Polici kavajas i vjedh telefonin viktimës, ia gjejnë… vajzës së tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Efektivi Baki Ballhysa duket se nuk e ka pasur aspak problem të vjedh celularin e një të reje të sapovdekur në aksident, por ka dalë “zbuluar” nga vajza e tij. Polici nga Kavaja u arrestua dy javë më parë, ndërsa prokuroria e këtij qyteti ka zbardhur ngjarjen për të cilën ai akuzohet.

Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se kanë prova të forta që e implikojnë atë në vjedhjen e celularit të viktimës, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza “Vjedhje, e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Denoncimi për këtë rast është bërë nga kunati i vajzës që humbi jetën në aksident.

Ai ka pohuar se nga sendet e së resë mungonte vetëm celulari “Samsung J5”, raporton “GSH”.

Ky aparat rezultoi se ishte marrë nga punonjësi i policisë i Komisariatit Kavajë, pranë pikës së bllokimit të mjeteve të sekuestruara, i pandehuri Bali Ballhysa, dhe më pas ia ka dhënë vajzës së tij.

Sipas të dhënave, ky celular është vendosur në punë vetëm një ditë pas aksidentit, dhe vetëm 46 minuta pasi Baki Ballhysa ka lënë shërbimin.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Polici kavajas i vjedh telefonin viktimës, ia gjejnë… vajzës së tij”

  1. ela says:

    ti vij turp po gjerat e te vdekurit mori?haram ta kete jeten

  2. Frank says:

    Turq te pabese.Shikoni emrin nuk kane gjak keto mbetje turke ketu.

Lini një Përgjigje te ela Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *