Reali zyrtarizon afrimin e 16-vjeçarit Vinicius Junior, shpenzoi 45-milionë euro

23 Maj 2017, 21:06Sport TEMA

Vinicius Junior është futbollist i ri i Real Madrid

Klubi madrilen ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën braziliane, Flamendo për transferimin e sulmuesit 16 vjeçar, Vinicius Junior.

Skuadra spanjolle njofton se Vinicius do të qëndrojë në Brazil deri në korrik të vitit 2019, kur edhe do të ketë kaluar moshën 18-vjeçare.

“Real Madrid dhe Flamengo kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Vinicius Junior nga korriku 2018. Ai do të qëndroj në skuadrën aktuale deri në korrik të vitit 2019, por ai mund të luaj për Realin para kësaj date, nëse të dyja palët merren vesh”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit.

Kujtojmë se 16 vjeçari i ka kushtuar Real Madridit 45 milionë euro.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje