Nënkryetari i PD-së paralajmëron koalicion me PS-në pas 25 qershorit: LSIU e PDIU do jenë në opozitë…

23 Maj 2017, 20:21Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka paralajmëruar një koalicion të mundshëm mes PD-së e PS-së pas 25 qershorit.

Ai ka thënë LSI dhe PDIU do të jenë në opozitë pas 25 qershorit, duke nënkuptuar kështu se në koalicion me PS-në, do të jetë PD-ja.

Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor.

Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestes së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.

PD ndërkombtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni. Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj.

Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit”, tha Spaho, i pranishëm në një aktivitet të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit.

6 komente në “Nënkryetari i PD-së paralajmëron koalicion me PS-në pas 25 qershorit: LSIU e PDIU do jenë në opozitë…”

  1. boom says:

    Koalicioni i Qelbesirave nqs ndodh. Rama duhet ti beje te qarte popullit se pse njerezit duhet te votojne PS kur ai i fal pushtetin ne tavoline PD-se?

  2. freee says:

    Po sa te trashe jane kta te PD …..partia fituese e ben kualicionin ne baze te nevojes dhe kushdo te fitoje ska pse ta ndaje pergjysem pushtetitn kur pjesa me e madhe i takon sipas votes. duket qe sben hajer PD me kta injorante

  3. Brezi i djegur says:

    Pordh me rigon!! Destabilizim i kote, ca e dini Edi Ramen, leshko?? E di e gjith bota se votuat se ua mblodhi Amerika, e pate se si è trajtuan superprokurorin e leshit tuajin megjith bashkpuntoret, si lecka!! I hoqen vizat pa i dhene asnje shpjegim!!

  4. mergim tari says:

    Thjesht shantazh ndaj LSI
    PS duhet te dale force e pare dhe te beje koalicion me LSI.
    Jane e keqja me e vogel.
    Ndersa PD eshte parti me rrezikshmeri te larte shoqerore, eshte parti antikombetare.
    A e mendoni dot Ramen kryeminister dhe Jamarber Malltezin minister te mjedisit,
    Edi Paloken minister te ndertimimit, Flamur Noken minister te bujqesise dhe
    Luciano Bocin minister te arsimit.
    Ju e shikoni qe edhe tani qe u perbetuan se do te emeronin ministra teknike, kane
    vene ministra edhe me politike se ata qe ka vete PS. Nuk mund te jetoje ne nje shtepi edhe qingji edhe ujku.

  5. Trebeshina says:

    Mos u genjeni o njerez nga keto sajesa te ndyra te Pd-es. Kurre Edi Rama nuk mund te beje koalicion me vrasesit dhe hajdutet e ketij vendi. Marreveshja u be vetem e vetem, qe te votohet vetingu dhe te zbatohet reforma ne drejtesi. E vertete eshte ajo qe Lsi dhe Pd do beben bashke, prandaje edhe zoti Liro na nderoi me ate vizite ate te pa pritur ne zyren e Berishes.

  6. Xen deledashi says:

    Jeni të gjithë në rradhë për burg more plehra. Ç’jajnë këto ëndrra me sy hapur . Tollumbat që hanit në çadër, me sa po duket ju kane lene me pasoja që flisni përçart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje