Zbardhen mesazhet “këshilluese” dhe miqësore mes Ramës dhe Berishës: Kam komunikuar…!

Ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e qeverisë Edi Rama i kemi parë të debatojnë ashpër gjatë seancave plenare, jo vetëm në legjislaturën që po mbyllet, por edhe më parë.

Përtej çdo replike dhe debati të ashpër me akuza në seancë plenare kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij në postin drejtues të qeverisë Sali Berisha duket se kanë mes tyre edhe një komunikim miqësor.

Ka qenë pikërisht Berisha ai që e ka zbardhur këtë si detaj teksa thotë se i ka nisur mesazhe Ramës në formë këshilluese.

Berisha ka rrëfyer se gjatë kësaj periudhe, por edhe pas arritjes së marrëveshjes ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Rama duke iu referuar edhe situatës politike në vend.

“I kam thënë se duhet të ndryshojë qëndrim, i kam shkruar për ecurinë e situatës politike, por edhe mesazhe të tjera”, tha ai teksa u pyet në emisionin “Studio e hapur”.

Madje nuk ka qenë një komunikim i ashpër me debate e replika, por “miqësor” dhe këshillues.

Berisha ka rrëfyer se gjatë kësaj periudhe, por edhe pas arritjes së marrëveshjes ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Rama duke iu referuar edhe situatës politike në vend.

I kam thënë se duhet të ndryshojë qëndrim, i kam shkruar për ecurinë e situatës politike, por edhe mesazhe të tjera.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Zbardhen mesazhet “këshilluese” dhe miqësore mes Ramës dhe Berishës: Kam komunikuar…!”

  1. Bilbilush Tropoje says:

    Po ketij maloku paranojak qe i duket vetja si lider general.O rrote ti nuk ke as cilesi lideri, as karakter e dinjitet.Te genjen mendja si perhere se je i fuqishem.Je nje sherbetor i Lilit, e ndonje tjetri mbas Lilit.

  2. shqiptarja says:

    LUM SHQIPERIA !

    BERISHA “MIQESOR” !

  3. art says:

    Domethene se shpetimtari ne fund te fundit na paska qene Berisha, lume si ne

  4. Qela says:

    Berisha eshte kapo e per te spostuar nje kapo me tentakula te lidhura ne cdo hallke te shtetit per 25 vite, nuk eshte e leht as per USA dhe as per BE, politika vjen e para dhe ne kete rast ka patur kunjuktur nderkombetare dhe sigurisht dhe interesa te me te fortit nen rrogoz, por shpresojme qe te ket interesa pozitive per qetesi dhe ekonomi me te mire per shqiptaret, shpresojm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *