Griezmann: Me 60 % shkoj te Man. United

23 Maj 2017, 13:33Sport TEMA

E ardhmja e Antione Griezmann duket gjithnjë e më larg Madridit.

Sulmuesi francez ka adhurues në shumë klube të mëdha, por duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Anglia.

Manchester United ka vënë në krye të listës së përforcimeve Griezmann dhe ky i fundit duket se e mirëpret një sfidë të re te “Djajtë e kuq”.

I pyetur nga një media franceze, Griezmann ka zbuluar mundësitë reale për t’iu bashkuar ekipit të trajnerit Mourinho, në sezonin e ardhshëm.

“Ka 60 % mundësi që vitin e ardhshëm t’i bashkohem Manchester United. Dotë bëj zgjedhjen time brenda dy javëve”, tha sulmuesi i talentuar francez.

Griezmann, 26 vjeçar, luan prej tre vitesh te Athletico Madrid, ndërsa dy sezonet e fundit është shndërruar në një pikë referimi për ekipin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje