje viktime e radhes se Saliut , por i shndruar ne kamikaz te tij . Ai drejtoi si harbut cadren , per interesa te ngushta dhe nuk do ta mbyllte kurre , po te mos kishte ndodhur deueksmachina : Marrveshja e mesnates me Ramen , per te marre 6 ministra dhe disa drejtore kyc te Qeverrise .
    Aktualisht , PD zoteron gjysmen e shtetit , po te futim ne ket numur edhe Presidentin . C’fitoi Edi Rama ?Asgje vec Vetingut jetdhenes , qetesise publike dhe zhvillimit te qete te zgjedhjeve , gjat sezionit turistik . Rama fitoi ato , qe i duhen popullit sot e ne te tera kohrat . Sot , qe pame se cilet funksionare “teknike “ kishte caktuar Basha , mesuam se Berisha – Basha dhe ideollogjia pdeiste kane qellim te vetem sigurine civile dhe pasurore te familjve te tyre dhe duan te kenaqin manite pushtetore , qofte edhe duke ecur mbi kufoma .
    Ne te tere kuader politik shkelqen largpamesia dhe shpirti human i Edi Rames . Ai e beri kete terheqje , qe te mos shikohen rrugace ne kryqezime , qe te pengojne trafikun , te mos kete rrugace , qe shpojne gomat .te evitohen mostruzitete “Revolucionit demokratik ” , qe nuk e njef as nje histori dhe ideollogji , vec skizofrenise berishiste . Edi I do seriiozisht shqiptaret dhe lirine e tyre . Ai nuk preferon t’I zvarrisi ne asfalt kontravajtesit e genjyer , qofshin ata dhe Ministrat e sapo emeruar . Kete e ka provuar ne te tera pozicionet e ushtrimit te pushtetit . As ka mashtruar , as ka vrare . Me shume se piktor eshte apostull. A do te jete fitimtar i mandatit te dyte ? Kjo do te varet , ne se votusit do te dine te ndajne inteligjencen e Edi Rames , nga kaniblizmi poloitik i Sali Berishes , beniaminit Basha dhe lukunise , qe kane uzurpuar PD. Personalisht kam besim te inteligjenca kristiane dhe solide e Edi Rames . Zgalem

    1. Goni says:

      Fiks o Zgalem, nuk ke cfare ti shtosh komentit tuaj!

  11. Lennard says:

    Shkrimi i Z.Bolino eshte i drejte dhe shqetesimi eshte me vend.Me keto emra Rama nuk duhet te binte dakord.Pasi jane militante te thekur te PD.,per me teper te lidhur me Oborrin Famekeq Berishian.Duhet te shtoj se duket qe Dora e Sali Serbit ndjehet ne cdo levizje.Gungen e ketij Bastardi vetem Varri e rregullon.Ngjarjet po behen te pakuptueshme.Futja e Trafikantit Mediu ne komisionin e Vetingut deshmon per keq ne kete proces.A mund te na shpjegoje njeri se si do te veje puna e kesaj Maskarade??

  12. Urimi says:

    Z. Bolino. Te keta ministra normale te reflektohen bindjet e tyre, por te gjithe i ke futur ne nje thes. Zonja Ledina Mandia qe kam pat rast ta njoh ne bisedime me org. nderk. ka nje performance te njohur. Ajo eshte juriste e zonja por dhe nje figure e pakorruptushme. Dhe keto nuk jane pak Karlo. Megjithate e respektoj penen tuj.

  13. Tralala says:

    Bravo Bollino! Ju shkruani perhere qarte dhe ndryshe, cka lidhet me kulturen tuaj te ndryshme nga Jona. Permes cilesive te ministrave ju nxirri ne pah mendesine e atyre qe kane bere propzimin, te PD. Propozimet vertet mbeshteten me teper ne besueshmerine dhe lidhjet personale se ne parametrat teknike. Pastaj hajde beso te ideja e republikes se re dhe fjalimet e cadres de Bashes.

  14. Agron fici says:

    Askushi
    Ed Rama arriti te boj te PA munduren Eleminoj me magji
    tensionet e politikes per interes vetem te njerzve
    njerzve.

  15. SHBA says:

    USA, U cuditem kur degjuam se ne dhuraten qe Kryeministri Rama i beri PD, simbas marveshjes doti jepte PD kater ministri, nje zeevendes kryeminister dhe avokatin e popullit dhe kryetarin e KQZ. te gjith teknicjen, jasht politikes.
    Ne fakt i dha gjasht ministri, KQZ, avokatin e popullit dhe disa drejtori kryesore dhe ajo qe esht per tu cuditur asnje prej ketyre sesht teknicjen, por te gjith a perjashtim, ish pjestar te qeveris Berisha, miq e te aferm te Berishes e Bashes, persona politik .
    Ska ne vendin ton intelektual e profesjonist te shquar me kualifikime te larta, te shquar ne fusha te ndryshme, femra e meshkuj, te pa angazhuar ne partit politike, qe dote ruanin asnjeanesin ne kujdesin dhe vleresiimine zgjedhjeve parlamentare.
    Si pranoi zoti Rama kete ekip ne pergjithesi, por ne vecanti nje ish kolonel Rambo, qe di te thyej kemb e duar, i shquar dhe dekoruar disa her perkete lloi sporti, por egoist, mendjemadh, mosperfilles dhe shkeles i ligjeve , urdhrave, rregulloreve ushtarake, deri edhe largime pa lej , Si ish ushtarak i shkarkuar nga detyra per shkelje ligjore, te ulet ne nje funksjon te lart te Ministris se Brendeshme dhe me keq akoma me ministren e mbrojtjes zonjen Kodheli, qe e perjashtoi me te drejt nga rradhet e ushtris, esht skandal i madh politik. aq me teper qe ky soi qytetari, ashtu si Berisha e Basha, ka shar e ka fyer qeverin dhe kryeministrin Rama me keq nga nje qytatr rrugesh. Duket se cudirat skan te sosur ne vendin ton.
    Parlamenti sot ne vend te diskutonte kandidaturat, i miratoi ato pa asnje lloi analize e mosdakortesie. Edhe trjneret para deshjes se futbollit bejn seleksjonim, ndesa per te caktuar nje minister, pamvaresisht nga koha miratohen me list, pro e kunder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje