Rama tallet me analistët: Ata e kanë mendjen te tepsia, ulini zërin TV-së kur dalin në ekran dhe…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në fshatin Manëz në kryeqytet, në një takim me fermerët e zonës.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur edhe për votimin e vettingut.

Ai tha se reforma në drejtësi  është operacioni më i rëndë që është bërë në trupin e shtetit shqiptar.

Sipas tij, ky operacione çon thikën deri në palcë dhe do pastrojë të gjithë metastazat e kancerit në sistem.

Njerëzit nga televizori shohin lajmet e këqija dhe nuk kanë faj që e mendojnë Shqipërinë ashtu.

Më vjen mirë që vij këtu pas një dite pas zhbllokimit të Vetting-ut.

Në një vend si ky, prapë do të fillojnë muhabetet e rakisë nëpër tavolina.

PD me 50 % e vet kishte bllokuar procesin e Vetting-ut.

Ka juristë me eksperiencë 15-vjeçare që kanë konkurruar tek Avokati i Popullit që presin të fillojnë e të bëjnë pastrimin e pallatit të Drejtësisë.

Njerëzit nuk kanë faj sepse kanë parë shumë momente krizash që kanë ngelur bllof.

Reforma në drejtësi është një reformë që duhej rregulluar që në momentin e parë.

Ne nuk erdhëm në qeveri në 2013 për të arnuar.

Ne kemi ardhur për të operuar dhe për të shëruar.

D.m.th reforma në drejtësi është operacioni më i rëndë që është bërë në trupin e Shqipërisë në këto 27 vite.

Sepse e çon thikën deri në palcë për të operuar. Sigurisht që duhej bërë më parë. Ajo që duhej bërë në çerek shekulli u bë në 3 vite”, tha Rama, që ka ironizuar edhe analistët.

“Sot Shqipëria është më mirë se ç’ishte dje në mëngjes.

Pse? Sepse morëm guximin për zhbllokimin e Vetting-ut.

Këta të tepsisë që dalin nëpër televizione dhe ca quhen analistë, ca përplasin duart mbi tavolinë, flasin për ju, por mendjen e kanë tek tepsia për veten  e tyre.

Uleni zërin e TV dhe shihjuni fytyrat, e nëse do ju mbushin mendjen se ndonjë fytyrë nga ata atje ka lidhje me ndonjë fshatar, atëherë shkojini e votojini, por asnjë fytyrë aty s’ka lidhje me ju”, tha Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *