Nikoll Lesi: Rama nuk merr më shumë se 61 deputetë, në 25 qershor do surprizohet nga Meta dhe Berisha

Nikoll Lesi shkruan në një editorial në gazetën e tij “Koha Jonë”, se Rama në 25 qershor nuk merr dot më shumë se 61 deputetë.

Kjo, pasi sipas tij, LSI është rritur ndjeshëm, sidomos tek të rinjtë.

Ai paralajmëron surpriza edhe nga Berisha.

“Numri 71 është kthyer në numër magjik dhe shikohet në endërr nga Rama, Meta dhe Basha. Kryeministri Rama luajti frikshëm dhe tinëzisht për të mos patur koalicione zgjedhore dhe duhet pranuar se falë marrëveshjes politike me Lulzim Bashën, vendosi të mos zbatohet Kodi Zgjedhor, por vendimi politik. Një anormalitet tipik shqiptar, pasi asnjë ligj nuk e ndalon koalicionin parazgjedhor. Ishte çështje e partive nëse donin, pasi ishte një e drejtë, por jo detyrim. Në Kosovë zgjedhjet që po zhvillohen me 11 qershor njohin koalicionet me të mëdha të mundshme në politikën shqiptare kombëtare të viteve të fundit. Ndërsa në Shqipëri pakti politik Rama-Basha penalizoi Kodin Zgjedhor, pra koalicionet.

Tashmë të tre janë turrur drejt numri 71, që për lexuesin duhet sqaruar se janë 140 deputetë dhe cili bën direkt 71 deputetë nuk ka nevojë praktike për askënd. Numrin 71 të tre e premtojnë, e kërkojnë dhe endërrojnë që ta marrin me 25 qershor. Dueli tashmë pas asnjë hezitim sillet mes tre vetave: Rama, Meta dhe Basha. Por realiteti dhe çdo sondazh tregon se asnjëri nuk e kap numri 71 vetëm, pra pa koalicion paszgjedhor. Sado të lodhen, premtojnë apo fantazojnë asnjëri nuk e merr dot këtë numër të kthyer në magjik për politikën shqiptare.

Duhet pranuar se Lulzim Basha ka shënuar rritje në elektorat në tre muajt e fundit duke detyruar kryeministrin ti heq më shumë se  gjysmëm e qeverisë ose në tre muaj i shkarkoi me një çadër 10 ministra dhe një zv/kryeministër. Ndërsa LSI ka shënuar rritje të madhe në vijimësi, sidomos te brez i ri. Do jetë sfidues rezultati i LSI, ndërkohë që PS-ja ka ulje në elektorat. Edi Rama luan mjeshtërisht në media, por më 26 qershor do surprizohet nga rezultati i PS-së, që do jetë me poshtë se numri 61 dhe nga surpriza që do ti dhurojë Ilir Meta kur të bëjë dekretin e qeverisë së re si President.

Berisha akoma nuk ka dalë në pension siç mendon Edi Rama apo dikush në selinë blu. Ndaj kombinacionet janë shumë të çuditshme dhe sfiduese për sfiduesin e aleancës së majtë.

Për dreq do ti dalë fjala Andi Bushatit që ka thënë se Edi Rama nuk do të dijë të gjejë as udhën për Surrel pas zgjedhjeve”, thuhet në shkrimin e vendosur si editorial në gazetën e Nikoll Lesit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...