Opozita mosbesuese, debat për rendin e ditës. Batuta e Metës: Unë me Doktorin e kam, ju të tjerët vazhdoni bashkë. Kur të iki…!

Një debat me nota humori është zhvilluar sot në Kuvend lidhur me procedurën e votimit të Vetingut dhe ministrave.

Partia Demokratike nëpërmjet Oerd Bylykbashit kërkoi që vetingu të lihej për në fund, ndërkohë që Gramoz Ruçi replikoi duke thënë se do të ishte në nderin e Kuvendit që ta vazhdonte aty ku e kishte lënë, pra jo me qeverinë teknike, por me ngritjen e komisioneve të vetingut.

Pse të nisim me mosbesim këtë? Çështë ky kushtëzim që bëhet?”, tha Ruçi.

Por, Edi Paloka shpjegoi qëllimin e kërkesës së opozitës.

Qëllimi është që  ky vettingu i famshëm të jetë akti i fundit i këtij Parlamenti, kaq. Nuk është ajo që thotë zoti Ruçi”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD.

Pas disa replikave, ndërhyri Meta duke qeshur:

Doktori është dakord, keshtu që vazhdojmë me qeverinë”.

Kjo shkaktoi ilaritet në sallë dhe kryetari i Kuvendit ndërhyri sërish me një batutë:

“Unë me Doktorin e kam, ju të tjerët vazhdoni bashkë. Kur të iki unë, juve bëni çfarë të doni”.

Më tej, seanca vijoi me votimin e ndryshimeve në qeveri.

 

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Opozita mosbesuese, debat për rendin e ditës. Batuta e Metës: Unë me Doktorin e kam, ju të tjerët vazhdoni bashkë. Kur të iki…!”

  1. Katundari says:

    Po normal sala dhe likja zet kene vetingun hy fare e poshter u shofshin ishalla

  2. Afa says:

    Haha Ilir Meta je bere si fakir i lepin b… Saliut. Ngele duke iu qarravitur Saliut kurse ai nuk ta var fare. Sa poshte ke rene o Ilir Meta

    1. PRESHI P, LESHI LSI dhe BANDA PD says:

      shkoni more servila, kur ka qene ndonjehere lart ..dhe ra tani krimineli qe adhuroke.

  3. Dibrani-UK says:

    Kriminala dhe hajduta jeni te dy ne djall te shkoni qe te shpetoj Shqiperia

  4. I says:

    Sala proserb. Iliri progrek. Luli beri takime ne ambasaden ruse 3 here brenda 1 muaji. Shqiperine e shpetofte zoti edhe Amerika. Ska ca ben as Edi askush.

  5. Fatosi-kosove says:

    Do e shifni se si opozita qe quhet PD do te orvatet te ike ne momentin qe duhet te votohet vetingu,ju siguroi per kete sepse qellimi i dyshes kryetare te PD-s eshte ti shpetoi drejtesise duke e kontrolluar si deri me tash,sidoqofte nje gje dihet se zgjedhjet do te behen me 25 qershor dhe PD sdo mund ta shtyeje refromen dhe vetingun deri ne pafundesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *