BATUTAT e Ramës me Veliajn: Po votuat Saliun, harroni punët e lali Erit

Gjatë takimit elektoral në zonën e Kasharit nuk munguan batutat e kryeministrit Edi Rama.

Duke kërkuar një mandat të dytë qeverisës, Rama theksoi se nëse vota shkon për PD, edhe punët e Tiranës dhe të Veliajt do të mbeten përgjysmë.

“Lali Eri thotë: Do bëjmë 30 shkolla, e dëgjuat?

Votoni Saliun ju si shikoni shkollat, votoni Saliun ju edhe pastaj harroni Lali Erin duke bërë punë, e keni vetëm për dasma edhe për ngushëllime.

Edhe ato i bo ky, i qan se i do njerëzit, por do vijë për ngushëllime, edhe s’do merret vesh do ngushëllojë Lali Eri ju për atë të shkretin që iku, apo do ngushëlloni ju Lali Erin që është bërë gjysmë njeriu.

Jepjani votën Saliut… votoni Saliun…..”, tha Rama, çka shkaktoi mjaft të qeshura mes të pranishmëve.

Rama theksoi se në 25 qershor në këtë zonë, më shumë se sa votë për Edi Ramën apo për Lulin, është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet falë bashkëpunimit të qeverisë me Bashkinë e Tiranës.

Më shumë se sa votë për Edi Ramën apo për Lulin është votë për të zgjedhur çfarë është bërë në këto dy vjet falë bashkëpunimit tim dhe të qeverisë me Lali Erin edhe me Bashkinë do prishet e do kthehemi prapë aty ku ishim, apo do të jetë baza për të bërë akoma më tepër.

Nëqoftëse demokratët që lindin fëmijë njësoj si socialistët duan që kur bebja lind të marrin mirëseardhjen me çekun e Bashkisë, të votojnë Partinë Socialiste, nëqoftëse nuk e duan çekun e Bashkisë dhe nuk duan që Bashkia t’ju thotë “t’ju rrojë, edhe 100, e t’ju trashëgohet fëmija”, por duan që të kthehen nga materniteti pasi Bashkia ka thënë “plaç”, e kanë shumë të thjeshtë, në 25 qershor të votojë Partinë Demokratike dhe e kanë “plaç” të sigurtë”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “BATUTAT e Ramës me Veliajn: Po votuat Saliun, harroni punët e lali Erit”

  1. kombi says:

    KA SHUME TE DREJTE , BERISHA ME BASHEN DINE VETEM TE BEJNE RRUMPALLE.
    RROFTE PS , RROFTE KRYEMINISTRI ,QE BEN KAQ SHUME PUNE, PER GJITHE SHQIPERINE ,
    JA ZBARDHEN FAQEN CDO QYTETI .
    RAMEN E DUAM PERSERI KRYEMINISTER.
    POSHTE PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *