VIDEO/ Grida Duma në rolin e kukullës (politike) në Sarandë....

23 Maj 2017, 17:40Politika TEMA

Një televizion lokal në Sarandë, “Sarandaweb” raporton për një përplasje mes një biznesmeni dhe Bashkisë për prishjen e një muri.

Siç shihet në video, biznesmeni thotë se muri është prishur nga Bashkia, që njeh vetëm Koço Kokëdhimën dhe jo ligjin.

Biznesmeni, që thotë se është demokrat dhe ka qenë edhe në çadrën e opozitës, kërkoi ndihmën edhe të opozitës, me rastin se aty po kalonte deputetja e PD-së, Grida Duma, që e hodhi situatën me qëndrim stoik prej kukulle(politike kuptohet) dhe premtimin: “Do ta shohim çështjen tënde”.

Sipas këtij biznesmeni, kreu i PD-së në Sarandë është i lidhur me Bashkinë, mish e thua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje