Thaçi akuzon rëndë komisionerin Johannes Hahn: Kujdeset vetëm për Serbinë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i Kosovës, Hashnim Thaçi u takua të hënën në Vjenë me Presidentin Alexander Van der Bellen. Thaçi ka kritikuar ashpër Komisionerin Hahn.

“Bashkimit Evropian i mungon aktualisht vizioni dhe guximi”, theksoi Presidenti  i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve (APA). Ndërsa “mungesa e lidershipit në BE do të shfrytëzohet nga Rusia për destabilizimin e shteteve të Ballkanit”, mendon Thaçi, i cili ka kërkuar nga BE-ja që sa më shpejtë të ndryshojë qasjen ndaj shteteve të këtij rajoni.

Presidenti i Kosovës ishte në veçanërisht i ashpër ndaj Komisionerit për Zgjerimin, austriakut Johannes Hahn. “Ndërkohë që Federica Mogherini po përpiqet të paktën të ruajë dinamikën e raporteve me Ballkanin Perëndimor, Komisoneri Hahn, për fat të keq, nuk është fare prezent atje”, pohon Thaçi, i cili akuzon rëndë Hahnin edhe për raportin e tij me Serbinë. “Komisioneri Hahn është përkujdesur vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor”.

Në Ballkan po rritet ndikimi rus

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervistën me APA pohon se Bashkimi Evropian duhet të angazhohet shumë më shumë në Ballkan, sepse aty është shtuar ndikimi i Rusisë. “Ky rajon nuk mund të shihet vetëm si çështje teknike, por edhe strategjike. Nëse BE-ja vepron në mënyrë më strategjike, më aktive, atëherë do të mbyllë hapësirën e krijuar për destabilizimin e rajonit nga Rusia”, theksoi Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka kritikuar Brukselin edhe për shkak të kritereve për liberalizimit të vizave. Thaçi ka refuzuar të komentojë zhvillimet në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit, por pritjet nga qeveria mbeten të njëjta: “Duhet të përfundojë demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të bëhet liberalizimi i vizave, të normalizohen raportet me Serbinë…”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Thaçi akuzon rëndë komisionerin Johannes Hahn: Kujdeset vetëm për Serbinë!”

  1. durimi says:

    Respekto veten qe te respektoj tjetri ,, para serbis u tregove malle shume i lire, cfare fituan serbet e kosoves dhe cfare fituan shqiptaret e presheves nga dialogu reciprositetit me serbin kete tregoi popullit te tjerat jane dengla , nuk e ka fain hani.

  2. emigranti says:

    Per here te pare nje gjysem ankese nga Thaci, I cili per shume vjet nuk e ka hapur gojen per te drejtat e shqiptareve, por ka zbatuar verberisht cfare I kane servirur te huajt kuptohet nen presionin serb.
    Shume vone dhe shume pak, aq sa gjendja sot duket sikur serbet jane viktima dhe jo shqiptaret.

  3. Baliu says:

    Ky palaqoja i Brojes e ka luksin ti kritikoj austriaket, derisa ne anen tjeter nenshkruan qdo gje qe e kerkojne nga ai austriaket. Austriakeve ju intereson diplomacia e heshtur dhe fitimpruese, kurse ketij loparit i intereson te qoj pluhur me fjale bombastike gjoja se eshte ‘lider boteror’ dhe i pazevendesueshem derisa Gjykata Speciale te filloj te merret me te si i akuzuar per krime te renda.

  4. Kuq e zi says:

    Gabimi ndodhi kur amerika ja la rajonin ne kujdestari be-se
    Europa si rrezik sheh vetem serbine dhe kerkon ta kenaqe qe ti largohet rusise natyrisht si gjithmone europa kerkon ta kenaqe me interesa jo te saja pra ne kurriz te shqiptareve
    Shqiptaret te nderpresin dialogun dhe te mos e vazhdojne pa pranine e amerikes dhe jashte tavoline brukselin
    Eshte e thjeshte brukseli nuk luftoi dhe nuk i dhimbset mundi i amerikes ne negociata e rendesishme eshte qasja e serbise

  5. Alban Hamzai says:

    Rusia nuk ka asnje ndikim ne Shqiperi dhe Kosove te cilat jane koke e kembe me Turqine dhe I lepijne prapanicen e SHBA .Keto jane pordhe me rigon te Thacit ,sikurse edhe te Rames thjesht per presion ndaj BE . Nga ana tjeter Thaci duhet te mesoje nga binjaku I tij Rama se si ta fuse ne thes komisionerin evropian me metodat shqiptare (sic e futi ne thes Rama me ndihmen e ambasadores se BE ne Tirane dhe nepunesen italiane te komisionerit ).Dhe keshtu rregullohen punet sa per ti hedhur hi syve popullit dhe te vazhdoni mbreterimin tuaj secili ne pjesen e tij. Ju lutem botoni komentin tim!

  6. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    Erdogan:”………….cfare mekati ka bere Turkye qe Evropa e mban pas dere ketu e 54vjt!!!???Pse me mire se ne ishin Bullgaria,Rumania qe u bene pjese e BE!!??
    Perse Evropa e mban me te mire Greqine dhe ben te pamundur qe ta mbaj ne kembe kur borxhi i saj kap shifren 400mld !!?
    Turkye nuk eshte ndonje katund,por shtet i fort ekonomik……..”
    Ajo qe harron Edoga eshte se Turkye eshte nje shtet sumash arabe,kshq nuk ka vend ne Evrope.Prandaj edhe Thacua duhet ta kuptoi nje gje te tille se : Zoti nuk beri te gjithe njelloi,ju ishit pa fat qe lindet………..KORRAKE!

Lini një Përgjigje te durimi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *