Rama tregon shembullin e vendosmërisë për të bërë shtet: Nëse ndalemi humbasim speciet në zhdukje si, Pelikanin Kaçurrel…!

Ndërkohë që kabineti qeveritar ka tashmë emrat e tij të ministrave propozuar nga kryedemokrati Basha, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta nis këtë fillim jave me një imazh nga Parku Kombëtar i Divjakës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit.

Postimi i kryeministrit ne rrjetin social:

MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Parkut Kombëtar të Divjakës më 2013 dhe sot 🌹

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Biodiveristetit, kjo mrekulli e jona natyrore që deri 3 vjet e gjysmë më parë rrezikonim t’a humbisnim përfundimisht prej rrënimit e masakrimit çerekshekullor, është një ndër shembujt më të fortë se si me vendosmërinë tonë për të bërë shtet, jo vetëm e shpëtuam këtë thesar por e kthyem atë në një aset të jashtëzakonshëm për ekonominë lokale dhe kombëtare.

Falë ndalimit drastik të gjuetisë e ndërhyrjeve për rehabilitimin e infrastrukturës natyrore, mijëra vizitorë çdo vit, dhe çdo vit edhe më shumë, vijnë nga çdo kënd i botës për të vizituar Shtëpinë e Pelikanit Kaçurrel.

Një specie në zhdukje globalisht që bashkë me Flamingot dhe të tjerë shpendë të veçantë, ka rigjetur tashmë në Karavasta oazin e rilindur të paqes dhe strehën e qetë për të jetuar e për t’u shumuar.

Por e gjitha kjo mund të humbasë sërish nëse ndalemi sot, prandaj nuk do të rreshtim së punuari më fort dhe me vendosmëri për të ndërtuar#ShqipërinëQëDuam 🇦🇱 🇪🇺 me #Shtet 💪 #Punë 👍 #Mirëqenie 😊

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rama10-150x150.gif","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/rama10.gif","attachment_id":"689445"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/ramaaaaa-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/ramaaaaa.jpg","attachment_id":"689448"}]

5 komente në “Rama tregon shembullin e vendosmërisë për të bërë shtet: Nëse ndalemi humbasim speciet në zhdukje si, Pelikanin Kaçurrel…!”

  1. Hani mut, qeras qeveria. says:

    Vazhdon me tallje bythe o Edi Rama. Nga dita ne dite po e bind kete popull qe nuk di dhe mund te besh shtet. Per floren dhe faunen e Shqiperise me vjen keq. Me vjen keq gjithashtu per plehrat qe gjenden kudo, per krimin qe i eshte bere natyres keto 25 vjet. Nuk ishe i zoti dhe nuk mund te shperdoresh me besimin qe te dhane Shqiptaret. Pergatitu per dush te ftohte diten e zgjedhjeve.

  2. PPSh says:

    Nja pytje kesha Kryministr:
    A kujton se i gjithe populli shqiptar eshte budalla dhe ha bar?

  3. Dash says:

    O “hani mut” (😂) me thuaj pak kujt tja dorezojme ,…te pakten eshte me patriot se te tjeret…(me pelqeu fraza e pare)…kur te kete emra te tjere BINDES atehere mund te flasim!!!

  4. kozmo says:

    Marrveshja,ose dorzimi qe bere tek Basha, eshte diskretituese per PS. Basha u forcua krejt papritur.Kesaj i thone te besh M….. BYREK.
    Zgjedhjet e. 25Qershorit e kane vene PS,,ne nje pikepyetje te madhe.
    MARRVESHJA ISHTE CUDIA ME E MADHE, NDERSA HUMBJA NUK ESHTE ME, ASPAK.
    GJITHESESI ME BAFTJARIN MBAJE MIRE !!!!!!

  5. Pilua i Lushnjes says:

    Ti i mutit ha sa te duash, e te befte mire. Sa per Ramen mos u bej merak se ai tregoi si mund te behet shtet, kur e mori ate cope , cope dhe e vuri ne rrugen e Zotit e te kombeve te tjera te zhvilluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *