Kodheli çon PS-në në “strofullën” e Berishës, për herë të parë zyra elektorale të veshura me simbolet e socialistëve në Tropojë

23 Maj 2017, 13:05Politika TEMA
Kodheli çon PS-në në “strofullën” e

Socialistët ia kanë dalë që pas 25 vitesh të jenë prezentë dhe publikisht në çdo cep të Tropojës, nga Bajram Curri në Tropojë të Vjetër dhe kudo. Madje dhe në vetë “strofullën” e ish-kreut të qeverisë dhe të PD Sali Berisha, vendlindjen e tij.

Asnjëherë në Tropojë nuk ka pasur madje as shtab elektral dhe zyrë elektorale tepër të veshur me simbolet e Partisë Socialiste. Aq sa thuhej se PS në këtë cep të vendit, që është dhe vendlindja e Berishës, ishte pothuajse në ilegalitet.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për qarkun e Kukës, Mimi Kodheli brenda pak ditëve ia ka arritur që ta çojë PS-në legalisht dhe përmes zyrave elektorale të veshura dhe të dekoruara me simbolet e socialistëve, në Tropojë.

Kjo u ka dhënë kurajo të fortë socialistëve të kësaj zone, të cilët për vite e vite me radhë nuk kanë “ngritur kokë” në Tropojë, duke shtuar shpresat se tashmë sipas tyre, “fitorja është shumë afër dhe në këtë bastion të demokratëve”.

1 komente në “Kodheli çon PS-në në “strofullën” e Berishës, për herë të parë zyra elektorale të veshura me simbolet e socialistëve në Tropojë”

  1. lili says:

    Se mos e kane pasur larg miqesi e perjetshme eshte miqesia nder anetaret e PPShse.kot qytetaret kujtojne se ka dy parti:eshte vetem nje parti qe mbledh horra me bollek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje