Këlyshi në mesin e dragonjve

23 Maj 2017, 10:43Kulturë TEMA

Nga Ilir Muharremi

Bekim Fehmiu konsiderohet si yll i kinematografisë apo luan, sepse vërtetë bëri një famë të bujshme, me rolet që kishin ndikim të madh për Ballkanasit. Ai u ngjit në Hollivud, u veçua me rolin e tij kryesor në filmin “Xhingis Kan”, në regji të Ken Anakin., por filmi asnjëherë nuk e pa dritën në kinematë, për shkak mungesë së buxhetit.

Nëse e lexojmë librin autobiografik të tij “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, asgjë nuk gjejmë për Hollivudin. Ai ofron një rrëfim tjetër, atë për fëmijërinë e tij që nga fillimet e para e deri në adoleshencë. Fehmiu asnjëherë nuk e vendos veten në pozicionin e luanit ose dragoit të aktrimit, por gjithmonë qe deve me shpirt të durueshëm, e të ngarkuar Ballkanik që i drejtohet shkretëtirës. Asnjëherë shpirti i tij ose talenti nuk u bë luan, ai i cili zotëron lirinë dhe bëhet pronar i shkretëtirës së vet. Aty gjejmë Marlon Brandon, Lorenzo Olivien, Al Pacinon, De Niron, pastaj dragoit e sotëm: Rasul Crow, Anthony Hopkins… Përplot luan është Hollivudi, e pak këlysh si Bekim Fehmiu i cili asnjëherë nuk u bë si padronët e aktrimit me të cilët duhet të armiqësohesh në skenë dhe në film, ngaqë vetëm kështu aspiron të fitosh mbi këta dragonj.

Dragonj e mëdhenj thonë: “Ti duhesh”, kurse shpirti i luanëve “ne duam”. Drangojt nuk kërkojnë vlera të mëtutjeshme, kurse luanët nuk janë të aftë për vlera të reja, ata krijojnë liri dhe krijime të reja, për këtë kanë forcë. Për tu përballur me vepra të reja duhet të jesh shumë i durueshëm këtë e bëjnë yjet. Atëherë, këtu përfiton fëmija i cili s’mund të bëjë as si luani e as si dragoi. Luani nuk shndërrohet në fëmijë. E as dragoi. Fëmija rrotullohet rreth rifillimit dhe mbeti prapë si rifillim, ishte rrotë që vetërrotullohej. Ndoshta e kuptoni se ku dua të dal. Ballkani-Fehmiu-Hollivudi.

Rasti i fundit që ndodhi me shfaqjen e një pulle postare të Serbisë, me shenjën “Të mëdhenjtë e aktrimit serb”, në rrjete sociale dhe në mediat tona ngjalli reagime të shumta. A qëndrojnë reagimet? Nuk e ruajtëm, e humbëm Bekimin, ose ja mbyllëm dyert dhe nuk e deshëm, por po harrojmë se artisti tejkalon nacionalitetin e tij, ai nuk është më nacionaliteti, por është vet bota, kjo i bie sikur i ndjeri Brando të reagonte nëse do ta publikonin në ndonjë pullë postare në Gjermani, Kinë, Austri, Kosovë… Ai është i të gjithëve, këtë e kuptojnë vetëm shpirtrat e lirë, të cilët e duan vullnetin. Vetë figura e Fehmiut gjithmonë qe polemizuese, veçanërisht kur flitej për kontributin artistik. Shumë qe pa shije kjo. Kjo u dëshmua, atëherë kur bëri vetëvrasje dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mbajti as një minutë heshtje. Ose në ditëlindjen e tij, apo përkujtimin e tij, të organizohet ndonjë ceremoni e thjeshtë si nderim, që preku Hollivudin e me etni ishte Shqiptar. Mjafton kjo. Nuk duhet të reagojmë kur artistin e përdorin nëpër botë sepse ai është vetë bota. Nga vetë heshtja e kuvendit për artistin, hapet vet debati tek etnitë, veçanërisht përkatësisë kulturore.

Është e padurueshme të flasim për përkatësinë e tij etnike, duhet shumë ta analizojmë atë kulturore. Është e ulët të mendojmë se sa e kultivoi etninë e tij, më mirë është të flasim për rolet e tij në raport me yjet tjerë. Ku qe ai krahas tyre.

Një budallallëk tjetër i Bekimit ishte kur ofertat që ju bënë në filmin “Avanturier” për ndërrimin e emrit. Ai e ndërroi rolin. Dobësia e Ballkanit ngritë njeriun këtu në metaforë, kurse shumë aktor dhe shkrimtar i ndërruan emrat pa kurrfarë problemi. Madhështia nuk qëndron tek folklori, historia dhe ruajtja e emrit. Fundja, fuqia shpirtërore nuk ka emër e as mbiemër. Edhe fundi i tij u mendua të jetë historik e folklorik, me porosinë e hirit të hidhej në Lumëbardhë, në Prizren. Djepi i tij, jeta, përjetësia i takojnë kësaj bote dhe bota e tij është gjithkund në planet, por mendja shumë e varfër Ballkanike. Van Goghu ka lindur në Holandë, por ka vdekur në jug të Francës në Arl. Mirëpo, ai nuk vjen nga Ballkani, por nga Evropa, një mendje shumë më e hapur. Andaj, Bekimi vërtetë u ndje këlysh në mesin e Dragojve dhe Luanëve Hollivudian. (Bekimi-Brando-Olivie.) Ballkani e përzien gjithmonë gjakun, por Hollivudi dhe Evropa beson në shpirtin dhe gjuhën. Bekimi i deshi të tria. Atëherë, forca zbehët.

Nuk duhet të krijojmë brenga a e vendosin serbët, italianët, amerikanët në pullë postare Bekimin, ngaqë ai është i gjithëve. Ne duhet ta rreshtojmë siç e thash më lartë si këlysh në mesin e dragonjve Hollivudian…

9 komente në “Këlyshi në mesin e dragonjve”

  1. Neutrino says:

    Dreqi e merr vesh se cfare ka dashur te thote ky zoteri me kete shkrim, qe duket se eshte me shume nje monolog ne oret e para te gjumit. Eshte e veshtire ti radhisesh mendimet, emocionet dhe gjykimet personale per nje publik te gjere. Si thote populli. Duhet te matesh 7 here e te presesh 1 here.

  2. Soni says:

    Nese do te isha familjare e Bekim Fehmiut, per kete shkrim do t’i kisha hedhur ne gjyq, si (me nder) autorin ashtu edhe gazeten qe e boton. Turp te kesh qe perpiqesh te perdhosesh nje njeri post-mortum! Nese nuk ke ndonje fjale te mire per te thene, me mire hesht, lere kohen te beje seleksionimin e saj!

  3. gurbetcari says:

    Ky Ilir Muharremi qenka nje rrote kari qe se paska iden kush eshte Bekim Fehmiu, bile bile edhe ofendon i thote “klysh”. Zaten njeriu shkruan dhe percepton ate se cka eshte vet. Turp ti vije te dy qeverive ne Tirane e ne Prishtine qe nuk ben asgje per Bekim Fehmiun, pasi qe keta nuk ben asgje atehere ben Beogradi, i lumte Beogradit sepse Shqipetaret nuk jane asgje tjeter vetem pordhacak si puna e qeverive tona.

  4. BK says:

    Kur ICAT, Ilira, merren me punën e bretkosës ambicioze.
    Futje kot!

  5. Baliu says:

    Bekim Fehmiu eshte shkolluar ne Beograd, ka jetuar dhe punuar ne Beograd, ka qene i martuar me serbe, pra fund e krye eshte veper e Beogradit, prandaj serbet krenohen me te drejte se nga shkolla e tyre ka dale nje aktor me permasa nderkombetare, dhe ne anen tjeter e shfrytezojne rastin e Bekim Fehmiut per propagande se ja ne Beograd edhe shqiptari i ndershem mund te mberrije shum, pra gjoja nuk jan anti-shqiptar. Ne anen tjeter shqiptaret mundohen te krenohen me Bekim Fehmiun vetem pse kishte prejardhje shqiptare, pa investuar gje ne formimin e tije, pa i ofruar gje ne jete, dhe pa folur Bekimi nje fjale te vetme shqip ne teater apo film.

  6. santiago says:

    as vete autori nuk e kupton se cfar ka dash te thote ne kete shkrim ….VK pune malokesh

  7. Dardan says:

    Ilir Al Muhamrremi, e paske shkruar nje nudallaki me primesa idiotike. Bekim Fehmiu ka qene aktor i Jugosllavise Federative, poashtu ka qene aktor Italian sepse ka luaj ne gjuhen Italiane. Bekimi nuk e ka nderruar emrin sepse ka qene krenar me emrin SHQIP, dhe mbiemrin e importuar arabik Fehmi….
    Edhe ti e paske emrin e mire ILIR, por e paske nje emer qenefoislamik Muhamrremi….marrrrreee te koft more gjooooo muslimane.
    BEKIMI KA JETUAR NENE OKUPIM……… Ndersa ti oj kafshe muslimane…..ne LIRI akoma e mban emrin nga roberia,……sepse ti nuk e shfrytezon LIRINE……sepse je mesuar te jesh rob shkavelloislamikootomanik.

  8. Fatmir Lohja says:

    Nene Tereze e quajne :Madre Tereze di Kalkuta.”Ajo,kur e pyeten se kur ka qene me e gezuar ka thene:”kur qeveria Shqiptare me la per here te pare ,per te pare vedin tim.”Murgeshat italiane na pyesnin :”Pse nuk kerkoni te shkruhet Madre Tereza di Albania?”Nje president, i ndritur i yne,deklaroi ,perpara se te merrte pjese ne ceremonine e varrimit,se dote kerkonte eshtrat e shejtores,te kthente ne Shqiperi.Se ku e tha, e si e tha nuk e di njeri.
    E kam lexuar ditarin e artistit te madh Bekim Femiu.Jo vetem qe e thekson, ne çdo episod,qenien e tij shqiptare,por na gezon kur thote.”Irene Papas ,ka mbiemrin Leleku (Shqip lejleku) dhe eshte shqiptare.Uliksi ( Odiseja) i realizuar nga i madhi Bekim dhe Penelopa,e interpretuar nga famozja Irena,eshte filmi me i realizuar artistikish per kete teme.Edhe ne shqiptaret kemi te drejte te gezohemi per kete arritje boterore.Nuk kane pse behen xheloze as ishjugosllavet ,e as grekerit,per gezimin tone krejt te arsyshem.

  9. Sami Juniku says:

    BEKIM FEHMIU ESHTE NJE NGA AKTORET ME TE MEDHENJ TE HOLLIVUDIT DHE TE KINEMATIGRAFISE BOTERORE. ME EMRIN E TIJ DUHET TE MBURREN JO VETEM SHQIPTARET NGA BALLKANI, POR DHE SERBET, ITALIANET, GREKET DHE NDOSHTA DHE EUROPA.
    ASKUSH NUK MUND TE ZBEHE FIGUREN LEGJENDARE TE KETIJ AKTORI TE PAARRITSHEM NE ROLIN E TIJ. KUSH MUNDOHET TE FYEJE EMRIN E TIJ AI VETEM SA JA RRIT ME SHUME VLERAT KETIJ AKTORI LEGJENDE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje