Ilir Meta: Rama-Basha marrëveshje kundër LSI-së? Ne do marrim të paktën 34 deputetë…

23 Maj 2017, 12:44Politika TEMA

Ilir Meta ka mbajtur një konferencë shtypi në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku ka përshëndetur votimin e vetingutt.

Mes të tjerave, ai ka folur dhe për situatën politike të krijuar pas marrëveshjes Rama-Basha.

Sipas tij, vendimi i tyre për të përjashtuar koalicionet parazgjedhore nuk e dëmtojnë aspak LSI-në.

Përkundrazi, sipas Metës, LSI faktorizohet edhe më shumë.

Meta tha se në bazë të rezultatave të zgjedhjeve të 2015-s, LSI rezulton se merr 34 deputetë.

Por Meta tha se ky rezultat është rritur edhe më shumë dy vite më pas dhe LSI do të ketë një rezultat surprizë.

Sipas Metës, LSI do të marrë 7 deputetë në Tiranë, 4 në Durrës, Elbasan, 3 në Korçë etj.

Dua të shpreh kënaqësinë pas seancës së djeshme që më në fund, jo vetëm vendi mund të shkojë tërësisht i qetë dhe në një atmosferë shumë demokratike drejt zgjedhjeve të 25 qershorit, por edhe që është zhbllokuar zbatimi i reformës në drejtësi, që është një moment mjaft pozitiv.

Dhe të dyja këto mesazhe, pra edhe zgjedhjet me opozitën, zgjedhjet gjithëpërfshirëse, edhe zhbllokimi i zbatimit të reformës në drejtësi besoj do t’i shërbejnë së tepërmi një atmosfere edhe më shpresëplotë për stabilitetin e vendit, por edhe për çeljen e negociatave në një të afërme sa më të shpejtë.

Kështu që, dua të vlerësoj angazhimin e të gjithë faktorëve, të cilët kontribuuan për këtë moment të ri pozitiv në të cilin ndodhemi, dhe njëkohësisht do t’i ftoja të gjithë të vazhdojmë në këtë mënyrë konstruktive për të organizuar zgjedhje tërësisht transparente dhe njëkohësisht për të dhënë mesazhet e duhura ndaj të gjithë qytetarëve shqiptar në mënyrë që ata të kenë mundësinë të bëjnë zgjedhjen e tyre larg çdo lloj forme presioni apo manipulimi”, tha Meta.

Z. Meta a ndiheni përgjegjës që e çuat Edi Ramën në krahët e Lulzim Bashës, sepse janë të shumtë zërat nga PS që thonë se nëse do të kishte një marrëveshje parazgjedhore ashtu siç ju kërkoi në mënyrë të përsëritur z. Rama atëherë ai nuk do të pranonte kërkesat e z. Basha dhe rrjedhimisht ndryshimet në qeveri?

Nuk mendoj se, siç e thatë edhe ju, vajtja e z. Rama në krahët e z. Basha ishte diçka kaq e sforcuar. Duket që është diçka interesante dhe pozitive, dhe LSI-ja ka luftuar që ata të dy si përfaqësues të dy forcave kryesore politike, të cilët natyrisht kishin edhe përgjegjësinë kryesore për konfliktin e krijuar, përmes dialogut të gjenin një zgjidhje dhe dy gjëra do të theksoja për çështjen e koalicioneve.

Së pari, LSI-ja e ka bërë të qartë që do të shprehej për një koalicion në momentin që do të përfundonte mandati i këtij koalicioni dhe së dyti kur të përfundonte reforma zgjedhore, që nuk u bë asnjëherë dhe natyrisht jo për faj të LSI-së.

Po kështu, në momentin e krizës LSI-ja e kishte bërë të qartë se zgjedhjet pa opozitën do të ishte një farsë dhe se LSI-ja do të mund të vendoste për një koalicion me PS vetëm në rast se ajo do të tregonte vullnetin maksimal për përfshirjen e opozitës në këtë proces. Dhe me këtë rast dua të theksoj disa gjëra.

E para, të gjithë duhet të jenë mjaft të kënaqur për këtë situatë të re në të cilën ndodhet vendi. Kjo nuk është një situatë perfekte, pasi kriza ishte tërësisht absurde dhe e pamerituar për vendin në radhë të parë, por një shpresojmë të jetë një mësim për të ardhmen, që të parandalohen kriza të tilla.

Së dyti, nëse ka një forcë që jo vetëm nuk ka asnjë arsye që të jetë e shqetësuar por të jetë e gëzuar për këtë marrëveshje, madje dhe më shumë se PS dhe PD, është LSI-ja, për arsye sepse ka punuar gjithmonë për këtë dialog, për këtë stabiliteti, për këtë konsensus.

Gjithashtu, besoj se ka qenë shumë e qartë kur ka theksuar se duhet një qeveri besimi për zgjedhjet, duke mos përjashtuar edhe Edi Ramën si Kryeministër në rast se i ofronte besim opozitës për zgjedhje. Dhe pikërisht kështu ka ndodhur, nuk u bë asnjë qeveri teknike pa Edi Ramën siç u kërkua, nuk u vazhdua as me një qeveri politike të mazhorancës dhe me garanci jashtë qeverisë të karakterit teknik apo ligjor për opozitën. U bë qeveri besimi edhe me ministra teknikë, edhe me Kryeministër Edi Ramën. Ai diti ta fitojë besimin e z. Basha dhe kjo është për t’u përshëndetur.

Edhe me miratimin e kryetarit të LSI….

Ai është edhe më i kënaqur për këtë çështje, sepse është tërësisht i çliruar nga çdolloj angazhimi burokratik dhe administrativ dhe mos harroni që LSI-ja kur ka deklaruar për qeveri besimi, dhe kjo tashmë u bë gati dy muaj, e ka bërë të qartë që vendoste në dispozicion të një qeverie besimi të gjitha mandatet e saj: që nga mandati i kryetarit të Kuvendit, që nga mandatet e të gjithë ministrave të saj.

Dhe po të shikojmë praktikisht edhe këtë marrëveshje, në kuptimin e sakrificave, LSI-ja është ajo që ka sakrifikuar më pak sepse, është larguar vetëm një ministër ndërkohë që ka qenë e gatshme “për të sakrifikuar” çdo gjë, sepse nuk e mendoj se kemi të bëjmë me sakrificë. Kemi të bëjmë me një investim për të rritur besimin e opozitës dhe të gjithë qytetarëve te zgjedhjet e lira dhe të qeta, dhe më shumë, praktikisht, ka sakrifikuar Kryeministri, apo Partia Socialiste, por natyrisht edhe Partia Demokratike, e cila është tërhequr nga disa kërkesa të cilat i shtynin zgjedhjet për në kalendat greke.

Pra, kemi arritur një moment mjaft pozitiv, po të krahasohemi atje ku ishim përpara dy javësh dhe po të paramendojmë se çfarë mund të ndodhte pa opozitën në zgjedhje, që ka qenë një gjë tërësisht absurde. Pra, kemi zgjedhje me opozitën, dhe ky ka qenë besoj interesi i çdo qytetari të këtij vendi dhe i

partnerëve tanë, që institucionet e ardhshme të jenë tërësisht legjitime. Kemi dhe reformën në drejtësi me opozitën, kemi edhe Vetting me opozitën, sepse mund të kishim edhe Vetting pa opozitën. Të gjitha këto janë mjaft pozitive dhe në këtë mënyrë mund të vazhdojmë dhe në rrugën e konsensusit të 21-22 korrikut.

Z. Meta, meqenëse ishte puna te krahët, krahët e LSI-së janë të hapura apo të mbyllura për Edi Ramën?

Krahët e LSI-së janë të hapura për të gjithë.

Edhe për PD-në dhe z. Berisha?

Janë të hapura për të gjithë dhe mund të them që LSI duhet edhe të falënderojë të dy kryetarët e partive për këtë përjashtim, që ata nuk e kanë bërë me qëllim, por për shkak të kohës ndoshta të ngushtë të koalicioneve. Pasi vërtetë kjo dëmton disa parti, e sidomos partitë e reja, por kam dëgjuar shumë komente qëllimkeqe që duan të krijojnë idenë sikur është bërë një marrëveshje kundër LSI-së. Në fakt, kjo është marrëveshja që ndihmon shumë dhe favorizon shumë LSI-në.

Mjafton t’ju them që në mënyrë shumë të qartë me rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015, LSI-ja merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin.

Po të kthemi në realitetin e sotëm mbas dy vjetësh kuptohet që rritja do të jetë në një progresion ndoshta të pamenduar: mjafton t’ju them që sipas 2015-s ka të paktën 7 mandate të sigurta në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan, 3 në Korçë, e shumë qarqe të tjera.

Kështu që këto lloj komentesh tregojnë një dëshpërim të analistëve të caktuar, të cilët kanë dashur që këtu të bëhet një luftë, një konfrontim, këtu palët të përjashtohen a mundësisht të vriten që ato të bëjnë ato lajmet e tyre dhe gjithmonë të gjejnë armiq të cilët duhen ndëshkuar në mënyrë të pakthyeshme.

Jemi në moment pozitiv dhe të ecim përpara me qetësi, me dashuri dhe pa xhelozi.

Këto vota në 2015-n i keni marrë në koalicion me PS-në?

Nuk ka asnjë lidhje. Ato janë votat e LSI-së. Në qarkun e Tiranës janë mbi 70 e ca mijë vota dhe mund të them që po të ishte kandidat i LSI-së, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, do kishin qenë 100 mijë vota. Por ishte z. Veliaj dhe ishte më e favorizuar PS-ja.

Edhe për vitin 2013 LSI-ja nuk ka përfituar nga PS-ja. Përfitimi ka qenë reciprok, sepse LSI ka marrë 180 mijë vota, ndërkohë që ka marrë 16 mandate. 16 mandate në 2013, 34 mandate në 2015. Tani të gjithë ata që dinë matematikë dhe e dinë që forca e LSI-së është rinia e kuptojnë se ku është rezultati në 2017-n.

Me këto projeksion do të jetë rezultati, për të cilin paralajmëroni surpriza z. Meta?

Unë thashë që ka garë, sepse mund mos të kishte garë. Të kishte garë, ju thoni pse nuk u bë një koalicion LSI-PS përpara. Pse u vonua LSI. Si do të hynte LSI në një koalicion me PS për të mundur kë apo jo? Tani çdo gjë është shumë e bukur. Ka garë, ka demokraci. Do të ketë surpriza dhe padyshim kjo është në të mirë të demokracisë dhe të çdo qytetari.

Z. Meta mund të ketë koalicione pas zgjedhore LSI-PD?

Nuk i dihet këto janë çështje të kryesisë së LSI. Unë surprizë në radhë të parë konsideroj rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

17 komente në “Ilir Meta: Rama-Basha marrëveshje kundër LSI-së? Ne do marrim të paktën 34 deputetë…”

  1. Tani says:

    Se cfare do marresh e sa do marresh,duro deri me dt.26 qershor,po ki kujdes se populli ka nje shprehje,se sa me lart te jesh dhe te rrezohesh,aq me teper vritesh.

  2. arjan says:

    ec,ec,ec,ec,ec, se ka arme.

  3. ela says:

    34 quhet forc e pare? jo mo jo deri ne 6 deputet mer ti.1- Naco Hajdutin,2-Tavon?,3- 1 mer Ne tirane 1 ne durres,as elbasan ,as vlore as shkoder as lezhe sepse kandidatete tu jane Agron Cela, nje matrapaz dhe hajdut,2 Viktor Tusha ishte ne prokurori dhe ja mbylle ti ,atijme gjithe vellezerit qe ka be namin me tokat ne lezh.ke ke ti dhe Silven Caka ( qe ishte me sakta)ti e vure te treten ate 4-n qe nuk mer dot.Do ishte vertet e moralshme neqofte se Monika Kryemadhi te terhiqej nga gara ,te pakten mos i shto akoma me shume mllefet e popullit ndaj familjes tende se nuk ti harrojne bemat e bukura qe ti dhe familja jote ke bere .je vertet pjell e sali berishes te zente haka e ketij populli

  4. Adi says:

    Keshtu sikur nuk dalin llogarite per force e pare !!!

    1. pa sali votoj PD says:

      e pare jo, po me shume se PD merr. dhe po u bashkua me nja 10 te vegjel i fut nje shqelm bithevet PS e PD bashke. Vemjet e PS deshen tju bejne dhurate si gjithmone satrapin por LSI e ndan shapin.

  5. ILIRET says:

    Na dhjeve! Pse nuk do te jeni force e pare?

  6. Juristi says:

    Matesh me hijen e mengjezit edhe pse je i zhkurter.mbas takimit me berishen dhe lavdet qe ithurni familjarisht ati nuk ka te majte qe tju votoje por do mobilizohen te marrin me shume ne votime duke votuar Ps

  7. arbi nga durresi says:

    Larg qofte ajo dite qe LSI e korruptuar te marre 34 deputete.

  8. kashi says:

    topet e edit dhe te mijat do maresh

  9. tani says:

    Po mire, ky flet si lsist i thjeshte apo si president, simbol i unitetit te shqiptareve? Cfare e lidh kete me lsine pervec se e ka punen e bashkeshortes?

  10. hakmarrja popullore says:

    Ti o Ilir hajduti ke pike te dobet Salen,jot Shoqe vlereson shume Salen, cfare mut votash do maresh ti nga e majta? Ne qershor do futesh andej nga ke dale ti dhe mona jote e pangopur.

  11. LSI dv says:

    Do maresh nje MUT te madh,dhe do ta hash bashke me Moniken tende qe nuk le rradhe per te tjeret ne LSI

  12. albaniafirst says:

    Meta me forcat e veta nuk merr dot me shume se 4-5 deputete. Mori 22 deputete ne legjislacionin actual fale koalicionit me PS qe I la zona te lira. Politika e ndyre qe ka ndjekur LSI qe ne fillim te krijimit, duke hequr nga puna persona pa parti dhe duke punesuar militantet e vet ka krijuar armiqesi ne popull. Meta vete duhet te shkoje ne burg per korrupsionin qe ka bere te treguar me ze e figure. Ai nuk e do vetingun, pasi vetingu I hap dyerte e burgut per te dhe banden qe ka perqark.

  13. inf says:

    ik shikohu ne pasqyre je derformuar komplet je bere si lopçar o META DELENXHIU
    IK METE IK O HORR IK O DASMAXHI O EVGJIT I CEPANIT IK O SHKEMBOR O PORDHE ME RRIGON
    IK META TE ERDHI FUNDI O BLLOKU O QEN RRUGAC DO BERISHEN TI E KE PIK TE DOBET SE
    KENI BO KERRDINE SI TI SI AI PANDAJA E DO METUA KU BANDIT HAJDUT ME DAMKE
    PTYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYYY SOJ SEZ E SORROLLOP I NYTE JE TI O KO SHINIK

  14. Ermiir Demalia says:

    Leshte e Marikes do te merrni ju. Jeni mbledhur nje grup hajdutash ne ate Parti dhe doni edhe vota. Jeni thjesht mashtrues dhe sdo te merrni leshte e Marikes, leshte e Currit etj. Po vete3m leswh do te merrni dhe jo vota.

  15. enter"" says:

    NJERI I FELLIQUR
    Ti meriton te jesh ne nje qeli te Spacit me Berishen.
    Kurse Monika do vazhdoje profesionin e kurves me kollovaret e saj

  16. XheJ eN Bi says:

    Para e madhe do derdhet nga LSI-Ja.
    Para tre muajve kur nuk ishin këto kushte një lësëist na premtoi se për votën do jepte nga 50€ duke shkuar nga Athina.
    Imagjinoni tani kur LSI-ja nuk përfiton nga koalicioni, sa para do derdhë Tavo ,kur mezi doli në 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje