BATUTAT/ “Ëmbëlsira në fund është vota e Saliut për qeverinë time…”. Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend

Pas marrëveshjes politike mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, debati në Parlament është zhvilluar dje vetëm me një kundërshtar, kreun e LIBRA-s, Ben Blushi.

Si rrallë më parë, deputetët e opozitës nuk kanë thënë asnjë fjalë të keqe për qeverinë, e njëjta gjë edhe nga krahu i qeverisjes.

Madje, me nisjen e procesit të votimit, Edi Rama ka ironizuar me Salin Berishën, duke thënë se vota e tij pro qeverisë së tij ishte ëmbëlsira në fund të seancës.

Panorama ka zbardhur replikat dhe batutat më pikante të djeshme.

Replikat:

Oerd Bylykbashi: Komisionet e vetingut të jenë çështja e fundit për shqyrtim dhe miratim nga seanca sotme.

Gramoz Ruçi: Nuk e kuptoj këtë kërkesë. Unë do të doja të kundërtën, kjo seancë e jashtëzakonshme do të ishte në nderin e saj ta fillonte me vetingun. Këtu e kemi lënë, kjo duhet të na bashkojë. Nuk ka asnjë argument.

Ilir Meta: Unë them ta bëjmë siç e kemi rendin e ditës…

Gramoz Ruçi: Ngritja e kësaj çështjeje tregon një mungesë besimi. Që pa e filluar, ne shprehim mosbesim në rendin e ditës.

Ilir Meta: Mendoj të mos e ndryshojmë rendin e ditës.

Sali Berisha: Dakord! (ngre dorën)

Ilir Meta: Zoti Berisha dha dakordësinë e tij, besoj vazhdojmë tani. Unë me atë e kam tani, këta të tjerët (PD-PS) e kanë me njëri-tjetrin. Unë e kam tani. Kur të iki unë bëni çfarë të doni ju të tjerët.

Edi Paloka: Nuk është ajo që ka frikë Gramozi për mosbesim apo jo, por ka qenë pjesë e marrëveshjes. Ky vetingu i famshëm të jetë akti që mbyll seancën.

Edi Rama: Ëmbëlsira në fund është vota e Saliut për qeverinë time…

Ilir Meta: Nuk duhet të hyjmë në debat, vetingu nuk është as në fund dhe as në fillim, por është qendra e gravitetit.

Edi Rama: Vota pro e Saliut për qeverinë është e pikë e fundit, ëmbëlsira. (qesh) (Pas shkarkimit dhe emërimit të ministrave të rinj)

Ben Blushi: Do të ishte e papërshtatshme t’ua prishja sot dasmën. Të dyja palët keni ardhur në një dasmë sepse sapo keni votuar një qeveri të përbashkët. Cila është arsyeja që ju çoi në bashkëqeverisje. Është për të qeshur dhe për të qarë që pas 27 vjetësh sharje e kacafytjesh, Sali Berishën dhe Edi Ramën i kemi sot në një qeveri. Saliu qesh, e di që i pëlqen kjo gjë, ka kohë që do të jetë në qeveri me rilindjen. Më në fund e realizoi. U fut në çadër tre muaj si heronjtë e Republikës së re dhe si dolët nga çadra? Ca si elektricistë të OSHEE-ja, ca si drejtorë Burgjesh, ca si njerëz që shpërndajnë tapi në hipoteka. Këto i ndatë me Rilindjen. Dhe ju që nuk latë bandit edhe kriminel dhe vrasës pa fut në Rilindje, ju kishte ngelur një pa futur Sali Berisha. E futët dhe Saliun. Komplimentet e mia!

Edi Paloka: Siç ju tha dhe kolegu i maxhorëncës, në këtë seancë jo se kishim vendosur të mos bënim diskutime, por e tillë u vendos procedura. Nuk duhej ta merrte askush fjalën për të diskutuar. Nuk duhet ta kthenim seancën në tallavanë e askujt që na vjen këtu si i virgjër, ka ardhur në parlament me votat e PS-së, ka 20 vjet në qeveri e parlament. Tani na luan të virgjrin këtu, na tregon çfarë duhet të bënte çadra. Ndërkohë që vetë me firmat e kësaj partie u regjistrua në KQZ për të bërë opozitën fallto, na kërkoi dhe komisionarët pasi u regjistrua tani po na flet për parime. Nuk jemi këtu as për të dëgjuar të virgjrit që janë qepur pas zhvirgjërimit dhe as kryeministrin që na tregon se cili do jetë trendi i veshjeve.

Ben Blushi: Foli 20 minuta sikur kishte një hallvë në gojë, kishte nevojë për një pompë siç duket. S’tha asnjë fjalë për Saliun, Saliu e ka aleat. Ne me gjithë Saliun do bëjmë vetingun. Çfarë thoshin deri para një jave? Saliu po na pengon, nuk do vetingun. (I drejtohet Berishës) Hë Sali po qesh, pse qesh? Si erdhi puna, Edi Rama të mbron ty kundër meje. Doli këtu më sulmoi mua, mbrojti Saliun. Pyet pak çfarë thotë për ju, Aleks Nika dhe Ziver Veizi. A jeni bashkë ju sot? Ju autorët e 21 janarit. Dhe kush beson se kjo qeveria që po bëni ju do bëj drejtësi! Kush nuk besoj se kjo që po bëni është imunitet ndaj Reformës në Drejtësi. Dhe ti Edi Paloka, kur the kolegu i maxhorancës, për Edi Ramën e kishe… Është dita më e lumtur që ju kam të gjithëve kundër. Më 25 qershor do t’ia grisim bluzën që ka veshur, ai është tatuazhi i turpit.

Edi Rama: Nuk është i pari ky janë dhe të tjerë që të nesërmen e marrëveshjes kanë nxjerrë nga varri të vrarët e 21 janarit dhe jo vetëm kaq, por i kanë rivrarë. Siç i ka rivrarë ky këtu që çfarë thoshte për 21 janarin.

Ben Blushi: Atë që them dhe sot që ti ike se pate frikë.

Edi Rama: Për t’i rivarë ata dhe familjarët e tyre me qëllim që të ndezin gjakun e katundarëve dhe punëtorëve që sipas dembelit lidhje me ata nuk ka. Po lexoj mesazhin e xhaxhait të Aleks Nikës: “Të përshëndes mik! Është mirë të bisedojmë sa më shpejt, sepse jam i shokum. Informoje Edin se çka është thënë nuk është shkruar nga ana ime. Kurrë nuk mendoj se ai na tradhton. Informojë se e kam përgënjeshtruar”. Ky është njeriu i keqpërdorur nga Ben Blushi.

Sali Berisha: S’do komentoj marrëveshjen, sepse për mua ajo është “VVin-VVin Story”. Do të them vetëm dy fjalë, jam mjek dhe asgjë s’më shqit mua nga psikologjia. Duke të dëgjuar ty (Ben Blushit), konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Xhelozia është sentimenti që lind në dashuri dhe i cili prodhohet nga frika se personi i dashuruar preferon tashti dikë tjetër. Njerëz me ndjenja jemi ne. Këshilla ime medikale se me përmallove kur ia recitove Nolin, por aty kuptova se ka filluar të duket vetja dhe Fan Nol. Po mirë është e drejta jote, këshilla mos harro asnjëherë. Është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë, por xhelozia shkatërron dashurinë, prandaj me karar, sepse qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole.

Ilir Meta: Vazhdojmë me dashuri, pa xhelozi me votimin…

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “BATUTAT/ “Ëmbëlsira në fund është vota e Saliut për qeverinë time…”. Çfarë nuk u dëgjua dje në Kuvend”

  1. BALLIST PURO says:

    PALACOT, HAJDUTET,VRASESIT,KRIMINELET MUTRAT e parlamentit ja kush jane keta HORRA

  2. BALLIST PURO says:

    PALACOT, HAJDUTET,VRASESIT,KRIMINELET MUTRAT e parlamentit ja kush jane keta HORRA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *