REPLIKAT/ Qytetari: Nuk ka drejtësi po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda. Rama: Drejtësia do hapë dyert e burgut…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekëst e tij në “Facebook”, pas miratimit të vettingut.

Komentuesit e kanë kritikuar kryeministrin për emrat që do të jenë në komisionet e vettingut.

Madje, i kanë kërkuar burg për ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Replikat

Komentues 1: Politika i nderuar Zoti Kryeminister ka nje emer qe kultura ime nuk mund ta shprehi, po qe jam i sigurt qe ju e kuptoni, per arsyen se ju kam besuar aq shume si nje qytetare qe e do drejtesine do mundohem t’ju besoj, po ajo marreveshja me Lulin me bie pak ere (qofsha i gabuar)….nuk ka drejtesi ne Shqiperi po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda.

Edi Rama: Artan, kulturën tende nuk e njoh dhe nuk e di sa e gjere është, por di te te them qe sot duhet te jesh një shqiptar i gëzuar për çka ka ndodhur, ndërsa dyert e burgjeve mor mik as i hapin e as i mbyllin partitë me marrëveshjet e tyre ne demokraci, po DREJTESIA! Dhe DREJTESIA qe s’pyet për partitë, lind me VETINGUN! Kështu qe mbase ky është një kontribut modest ne kulturën tende dhe sa për politiken, politika është një force negative kur përdoret për qëllime te këqija dhe një force pozitive e pazëvendësueshme kur përdoret për qëllime te mira! Natën Artan

Komentues 2: PD e ka votuar vettingun qe ne 22 korrik 2016 kur u miratuan ndryshimet kushtetuese. Sot u miratuan anëtarët e opozitës ne komisionet parlamentare “ad hoc”, te cilët me pas do zgjedhin sipas nje formule kushtetuese qe kerkon shume kohe, anetaret e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (12 anetare), dy Komisioneret Publike dhe Kolegjin e Apelimit (6 anetare), te cilët pasi te miratohen serish nga parlamenti ne seance plenare me 3/5, dhe pasi te sistemohen me zyra do nisin kontrollin e figurës së gjyqtarëve që do të zgjasë si procedurë kushtetuese deri në 9 vjet….

Edi Rama: Ervin Karamuco nese ky eshte teater sic thua zotrote, te siguroj qe fejsbuku nuk te bën regjizor dhe do te duhet te pranonim qe vete Bashkimi Europian është nje teater, por fatmiresisht nuk jemi te detyruar as ta mendojme e jo me ta pranojme kete, sepse e dine mire vendet qe kane kaluar nga rruga e kesaj reforme te thelle se vetem teater s’eshte kjo pune! Sa për 9 vjetet qe s’di ku i ke gjetur ti, po mbase e ke nga futbolli si numër, mos u mërzit se do llafosemi pas 9 muajsh bashke prape✌️

Komentues 3: D.m.th kjo marrëveshja paska qene qe Saliu ti shpëtojë drejtësisë pa te votoje vetingun.?!!! Nc, nc, nc, nc…….. Dhe ndërkombëtaret dakord patjetër?!!! Po populli?!!!!!! Apo çe deshe!!!!!

Edi Rama: Dmth kjo marrëveshja Aleksandër është qe ti te hapesh veshët e te dëgjosh cfare thuhet qe mos flasësh broçkulla! Sepse Vetingu mor zotëri qe i qan hallin popullit, ishte bllokuar pikërisht sepse Saliu dhe PD nuk kishin votuar pjesën e tyre te detyrimit kushtetues! Përndryshe për cfare u vonuam dhe sipas teje cfare duhet te bënim ne nese s’bënim këtë marrëveshje qe është fiks per te mirën e Shqipërisë e te popullit, jo per te shpëtuar ndokënd nga drejtësia… Dhe po te kujtoj Aleksandër, qe drejtësinë nuk e ben qeveria shyqyr Zotit se nuk jemi ne diktature, po e bëjnë gjykatat dhe prokuroria e pastruar nga Vetingu! Kuptove Aleksander?

Komentues 4: Tash s ju ka met ma kerkun ku me e zbatu ket reformen n drejtsi, veq te naj fshatar i shkret qe del shit naj shishe qumsht, a naj pul, a naj tuf majdanoz, se disa emna qe jan antar te ktyne komisioneve te famshme duhet me ken te akuzum jo akuzus. Ksaj i thojn pi raki skrapari, e shperlaje me lladh, ose laj M me Sh.

Edi Rama: Dardan, s’paske kuptue asgje miku im, sepse keto komisionet e famshme sic i quan ti, nuk jane gjykata qe do bejne akuza, po thjesht do perzgjedhin ekspertet nga lista e verifikuar prej Operacionit Nderkombetar te Monitorimit! Qe do te thote se rakine e Skraparit dhe ato lengjet e tjera nuk eshte mire t’i ngaterrosh me njera-tjetren e as ta kthesh ne muhabet rakie, nje moment historik per drejtesine si ky!

Komentuesi: kot fare,u be bajat vetingu ne gojen tende.per ke do behet Vetingu? Meta president, basha+berisha+rama bashkqeverisje… deshe s’deshe qeverine teknike e bere,zgjedhjet i shtyve, vetem veten tende nuk hoqe.Te pakten mos dil me ne tv te besh deklarata e premtime se e dime qe sdo i mbash…

Rama: Remila, shtyrja nje jave e zgjedhjeve eshte afat ligjor plotesisht normal dhe kete e kisha thene me kohe. E dyta, qeveri teknike do te thote dicka krejt tjeter, po kete duhet ta mesosh duke lexuar se s’ta mesoj dot une ketu. E treta, nese do lexosh qeverine teknike lexo edhe cfare eshte bashkeqeverisja me kete rast. Sa per deklaratat e premtimet e mia, i’a leme kohes me mire, po fiksoje ne koke nje gje: Keto zgjedhje do jene te cliruara nga pesha e shtetit dhee kontestimeve te procesit! Te duket pak apo s’e kupton fare qe eshte me shume se c’eshte bere ne 27 vjet?! Mendoje sidoqofte

Komentuesi: Z,rama 1 pyetje kisha per ju,blushi foli per bashkqeverisje,ju per tepsia,paloka per zhvirgjerim e qepje ,berisha per xhelozi e dashuri,vetingu u votua,,,,,tani kush do zhvirgjerohet e kush do qepet?

Rama: Adriatik kjo nuk eshte linje hot dhe mbase u drejtohesh personave qe ke permendur, per te marre shpjegime lidhur me kuriozitetin tend! Bashkeqeverisje e zgjedhjeve, po, e vertete. Bashkeqeverisje politike, jo, genjeshter! Per mua ka rendesi qe u votua Vetingu, te tjerat jane per muhabet rakie ne klubet e katundit te politikes e media.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

14 komente në “REPLIKAT/ Qytetari: Nuk ka drejtësi po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda. Rama: Drejtësia do hapë dyert e burgut…!”

  1. azi says:

    u kuptua marveshja ishte qe sala dhe luli te mos futeshin ne burg,kaq e kupton edhe nje i pashkolluar

    1. pjeter says:

      Ku e kuptuat qe Salu e Luli nuk do hetohem more aman?u votuan komisionet, eshte vetem hapi i pare, kur te mbaroje i gjithe procesi, dote kemi byrone e hetimit qe dote hetoje vepra te caktuara kriminale, dhe bashke me nje prokurori te vetinguar ne munt ta quaj keshtu, ku mund te akuzoje kriminelin dhe ta coje per gjykim , nga gjyqtare te vetinguar edhe ata, te vetmin shanc qe ka saliu te mos preket, eshte qe te amnistohet, sepse mund te dali bashkeudhetari i shume bemave Lilo Meta dhe te leshoje amnisti, ndryshe , kush ka shkelur ligjet e republikes se shqiperise, nuk ka as me te voglen garanci ne te ardhmen se nuk dote rrezikoje te shkoje ne burg.por ky veting do ti hapi rruge shume drejtesise per njerzit e thjeshte,ne kuptimin e plote te fjales, imagjinoni disa qe si profesion kane shpifjet kanosjet, dhe eshte plot ne mediat tona, pas reformes o ndryshojne profesion,o do e pesojne nga ligji, sepse kjo reforme do te krijoje ato ekulibra qe ne drejtesi jane jetike per te funksionuar, nuk mundet llalla i radhes te beje miresi per dike, dhe deme per tjetrin duke mbyllur syte, sepse ka nje cekan tjeter mbi koke qe do te gjykoje punen e tij, tani nga sot neser, te jemi realiste, nuk mundet,jemi me mentalitet te korruptuar te gjithe,por te pakten kemi istrumentet per te shpresuar nje drejtesi te drejte per shqiptaret.

  2. i papami says:

    E menderose o Rame, ta kishe menduar kete situate qe do vinte nese je vertet aq largpames sa mendon ti. ti kishe marre masat qe opozita mos te bllokonte as vetting, as zgjedhje. Re Brenda tani nga mendjemadhesia jote.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      mos mos shaj km se tu turr ripjellja tashi

  3. mashtruesit says:

    a ka akoma budallenj shqiptare qe besojne keta mashtrues si edi rama lul basha sali berisha ilir meta fatmir mediu e keshtu me radhe? keta gjithcka e bejne per te ruajtur dhe konsoliduar pasurite e tyre kriminale anipse flasin ne emer te popullit. Keta duhet te ishin atje ne manchester dhe jo ata femijet e shkrete qe u vrane nga kamikazet.

  4. Timi says:

    Që Sala do i shpëtoj burgut jam më se i sigurt thjesht për shkaqe moshë do i shpëtoi. Por së paku Basha e Zeni të paguajnë dëmet. Do ishte pak drejtësi.

    1. nar gerrneta says:

      me pak fjale mere me long se mishi maroje….e ku je piktor ku je…..breket nai hoqet tashi i cik voj ke suma e shtyjeni mire..kte meritojme ne si popull…se gabimin e bome vete ne 90 sju prekem i fije floku ju politikaneve…dhe ju moret zemer e boni ca ju do palla…ne jena popull qi qi nbyth e kena pak

  5. Mika says:

    Mbase komentuesit jetojne ne vendet ku duhet te antaresohemi por keto merake tregojne ngjizjen ne trurin e njerezve qe kryeministri eshte mbi gjithçka e mbi te gjithe se keshtu e kultivoi Sali – media.
    Kur te kemi drejtesi te drejte dhe kjo do te arrihet fale perkushtimit te Edi Rames se edhe Ai mund te lodhej e mjegullohej nga tollovia neveritese e medias @ anai – isteve apo jo? Qe mbjelljen e lodhjes e pasigurise ka per qellim apo jo? Te zhvleresoj vlerat dhe ti beje elozhe kastes apo jo?
    Fale miqeve do shikoni rolin e Prokurorit te pergjithem ne funksionimin e shtetit!.
    Pse kaq vone?
    Une mendoj se nuk jemi kerthiza e dynjase; Nuk e krijoji gjendjen Z. Rama, Gjeopolitiken e levizin forca te medha por edhe kur gjejne partnere serioze si Kryeministri yne.
    Prandaj ta vleresojme per perkushtimin dhe inisiativen qe mori jo per personin e tije por per te ardhmen e femive tane.
    Duhet te kemi parasysh se kombi Shqiptar gjate gjithe historise ka “humbur” shanse per tu bere .
    Po vetingu me rezistencen e pd-se çfare qellimi kishte?
    Faleminderit prej meje zoti Kryeminister.

  6. Orli says:

    Rame!po te kujtoj nje premtim:21 Janarin qe pate premtuar se do shkonin para drejtesise e fatkeqesisht shkove pas pazareve!

  7. vlora.vlora says:

    Te shikoje parlamentin e djeshem te vinte per te vjelle qe nga fjalimi kryeministrit veshja e tij, dhe deri te batutat e vrasesit berisha ,si duket te gjithe jane te kenaqur, po ndajne llomkat bashke ,me beri pershtypje fjalimi i Blushit pavaresisht se vdes per karige por gjithshka tha ishin te verteta .Turp qe udhehiqemi nga fendurina

  8. qamo says:

    Gëzohuni o shqiptarë, kudo që jeni…. Këtej e tutje, “do të hamë me lugë të artë”, sepse do të na ushqejë Vetingu i Edi Ramës dhe i Sali Berishës, që do të jetë thjesht një mburojë për ta dhe përsëri do të rrjepë fukarenjtë … (duke u nisur që nga rrogat super të majme të gjyqtarëve e prokurorëve, që arrijnë rrogat evropiane, ndërsa rroga e punonjësit të thjeshtë shqiptar, është mesatarisht njëzet herë më e vogël…) Akoma nuk e keni kuptuar, se për të huajt, shqiptarët janë kavie eksperimentale, që mund të bësh ç’të duash me ta dhe përsëri “të puthin këmbët”…! Kryeministri ynë i nderuar, në shumicën e përgjigjeve, flet “si e emë e Zeqos majë thanës”, ose “fluturon me presh në bythë”…! Më mirë të kishim një Qeveri të huaj, se sa lolot Haxhiqamilët tanë politikanë, lodra në duart e të huajve, që qeshin e tallen me fatet e këtij populli….zoti Rama…!!! Realiteti, nuk ndryshohet me batuta e fjalë të bukura…!

  9. mirel says:

    Qofsha i gabuar – thote komentuesi 1.
    I vjen pak ere kjo puna e mareveshjes.
    Aty qelbet e gjitha, kete thuajs kryeministrit.
    Dyert e burgut do hapen qe te dalin dhe ata qe jane brenda, se eshte populli aivqe po vuan denimin.
    Sa per kete palo kryeminister, dhe ky duhet ti bashkohet Sali kriminelit.

  10. Arjan says:

    Vendim I gabuar i Rahmutit frikacak.Nuk e kuptoj keta Te PS kaq shume qenkan Te mahnitur nga udheheqesi i tyre qe vendos per cdo gje qe nga presidenti tek plehrat dhe se fudmi tek marreveshja me PD .Ky eshte poshterim arrogance per Shqiptaret dhe vazhdim I Nje politike antishqiptare kriminale .Derisa neper kufijte e vendeve ballkanike Karen tonelata droge Rahmuti ka falimentuar.Nuk do kete qetesi dhe zhvillim Te Shqiperise pa dale para drejtesise autoret e eksekutimit te 21 janarit Te gerdecit ,formulusit dhe nenshkruesit e shitjes Se detit ,kasaphana e 97 ,vrasjet e shumta vjedhjet e bankave.Nuk ka veting , Jane shashka Sa per ti vene ne gjume Shqiptaret .

  11. Arjan says:

    Pse si botoni comentet ju Te temes .Nuk mund Te mbrohet nje kryeminister i pazoti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *