Andi Bushati tallet me Bashën dhe ministrin e tij: Me çfarë do i mundë trafikantët? Me karate?

23 Maj 2017, 18:44Politika TEMA

Analisti Andi Bushati ka folur për marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës në 18 maj si dhe për zgjedhjet e 25 qershorit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Andi Bushati tha se se “asnjë nga elementet që Basha kërkonte zgjedhje pa Ramën, sot nuk ka ndryshuar.

PD nuk ka marrë asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

PD i hoqi vetes mundësinë që në 25 qershor, pasi ta vjedhin do thotë që mua më vodhi sërish Rama. Kjo do ishte qesharake”– tha Andi Bushati.

Bushati tha se është e vështirë të parashikosh votën e elektoratit gri në zgjedhjet e 25 qershorit, por nuk e mohoi mundësinë që në këto zgjedhje të ketë më shumë të zhgënjyer që s’do shkojnë të votojnë.

“Besimi im është zero se do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po nisem nga ajo se çfarë thotë Basha.

Përveç disa karrigeve nuk ka ndryshuar asgjë.

Basha thoshte se unë dua kokën e Ramës, sepse ai është njeriu që mban lidhjet me grupet e trafikantëve dhe pronarë mediash.

Unë po them nëse problemet për të cilat Basha fliste dje, me çfarë do i mundë sot këta trafikantët? Me karate?”, tha Bushati, duke nënkuptuar ministrin e ri të Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili ka disa medalje në karate.

5 komente në “Andi Bushati tallet me Bashën dhe ministrin e tij: Me çfarë do i mundë trafikantët? Me karate?”

  1. Sheqerja says:

    Ti Andi Bushati se bashku me Lulzime Basha, jini ty dy karabusha,e duke qene te tille nuk keni cfar mendje ti jepni njeri tjetrit. Te iku rasti o analist te shohesh gjakderdhje si ne vitet 97 ,por ti je aq budalla sa se kupton se nqs ti e “mesoje” idiotin politik Basha thjesht per tu kundervene Zotit Edi Rama, Basha si qen i rrahur kishte te tjera interesa per te realizuar,deshirat e kryemaskarait e mafiozit te te gjitha koherave Sali (qeni) Berisha.

  2. Mashtruesi says:

    o Ando e gjete budallain e rradhes me e mesuar, Ben Blushi, kete po e meson se ky eshte pyke fare, din vetem te ngrefet para TV me syze e kostume qe i ndrron 10 here ne dite dhe eshte deshtaku me i madhe ne postet shteterore qe ka drejtuar, fale paaftesise se tij ,ku dhe ti po perfiton.

  3. vlora.vlora says:

    ha ha e forte ,ke te drejte o Bushati se ky ngeli me keq se ato femrat ne instagram duke publikuar se cfare bejne

  4. Taras Bulba says:

    Na rrofsh k….t o nipi i … populli do shkoje te votoj me shume nga heret e tjera qe tju zhduki ju si anal -lista ty lubonje spiunin e bashke me Berishe e Bashe

  5. altin Rapo says:

    U zvendesuar Xhafaj me kte karateristin. Seriozisht e kan kta? Te zvendesosh nje njeri qe punon me nje njeri te forces dhe me zero intelekt eshte gjeja me absurde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje