Marrëveshja Rama-Basha dhe dështimi i zhurmshëm i pluralizmit shqiptar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Skënder Minxhozi

Marrëveshja Rama-Basha ka krijuar pështjellim dhe zhurmë në të gjithë ambjentin politik e mediatik të Tiranës. Ajo i dha jo vetëm fund protestës tremujore të opozitës në Çadrën e bulevardit, por hodhi edhe gurët e parë të themelit të diçkaje që shumëkush po përpiqet ta shquajë pas mjegullës elektorale të 25 qershorit.

Qëndron këtu ndoshta, aspekti më kurioz e interesant i një akordi mes dy palësh ekstremisht armiqësore gjatë gjithë historisë tonë politike. Jo vetëm shbllokimi i Vetingut, por edhe reformat zgjedhore e kushtetuese të planifikuara pas shtatorit, kur të mblidhet Parlamenti i ri, përbëjnë një listë risish rreth të cilave kanë nisur hamendësimet ende pa nisur mirë fushata elektorale.

Çfarë raporti do të kenë mes tyre PS e PD pas zgjedhjeve? A do të vijojë marrëveshja edhe pas sqarimit të rebusit elektoral dhe ndarjes së tortës së pushtetit? A ka Rama dëshirë të bashkëqeverisë me Bashën dhe a ka ky i fundit vullnet dhe mundësi (por edhe tagër politik), që të bashkojë mandatet e tij për një rrugëtim më të gjatë sesa një fushatë elektorale? Çfarë mendon ish-kryeministri Berisha për këtë akord programor afatgjatë, për nevojën e të cilit pati folur vetë javë më parë, gjatë një interviste për Ilva Taren? Po partitë e vogla si mund ta pengojnë defaktorizimin që solli me vete marrëveshja e dy partive të mëdha dhe sa do të jenë lojtarë kyç edhe për katër vitet e ardhshme?

Këto kalkulime janë tashmë buka e përditshme e politikanëve, komentatorëve politikë dhe pak a shumë e të gjithë shqiptarëve të interesuar për teatrin politik. Dhe opinionet janë, siç pritej, të ndara. Një pjesë e opinionit publik sheh tek marrëveshja një shans të mirë për një bashkëqeverisje mes PS e PD, të paktën derisa vendi të ketë hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kurse pjesa tjetër, ajo më skeptikja, e sheh marrëveshjen si një Pazar të rradhës, që do të sabotojë me “opiumin” e vet gjithëpërfshirës, thelbin e vetë pluralizmit politik. I cili konsiston, sipas mbrojtësve të kësaj teze, tek përplasja e ideve dhe tek qeverisja e cila ka përballë një opozitë të fortë e të organizuar.

Pa u rreshtuar pro apo kundër diçkaje e cila ende nuk dihet nëse do të egzistojë ndonjëherë, e që nuk ka ende, për pasojë, as formë, as emër, as identitet, është rasti të bëjmë një analizë retrospektive të modelit politik që na ka sjellë deri në kufinjtë e 30 vjeçarit të parë, pas rënies së komunizmit.

Shqipëria ka, që prej vitit të largët 1991, një sistem politik pluralist. Që nga zgjedhjet e atij marsi, Kuvendi i Shqipërisë njeh dy palë të konturuara mirë në llogore ideologjish e interesash partiake: të majtën dhe të djathtën. Mes tyre kanë gjalluar kohë pas kohe një listë e lëvizshme partish të vogla, të cilat kanë qenë garnitura pluraliste e dy forcave të mëdha, PS e PD. Ajo që kemi parë të konsumohet këto dy dekada e gjysëm, në emër të pluralizmit politik dhe të sistemit shumëpartiak, ka qenë pak a shumë një karikaturë e të dyjave: edhe e pluralizmit politik, edhe e sistemit me shumë parti. Me kalimin e viteve kanë triumfuar rregullisht tensioni politik ekstrem, intetesat ekonomike klanore, korrupsioni dhe padija. Në emër të një ideali të lartë, siç është shoqëria e hapur e demokratike, kemi ndërtuar me duart tona një sistem të kalbur dhe totalisht inefiçient.

Në emër të të drejtës sistemike për të pasur dy palë, njërën në qeverisje e tjetrën në opozitë, çka ka gjeneruar një luftë politike me temperaturë të lartë dhe pa asnjë princip, ky vend ka parë një zinxhir të gjatë dramash e pse jo, edhe tragjedish në momente të caktuara. Të cilat e kanë marrë që të gjitha zanafillën tek parimi i kundërvënies së natyrshme mes palëve.

Ata që sot tremben për rrëshqitjen e Shqipërisë në një model që i ngjan të shkuarës njëpartiake, duhet të bëjnë fillimisht bilancin e të tashmes “shumëpartiake”. Ky sistem shumëpartish ka prodhuar me duart e tij drama ligjore, si ajo e pronave, ka shkatërruar ekonominë me privatizimet e frymëzuara nga idiotët elokuentë me diploma dhe gjuhë të huaja, ka shpërndarë armë në duart e një ane, për të luftuar anën tjetër, ka shkretuar ambjentin duke sheshuar pyje, fusha, rrethina qytetesh, bregun e detit dhe majën e malit, ka pjellë formula të tilla të përbindshme si piramidat, përfshirë edhe atë që erdhi pas rënies së tyre të zhurmshme në 97-98, ka tentuar të shesë copa territori shtetëror ditën për diell, ka vrarë njerëz në dyert e selisë së qeverisë, ka futur në parlament deputetë pa asnjë gram tru, por me pesë-gjashtë emra, ka krijuar një minotaur të shfytyruar ku nuk dallohet mirë ku fillon politika e ku mbaron kapja nga interesat e pista të biznesit – shkurt, ky sistem legal “me shumë parti”, ka qenë një platformë kombëtare e shfrimit të instikteve tona më të ulëta si popull dhe bankoprova se nuk dimë të ndërtojmë shtet normal.

Në 25 vjet ditëm të ngrejmë një industri skrapi (dmth rrangullash), por jo një bujqësi të zhvilluar, ditëm të trafikojmë armë, por jo të ndërtojmë qoftë edhe një fabrikë reçelrash, shkatërruam ç’kishte lënë pas komunizmi, por nuk ditëm t’i vendosim përballë asaj trashëgimie, modelet tona të shekullit të 21. Republika shqiptare e ngrefosjes prodhoi llafe me shumicë dhe punë me pakicë.

Në këtë truall të vjetër plot rrënoja tragjike dhe iluzione rozë të mbetura rrugës, të trembesh sepse palët e mëdha (kupto, shkaktaret e mëdha) të dramës 25 vjeçare, vendosin eventualisht të bashkëqeverisin për një copë rruge, është krejtësisht jologjike dhe e pajustifikuar. Nuk mund të anatemojmë diçka të re, që nuk e dimë ku do të na çojë, duke përdorur argumentat e “diçkasë” së vjetër, që na ka lidhur këmbët prej 25 vjetësh, duke na lënë në mes të askundit.

Shqipëria është sot e gjithë ditën një shoqëri e traumatizuar që ka nevojë për një akt të madh paqeje sociale. Tek ne, ashtu siç nuk ndodh askund përreth, sa herë që ka zgjedhje duket sikur do të shqyhet në dysh peisazhi politik, ekonomik e social i vendit, sikur do të plasë lufta e sikur do të shemben mure, shtëpi, rrugë e qytete të tëra.

Kjo situatë lufte permanente po lodh psikologjikisht breza të tërë shqiptarësh, të cilët lindin e rriten me emrat e liderëve politikë në gojë dhe me batutat e parlamentit të rradhës, që konsumohen gjatë gjithë javës nëpër lokale e zyra. Nuk dihet nëse një bashkëqeverisje pas 25 qershorit është rruga e vetme për të dalë nga ky tunel dhune verbale, politike, ekonomike e sociale. Ajo që dihet është se po jetojmë brenda mureve të një sistemi të dështuar nga rrënjët. Të një sistemi i cili po funksionon aq keq, saqë duket e pamundur të konkurojë sot me çfarëdo formule që do t’i vinim përballë. Përfshirë atë të një qeverie me dy koka: njëra e Edi Ramës, e tjetra e Bashë-Berishës.(Javanews)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “Marrëveshja Rama-Basha dhe dështimi i zhurmshëm i pluralizmit shqiptar”

  1. lili says:

    Jo shqiperia nuk ka e nuk ka pasur pluralizm: ka vetem ppshne qe me ramiz aline eshte ba e majte e e djathte qe pushteti prape te mbrtet ne duarte e tyre.Edhe ps e pd cdo here behen bashke kur e shohin rezikun afer..edhe kete hereharrohen premtimet,harrohen sharrjet edhe fillojne darkat e drekat cdo here ne kuriz te popullit qe sultanet tone te sundojne me marreveshje.
    Mire na e bejne mbasi nuk marrim vesh edhe prape i votojme,prape armiqesohemi me familjet tona per bythen e tyre!
    Deri kur keshtu?
    Kur do behemi sytetare me i ndeshu mire nje here ashtu siç e meritojne per gjithe keto kriza te kota gjithe kete armiqesi qe mbjellin ne popull vetem per karrigen e tyre
    Kur do te behemi qytetare e jo militante te verber,qe edhe po te na thojne hani mut nuk i ndeshkojme!
    Te gjithe bashke me voten tone kundra tyre te pastrojme politiken nga keto derra.

    1. Skypion says:

      Analistet e qeverise po flasin gjithnje e me shume per mundesine e nje koalicioni te madh PD-PS,pas zgjedhjeve te 25 qershorit.Eshte shume interesant ky fakt,se pse pikerisht analistet e Rames,po e “elaborojne” me shume se kushdo tjeter idene e nje koalicioni te tille.
      Per t’i rene shkurt,arsyeja eshte kjo: deshtimi i gjithanshem i qeverisjes se Rames ne keto kater vite.
      Kurre me pare ne historine e tranzicionit,nuk kemi pare nje qeverisje ,qe te deshtoje kaq spektakolarshem,si dhe te kete pasur nje fund kaq turperues dhe deshperues si kjo e Edi Rames.Ne te gjitha aspektet.
      I gjendur lakuriq ne gjithe deshtimin e tij,qe ka te beje me mosmbajtjen (fyese per elektoratin e majte ne vecanti,dhe gjithe shqiptaret ne pergjithesi) e premtimeve te 2013,korrupsioni ulerites,inkriminim i ububushem,e mbi te gjitha me kanabizimin e Shqiperise,Edi Rama,me ndihmen e aradhave te bashibozukerise mediatike,po mundohet te binde shqiptaret kete radhe,se eshte ne gjendje te sakrifikoje pushtet,per nje gje madhore, ate te integrimit europian!
      Ja,kjo ,me c’shihet nga shkarrashkrime si ky i Minxhozit,na qenkesh karta finale,”asi nen menge” i socialistave per keto zgjedhje.
      Hic me shume e hic me pak,ky eshte varianti i zbutur i “strehes se horrave”.Se,integrimi europian eshte nje detyre e madhe patriotike.E per kete,Rama, terthorazi,me ane te bashibozukeve te tij mediatike,po mundohet te leje te kuptoje se,mund ta sakrifikoje pushtetin e tij,duke e ndare me Berishen (nuk po them Bashen,sepse,te gjithe e kane pranuar tashme,qe ai eshte lideri i padiskutueshem i PD-se; eshte radha jone tani te flasim, ashtu sic flisnin Rama dhe mbeshtetesit e tij,deri sa pa e lene shtatzane Basha me Qeveri Teknike) .
      Aq i deshperuar eshte ky njeri per pushtet,sa per ta shijuar sadopak ate,nuk heziton edhe te beje aleancen turperuese,per ate vete ne radhe te pare dhe per gjithe socialistat me radhe, me Sali Berishen.Natyrisht qe kete mundohet ta justifikoje me gjene madhore te integrimit europian te Shqiperise;cka e bene edhe me qesharak dhe te mjere,megjithate.
      Ne parim,une ashtu si edhe shume qytetare te ndershem te ketij vendi,besoj,jam dakord per aleanca te medha,kur keto behen per gjera te medha ne interes te kombit.
      Por,ne realitetin shqiptar,kjo eshte shume e bukur,qe te mund te behet e vertete.Eshte shume e bukur,sepse,ai qe po e pretendon nje gje te tille me kaq shume buje keto dite,eshte shume shume i shemtuar.Sepse,ai eshte Edi Rama.
      Nuk mund te integrohet Shqiperia me nje lider partie,me nje Kryeminister qe e mbushi partine e tij,Parlamentin e Shqiperise,Administraten qendrore dhe lokale, me trafikante droge,trafikante prostitucioni,me perdhunues,me grabites,pengmarres dhe vrases te pameshirshem!
      Nuk mund te integrohet Shqiperia ne Europe,me nje Kryeminister qe beri kabizimin e Shqiperise,si te vetmen menyre per te bere ekonomi.
      Pak dite me pare,nje nder njerezit me te afert te Kryeministrit shqiptar,Spartak Ngjela,e tha troc,publikisht ,me ze dhe figure,qe Edi Rama e pa kanabizimin si te vetmen mundesi per te bere ekonomi.
      Megjithese e thene nga nje personazh qesharak,nje avdall si Ngjela, kjo duhet marre seriozisht,sepse eshte shume e rende.Eshte ku e ku me e rende ,se c’eshte thene deri me tani per kanabizimin.Sepse,kemi per here te pare,jo vetem nje pranim por edhe nje arsyetim se pse na qenkesh bere kanabizimi i vendit.
      E renda e te rendave,qendron tek ky arsyetim.Eshte nje arsyetim kriminal.Me kriminal,se gjithe trafikantet e vrasesit qe i ka futur Rama ne Parlament,administrate dhe bashkite.
      Ne keto rrethana,mendoj qe, nese eshte me te vertete i domosdoshem nje koalicion i madh per te integruar vendin ne BE dhe per t’i dhene perfundimisht fund tranzicionit,ky do te ishte ose ai i PD-se me nje PS te arsyeshme ,qe do te thote pa Edi Ramen,ose me LSI-ne e zotit Meta, duke patur parasysh me kete te fundit,historine e suksesit ne liberalizimin e vizave.

      1. Peza says:

        Skypion!
        Je nje qen i zgjebosur qe i sherben vetem armiqve te Shqiperise!

  2. REZI says:

    Nuk e kuptoj me ju të leciturit e botës së moderuar. Po marr Suedinë se jetoj dhe e njoh.
    Në pushtet kanë qënë koalicione të majtës e të djathtës, por kur ka ardhur puna për të qeverisur Socialdemokratët qeverinë e zgjidhnin vetëm nga radhët e tyre. Prandaj në Suedi zgjedhjet bëhen cdo katër vjet, të djelën e tretë të shtatorit dhe të gjitha, lokale dhe parlamentare në një ditë. Shpenzime më pak, komision zgjedhor teknik, jo partiak, dhe komisionet lokale janë teknike dhe trajnohen për ditën e votimeve. Nuk mbahen mënd të ketë patur zgjedhje të parakohshmë.
    Në këtë legjislaturë ishte rasti flagrant, pas tre muajsh që ishin bërë zgjedhjet, ekstremistët e djathtë po merrnin shumë rol në parlament.
    Qeveria e opozita (sigurisht që jo si opozita e PD, mgjt opozitë është) vendosën të bënin marrëveshje për të penguar ekstremistët e djathtë të kishin rol të konsiderueshëm në parlament. Fitoi vëndi pasi mund të jenë kundërshtarë në politikë, sigurisht me program që e hartojnë që të nesërmen që mbarojnë zgjedhjet, por janë interesat e vëndit që i bashkojnë. A u zhduk pluralizmi? Aspak, ka shumë parti por vetëm 7 kanë deputetë në parlament, ku tre janë në koalicion dhe qeverisin, katër janë në koalicion në opozitë. Thjeshtë një informacion. Faleminderit që e lexuat!

    1. ABC says:

      Eshte e kote te krahesosh Shqiperine me Suedine. Prandaj edhe kjo qe ke shkruajtur nuk ka kuptim ne Shqiperi. Suedia mbron interesat e popullit ndersa ne Shqiperi mbrohen interesat e politikaneve. Edhe dicka tjeter….ketu nuk kemi ekstremiste…fatkeqsisht. Me vjen keq qe po e them por mbase do ishte e vetmja menyre per te hequr qafe per gjithmone kete klase politike super miljonersh qe kemi.

  3. Analist koti says:

    Skender! Analiza jote eshte shume e drejte dhe nuk mund ti hiqet asnje ptesje
    Nje analize e thelluar po une do te shprehesha dhe te me falesh per shprehjen: Eshte kaligrafi ne bythen e majmunit
    Gjithnje duke qene dakorte ty per sa shkruan, per stadin e tanishem te demokracise Shqiptare problemi eshte shume me i thjeshte: Behet fjale per luften per mbijetese ze nje klani qe ne keto 25 vjet u pasuruan me babezi duke mos u ndalur as para shkallmimit te shtetit dhe as perpara derdhjes se gjakut
    Kjo klase sot nuk eshte e gateshme qe te terhiqet dhe te heqe dore nga privilegjet
    Vete ngjarjet e diteve te fundit treguan se per ta integrimi Europian apo miqesija me SHBA jane vetem sllogane
    Ne keto kushte, te flasesh per programe partish eshte thjesht hashash per pergjumjen e nje pjese te madhe njerezish normale qe shohin te perseritur historine e “xhaxhit” vampir qe per mbijetesen e tij dhe te familjes se tij i punoi qindin ketij populli dhe e beri te haje bar
    Per kete une kam nje fare shprese se me ndeshkimin r kesaj shtrese dicka me ne fund mund te filloje mbare
    Ndryshe derman kokes…

  4. shushica says:

    Artikull interesant,konciz….Je nga te pakte qe ke fryme moderne…..
    Do te doja te theksoje nje nga temat qe ke nenvizuar ,por qe per mua eshte themelorja…Shkaterrimi i ekonomise ,pra shkaterrimi i industrive fitimprurese i hoqi themelet jo shtetit ,por vendit ,njerezve…Ky eshte krimi me i madh qe eshte bere ndaj Shqiperise qe nga 1912 e deri me sot …Sepse me industrine ishin te lidhura qidramijra vende pune ,nje shtrese e madhe njerezish te kualifikuar dhe specializuar,mijra specisliste te larte qe kishin aftesi te larta teorike dhe praktike ,shkollat e mesme ,te larta dhe institutet shkencore …Hedhja e njerezve ne rruge krijoi premisat per shkaterrimin e konceptit mbi shtetin ,deformoi moralin ,shkallmoi marredheniet normale midis njerezve,krijoi kushte per lulezimin e kriminalitetit ,banditizmit ,vjedhjeve masive te pasurise kombetare,solli korrupsionin drogen dhe piramidat financiare …
    Pra Shqiperia u be shembulli se si nje vend mund te shuhej e te shnderrohej nje shkretetire sociale ,politike dhe ekonomike .Keto pasoja do te ndihen te pakten edhe 30…40 vite te tjera …..Asnje vend i Europes lindore nuk beri ate qe beme ne …Patem vetem nje fat ,te ndodhur ne mes te perendimit mbi nje milione shqiptare qe emigruan dhe filluan te paguhen pak a shume si ne perendim ,shpetuan nga katastrofa vdekje prurese vendin ….Ishin parate e tyre qe ndikuan ne ringritjen e vendit …pra çeku i bardhe qe na shpetoi nga vdekja ishin vete shqiptaret ….Mendoni se sa shpejt do te kishim ecur sikur te ardhurat nga emigrimi te ishin investuar mbi strukturen prodhuese egzistuese..
    Prandaj edhe gjendja politike e sociale eshte refleks i shkaterrimit te ekonomise …Nje vend qe nuk prodhon ,pra ne nje vend ku njeriu nuk punon ,e denatyron qenien shoqerore ,e egerson ,e shndrron ne nje qenie inkoshiente ,pa moral ,pa ide …Atehere si mund te kerkojme parti normale ,lufte plitike normale ,zgjedhje normale…kur ne vegjetojme ne kufijte e egzinstences fizike …Dhe protagonisti numer nje ,Neroni qe i vuri flaken Shqiperise Berisha eshte akoma aty ne parlament dhe kemben batuta me krueministrin liberal pro perendimor Rama ….Pra ,mendoni ,çmund te prodhoje biseda midis nje mesjetari dhe nje politikani modern …Kjo eshte Shqiperia ,te pakten deri ne Marreveshjen e Nates se bartolomeut politik shqiptar..

  5. Arber Iliri says:

    O Ner gabimi jot qendron ne konceptimin qe ke per pluralizmin.PS-PD nuk jane themeli i pluralizmit si sitem jane vetem prodhime te tij dhe biles jo aq cilesore.Nuk ta ndryshoj dot mentalitetin, s’kam c’a them me.

    1. lani says:

      ska deshtu pluralizmi, ka deshtu modeli shqiptar i pluralizmit,qart me duket shkrimi

  6. Leon says:

    Nje analize mjaft e pelqyer. Nga te vetmit qe jep frymemarrje ceshtjeve me te rendesishme te politikes shqiptare. Respekte

  7. Leon says:

    Nje analize mjaft e pelqyer. Nga te vetmit qe jep frymemarrje ceshtjeve me te rendesishme te politikes shqiptare. Respekte

  8. pluralizmi i bythes says:

    Nuk ka pluralizem ne nje sistem oligarkik. Kjo qe ndodhi ne Shqiperi nuk ishte nje tranzicion demokratik por nje rikonfigurim diktatorial nga oligarki politike ne oligarki klienteliste. Pa krijuar diferencialin ne kapital dhe fuqi, kelyshat e kastes se vjeter nuk mund ta dorezonin pushtetin demokratikisht kur ishte per t’u dorezuar, se do u duhej t’ja fillonin nga zero si gjithe te tjeret pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *