Nis puna për implementimin e Vetting-ut, komisioni ad hoc merr në shqyrtim 193 dosje

23 Maj 2017, 13:49Politika TEMA

Ka nisur puna e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve të cilit do të merren me krijimin e institucioneve të rivlerësimit.

Gjatë mbledhjes së sotme anëtarët u dakortësuan lidhur me kalendarin e punimeve që do të kryhen.

Kryetar i komisionit ad hoc, deputeti socialist Ulsi Manja, e konsideroi mbledhjen e sotme si konstruktive.

“Komisioni do të prodhojë një listë perfundimtare me 193 anatarë që do t’ia vihet në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë për të bërë një vlerësim,” u shpreh Manja.

Ndërkohë anëtarët Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Vasilika Hysi dhe Luan Rama kanë shprehur qëndrimin e tyre pro kalendarit të punës.

“Jam dakord me konsideratat dhe sygjerimet e kolegeve. Me nisjen e komisionit reforma hyn ne rrugën e jetësimit. Duke vlerësuar të gjithë punën e dhënë, besojmë se produkti do jetë i mirë për t’i shërber besimit që kanë shqiptarët se drejtësia do të bëhet. Angazhimi ynë do të jetë maksimal,”  tha Luan Rama.

“Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Të çojmë në dy komisionet e tjera një listë të konsoliduar. Ata që s’kualifikohen të njoftohen në kohe, që të kenë mundësinë e apelimit”, nënvizoi Oerd Bylykbashi.

Në kuadër të implementimit të reformës në drejtësi, Parlamenti miratoi dje me 123 vota pro ligjin e Vettingut i cili i hapi rrugë ngritjes së komisioneve ad hoc .

2 komente në “Nis puna për implementimin e Vetting-ut, komisioni ad hoc merr në shqyrtim 193 dosje”

  1. mirel says:

    Tani po qe do e bejne vetingun, do e mbajne fjalen si burrat . Me ministrat e rinj qeveria eshte drejt implementimit te plote….te krimit.
    Megjithate duhet dhe Taku per “inspirim”.
    Ka ndonhe term tjeter me cudiberes per shqiptaret?
    Veting, implementimim, inspirim, pordhim..

  2. art says:

    Nji mut keni per te bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje