VIDEO/ Rama apel demokratëve: Po ju ka marrë malli të shkoni me batani në spital dhe për policë që hanë fara, votoni PD-në

“Deri në 25 qershor secili të bëj edhe ca vota të tjera, flisni me komshijtë demokratë, thojini ata u bënë bashkë, hajde bëhemi dhe ne bashkë. Me të njëjtin kujdes që trajtuam Pasrtinë Demokratike ne do trajtojmë të gjithë demokratët të cilët tek PS do gjejnë të njëjtin shërim që gjeti Luli dhe partia e tyre”

Ky është apeli që sot kryeministri Edi Rama ka dhënë ndaj qytetarëve në Saukun e Vjetër ku Partia Socialiste kishte organizuar një takim elektoral.

Shefi i qeverisë nuk kërkoi vetëm votat e socialistëve, por edhe ato të demokratëve.

Duke iu drejtuar socialistëve, kryeministri tregoi ndër të tjera arsyet pse nuk duhen votuar demokratët. “Nëse ua kthejmë atyre qeverinë themelet e ngritura në 3 vite do të shemben. Nëse ju ka marrë malli për policë që hanë fara nëpër udhëkryqe, votoni PD. Nëse doni të shkoni me batanije me vete në spital dhe të blini ilaçe në farmacitë rrotull votoni PD,” nënvizoi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *