Paska Milo: E firmosi Basha, por marrëveshja në fakt është Rama-Berisha

23 Maj 2017, 19:17Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo në një intervistë për emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv është shprehur se marrëveshja e 18 majit edhe pse u firmos nga Basha është pakt mes Ramës dhe Berishës.

“Pakti më Bashën është marrëveshja Rama-Berisha si ajo prillit të vitit 2008. Pavarësisht se firmën e vendosi Lulzim Basha, marrëveshja është Rama-Berisha”, është shprehur Milo.

Paskal Milo: Qeveria e re më qesharkja që nga viti 1991 

Ndërsa qeverinë e re me ministrat dhe zëvendës kryeministren teknike Milo e cilësoi si më qesharaken që Shqipëria ka pasur pas vitit 1991.

Sipas tij emrat e rinj nuk kanë në dorë asgjë dhe janë thjesht disa të deleguar të PD që kanë marrë me qira zyrat për një muaj.

“Qeveria më qesharake që ka pasur Shqipëria nga viti 1991 e këtej, për nga mënyra si u formua dhe për nga kompetencat që kanë ministrat teknikë dhe zv/kryeministrja. Ata nuk do të bëjnë asgjë, nuk kanë në dorë të bëjnë asgjë. Me pak fjalë janë disa të deleguar të PD që kanë marrë më qira për një muaj zyrat.

Rama mund t’i mbledhë sa për sy e faqe ose për të marrë ndonjë vendim që mund të merret në rrethanat e fushatës, por kjo qeveri nuk ka më vendimmarrje të rëndësishme”, deklaroi Milo.

Milo: Pas zgjedhjeve të 25 qershorit koalicion PS-LSI ose PD-LSI 

Sipas Milos asnjë parti nuk do të mund të qeverisë e vetme ndaj tha se janë më të mundshëm vetëm koalicionet PS-LSI ose PD-LSI, në rast se nuk diktohet nga partnerët ndërkombëtarë bashkëqeverisje PD-PS.

“PS do jetë parti e parë, por shifra më e lartë nuk i kalon 60 vendet në Parlament, parashikoj rritje të lehtë të PD dhe të LSI. Do ketë patjetër koalicion post zgjedhor. Në Shqipëri nuk ka terren për koalicion PD-PS, pasi edhe elektorati nuk ka kulturë ta gëlltisë këtë”, tha ai.

Kreu i PDS gjithashtu tha se pavarësisht komponentit provokativ që kanë emrat e ministrave të PD, Rama e ka gëlltitur pasi opozita doli nga çadra.

“Emrat e PD patjetër e kanë komponentin provokativ nga PD, si në rastin e Demiraj që u shkarkua nga Kodheli. Rama e ka gëlltitur këtë emër apo ndonjë tjetër për të mos dhënë shkas të prishet ajo që u arrit.

Këta emra ishin dekor për të nxjerrë PD nga çadra ndaj Rama nuk është shqetësuar se çfarë përmbajnë këto emra dhe çfarë historie të së kaluarës kanë”, tha Milo.

Sa i përket Partisë Demokracia Sociale Milo tha se ka si objektiv që në Parlamentin e ardhshëm të ketë 2 deri në 3 deputetë. Ndërsa vendimin e Ramës që të majtët të shkojnë në zgjedhje jashtë koalicioneve Milo e cilësoi taktikë të gabuar.

“Objektivi ynë është që të kemi 2 deri në 3 deputetë në Parlamentin e Shqipërisë. Unë jam në qarkun e Tiranë ku kryesoj listën e Partisë Demokracia Sociale. Rama është përgjegjës i plotë për mosrespektimin e marrëveshjeve me partinë tonë. Rama ka gabuar taktike me ne të majtët që po shkojmë në zgjedhje veç e veç ndërsa e djathta ka mundësi të shkojë”, tha Milo.

4 komente në “Paska Milo: E firmosi Basha, por marrëveshja në fakt është Rama-Berisha”

  1. lond says:

    Ngele tuj hanger mut mor moster, ti vet sa deputet do marrish mor pusht, keni hanger nga votat e ps fhe tani jeni bo armiq te saje, do votat 73 deputet ps or milo

  2. guri says:

    te pakten e ke siguruar veten ,por te jesh i bindur se Ps do marri mbi 66 deputete dhe Lsi shume me pak se ne 2013 do ja mari PAA deputet.

  3. Shqiptari Ilirise says:

    Rama ta ka respektuar marrevashjen.Biles shum.Shoferin tend,nje rryp-rrypi me nje diplome te blere ta ka vene Shef te Administrates tek Ministria a Ekonomise.
    Thuaj që jo!

  4. taqo says:

    Po crendesi ka kush e firmosi o Paskal ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje