Skënderbeu e Partizani, short i favorshëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Skëndërbeu dhe Partizani janë ende të hidhëruara që nuk kanë fituar kampionatin shqiptar, por kanë marrë një lajm pozitiv për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Të dyja këto skuadra shqiptare do jenë të favorizuara në shortin e 19 qershorit dhe kundërshtarët e tyre në turin e parë të europa Ligës do jenë më modestë dhe potencialisht të kalueshëm.

Skëndërbeu e ka koeficentin 6.9 dhe madje nëse do ishte në turin e dytë të Europpa Ligës do ishte në vazon favoritëve, ndërsa Partizani e ka koeficentin 3, koeficent i mjaftueshëm për të qenë në vazon e parë.

Ky është një lajm i mirë sepse kalimi i mundshëm i turit për të dyja këto klube do rrisin të ardhurat.

Pjesëmarrja në dy ture do të thotë praktikisht 450 mijë euro një shifër e kënaqshme për të dy këto klube.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *