Buffon: Jam viktima e preferuar e Tottit

23 Maj 2017, 15:50Sport TEMA

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon e ka përshkruar veten si njërin prej viktimave të preferuar të kapitenit të Romës, Francesco Totti.

Legjenda romake do të luajë të dielën ndeshjen e tij të fundit me klubin verdhekuq, dhe Buffoni ishte në portën e Parmës kur Totti fitoi Scudetton e parë dhe të fundit me ekipin e Romës.

“Jam njëri prej viktimave të preferuara të Tottit”, ka thënë Buffon në një video të postuar në llogarinë e Romës në Twitter.

“Shpesh kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe si unë edhe ai luajti për ekip të fortë, prandaj ishte e pashmangshme të realizonte shumë gola. Disa prej tyre, nuk do të thosha se ishte kënaqësi t’i pësoja, disa ishin aq të bukura sa nëse do t’i pritja do të shkatërroja një kryevepër”, tha Buffon.

Totti do të varë këpucët në gozhdë të dielën, ku Roma zhvillon sfidën e fundit për këtë sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje