19-vjeçarja nga Rrogozhina joshte meshkujt për seks dhe më pas...

24 Maj 2017, 10:30Kronika TEMA

Një 19-vjeçare nga Rrogozhina është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për shantazh.

Oligerta Bodini joshte me marrëdhënie seksuale persona të ndryshëm që njihte në rrjetet sociale, por i gjobiste më pas duke i shantazhuar, me kërkesë të dy shokëve me të cilët bashkëpunonte.

Marin Leka dhe Edmond Sina, dy djemtë që qëndronin pas vajzës e cila ishte si grackë për personat që do gjobiteshin, janë dënuar me 3 vite burg i pari dhe 2 vite e 6 muaj i dyti.

Ata u prangosën dhjetorin e vitit 2016, pasi prej më shumë se 1 muaji kërcënuan e shantazhuan një të ri nga Kavaja, duke i marrë një sasi të konsiderueshme.

Kjo, pasi në rast se s’paguante, ai rrezikonte jetën pasi kishte ngacmuar Oligerta Bodinin, edhe pse 19 vjeçarja e ftonte vetë për marrëdhënie seksuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje