Një meritë që i duhet njohur Arben Ahmetajt dhe “Republikës së vjetër” të Ramës

Dy nga ministrat e larguar pas marrëveshjes Rama-Basha, Fatmir Xhafaj dhe Arben Ahmetaj, konsideroheshin si nga më të suksseshmit dhe që kanë bërë një punë shumë të mirë.

Ahmetaj, edhe pse një vit elektoral, ndryshe nga qeveritë dhe ministrat e tjerë, ka ruajtur me fanatizëm disiplinën fiskale.

“Ndryshimet ne qeveri zgjidhen nje nga krizat me te veshtira te vendit. Por tani ato shtrojne perpara disa sfida jo te vogla.

Se pari ne rrafshin fiskal.

Si rrallehere me pare ne nje vit elektoral, kete vit disiplina fiskale eshte ruajtur me fanatizem. Ne 4 muajt e pare te vitit te ardhurat jane 50 milione euro mbi planin, ndersa buxheti eshte me suficit mbi 70 milione euro. Vitet e tjera zgjedhore ne kete kohe buxheti ka qene me deficit 200 milione euro dhe borxhi ka shkuar ne qiell.

Ardhja e nje ministri teknik ne krye te financave nuk duhet te cenoje ne asnje menyre disiplinen fiskale. Borxhi duhet te ulet, sipas angazhimeve te qeverise ne 68.9 per qind ne fund te vitit. Ky eshte nje objektiv per te cilin s’duhet te kete kompromis. Nese performanca fiskale do te perkeqesohej qofte dhe sadopak ulja e borxhit do te vihej ne rrezik.

Ministrja e propozuar e Financave ka nje profil jo shume te njohur publik. Gjithsesi ata qe e njohin e pershkruajne si nje person korrekt dhe te afte. Te shpresojme se do te kete sukses”, shkruan gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri.

Një meritë që Ahmetajt dhe “Republikës së vjetër” të Ramës, duhet t’i njihet!

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Një meritë që i duhet njohur Arben Ahmetajt dhe “Republikës së vjetër” të Ramës”

  1. dori says:

    Vleresime per z.Ahmetaj, padiskutim nje nga ministrat me te mire te ketij mandati, i cili e mori ekonomine ne zero dhe e coi ketu ku eshte sot me nje permiresim te ndjeshem. Suksese te metejshme.

    1. Lil Toronto says:

      Ai qe e stabilizoi ekonomine ishte Shkelqim Cani.

    2. arta says:

      Komplimentet me te mira per punen tuaj ne ministri, nder me te miret me vizion dhe horizont sepse biem te gjith dakord qe gjeti nje ekonomi te faliemtuar, te shkaterruar dhe po e le kete te fundit me nje trend ne rritje, padyshim qe gjendja nuk eshte me optimalja por gjithsesi premisat jane shume here me mire ne raport me 2-3 vite me pare.

    3. titi says:

      mo i miri qe kishte rama vleresimet me te mira per zotin ahmetaj qe beri shume per ekonomine, sa per bashen me shoke turp i madh qe ketej shet moral e nga ana tjeeter shkon dhe zgjedh njerezit e berishes gjths te vi kush te det e dime shume mire ca ka bo kjo qeveri e ca kane bo ata per venin

  2. rona says:

    pavaresisht sulmeve ndaj min. finnacave se dihet qe me te mirin e sulmojne, po padiskutim qe z.Ahmetaj ka qene nder ministrat me te sukesshem te kesaj qeverie, duke sjell nje kontribut dhe permiresim te ndjeshem te financave

  3. alban says:

    nje minister model i mbajtjes se fjales e premtimeve mbi te gjitha, ka nje ndryshim si dita me naten me menyren e drejtimit te financave, ku per here te pare nuk ka me nje arke boshe, keshtu qe kjo e shume pune te tjera te mira jane nje shuplak per ish qeverine e shkuar qe la borxhet e dynjas ka dhe pafytyresin qe flet per ekonomine, taksat, punesimin… ku te gjithe qe kane biznes e pranojne qe ne kohe te sales paguanin me shume taksa

  4. Qorri says:

    Ministria e re e financave : gruaja e nipit te sali berishes qe ka qene zv drejtor dogane. Ndersa per ministrin Ahmetaj dhe drejtorine e tatimeve nje respekt i madh qe vetem ne 5 muajt e Pare te 2017 kane realizuar planin 120 % cdo muaj qe berisha me shoke as ne enderr nuk e kishin pare. Keta tekniket kushuri te berishes jane aty si hijena per te germuar ne letrat e ahmetajt por do gjejne vetem luften kunder evazionit dhe perpjekiet e Rames per te bere shtet. Urime nuses se nipit te berishes per postin e ministres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *