Ministrat që vranë “Republikën e Re”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Drini Kuqo

Nëse biem dakord që ta quajmë politikën një biznes, ai është pa dyshim biznesi i shpresës. Është pikërisht shpresa, malli mbi të cilin është i bazuar i gjithë mekanizmi mbi të cilin gjallojnë partitë.

Pas tre muajsh në ngujim, me marrëveshjen e 18 majit Partia Demokratike kishte mundësinë më të mirë për të ngjallur besimin tek alternativa e saj, duke gjetur ata emra të përshtatshëm ministrash tek të cilët shqiptarët e thjeshtë të mund të identifikoheshin.
Njerëz si të gjithë ne, profesionistë të zotë, që i përgjigjeshin ftesës së PD-së në një moment të vështirë për vendin për të dhënë kontributin e tyre në dikasteret që iu ofruan. E megjithatë, ndodhi pikërisht e kundërta. Në vend që të zgjidhte teknicienë, PD zgjodhi militantë dhe njerëz që kanë lidhur çdo hap të karrierës së tyre me politikën.

Në vend të njerëzve të thjeshtë dhe punëtorë, PD zgjodhi t’i besonte sërish ministritë milionerëve që kanë secili të paktën një problem me drejtësinë dhe kanë qenë të përfshirë në të paktën një aferë të madhe në të shkuarën.

Oferta e PD për “Republikën e Re” u zëvendësua sapo iu dha mundësia për të kapur disa karrige me ofertën e saj të zakonshme, me Helga Vukajn, ministren e Financave të përfshirë në një skandal të përvetësimit të pronave, me Demirajn, ministrin e Brendshëm e dyshuar për spiunazh që nxjerr vartësit të gërmojnë për ar, me ministra të tjerë, të përfshirë në aferën e CEZ-it apo në shpërthimin e Gërdecit, e kështu me radhë.

Kjo qeveri, pavarësisht se sa do të zgjasë, do të mbahet mend si momenti në të cilin Basha bëri gabimin më fatal, momenti kur me një të rënë të lapsit ai vrau shpresën që kishte mundur të krijonte tek ndjekësit e tij. Sot, fytyra e “Republikës së Re”, më shumë se një horizont shprese, është vetëm parathënia e një libri horror.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Ministrat që vranë “Republikën e Re””

  1. kombi says:

    Shume mire beri qe i zgjodhi keta ministra te korruptuar, me qellim qe te tregojne fytyren e tij dhe te mashtrimit, me Republiken e Re.
    KJO ESHTE PD. NUK HEQIN DORE NGA KASTA E VJETER .
    ZOTI. E RUAJT SHQIPERINE, NGA KETA KUSARE TE VJETER ,QE DO TE FILLOJNE FUSHATEN E MASHTRIMIT,PER TI SHPLARE TRURIN POPULLIT ME” REPUBLIKEN E RE “.

  2. PPSH says:

    e kush merr mundimin te lexoje pacavurre propogande e Temes….

    e verteta eshte edscobari ja futi 1 milion shqiptareve per hir te interesave kriminale me bashen, salen apo Meten.

    lejoji komentet o redaksia e kristalit

  3. agim says:

    O lum miku,edhe sikur te behet nami ,kryesia e PD,Basha me Berishen mire nuk munde te punojne per kete vende,nje shpirtzi-kurre smunde te beje gje te bardhe,klm miku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *