Qeveria e re në Maqedoni, ja sa ministri do të marrin partitë shqiptare

Po qarkullojnë informacione të ndryshme se sa ministri do të ndahen për partitë shqiptare.  Alsat mëson se BDI do të ketë numër të njëjtë të ministrave si në qeverisjes e kaluar.

Megjithatë brenda partisë së Ahmetit akoma nuk është sjellë vendim përfundimtar për to, edhe pse disa poste mund të lëvizin, në varësi të posteve që do t’iu jepen LR.PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, nëse kjo e fundit vendos të marrë pjesë në qeveri.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Maqedoni , LR.PDSH-së do t’i jepen 2 ose tre poste, njëri prej të cilëve do të jetë një post zv/kryeministri, ministria e Shëndetësisë, si dhe një zv/ministër.

Siç mësohet, partitë shqiptare në koalicionin qeveritar kanë hequr dorë njëzëri nga Ministria e Arsimit, në shkëmbim të saj me dikasterin e Shëndetësisë. Burimet shpjegojnë se Lëvizja Besa akoma nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo.

Jo zyrtarisht flitet se Besa ka kërkuar numër të lartë postesh, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe zërat se qëndrimi i saj është taktikë për të mos lëkundur trupin votues për zgjedhjet lokale.

Ka zëra se kjo zmbrapsje e Besës vjen për shkak edhe të hetimeve ndaj subjekteve juridike të dyshuara si të përfshira në skemën e financimit apo qarkullimit të parave nga Turqia. Megjithatë, pasi partitë të arrijnë marrëveshje, Zaev duhet të dorëzojë në Kuvend programin e Qeverisë dhe propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar.

Institucioni ligjvënës, ka afat 3 ditor për ta vendosur në rend dite votimin e Qeverisë së re, për të marrë dritën jeshile me shumicë të thjeshtë.

Për postet e dyta dhe të treta, që përfshijnë postet e zëvendësministrave, drejtorive, agjencive etj, do të diskutohet me grupe të veçanta pune, dhe ky afat mund të kërkojë deri në 2 javë të tjera kohë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *