Berisha: Dje Parlamenti, në heshtje zhvilloi ceremoninë e funeralit të “Rilndjes”. Ndjesë pastë, Amin!!

Për ish Kryeministrin Sali Berisha nata e mbrëmshme ishte historike sepse sipas tij Parlamenti votoi grupet e vetting-ut nga opozita, duke hapur rrugën e avancimit të reformës në drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook Berisha shkruan se dje Parlamenti, në heshtje zhvilloi ceremoninë e funeralit të “Rilndjes”, e cila sipas ish-Kryeministrit vdiq pas 44 muaj jete pasi shkatërroi Partinë Socialiste, mbushi vendin me krim e drogë, varfëri e mjerim.

 

Postimi i plotë i Berishës

Mbreme, nje seance historike e parlamentit shqiptar!

Seanca e mbremshme ishte vertet historike sepse:

– Parlamenti votoi marreveshjen e dates 18 maj, me te cilen fitoi Shqiperia dhe cdo shqiptar

– Parlamenti votoi grupet e vettingut nga opozita, duke hapur rrugen e avancimit te reformes se drejtesise dhe deshmuar keshtu fallsitetin e akuzave absurde qe iu bene opozites nga Rama dhe papagajte e tij.

– Parlamenti, ne heshtje zhvilloi ceremonine e funeralit te “Rilndjes”, e cila vdiq pas 44 muaj jete pasi shkaterroi Partine Socialiste, mbushi vendin me krim e droge, varferi e mjerim. Ndjese paste, Amin!!

– Edi Rama, ngjante mbreme me ate kapitenin, qe pasi ka mbytur ne stuhi gjemine, mbyt ne uje edhe ekuipazhin e vet per te shpetuar lekuren e tij. I pashprese, Amin! sb

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...