Berisha mes Lacios e Atalantës, 3 javë negociata për 3 milionë euro

E ardhmja e Berishës është mes Lacios që zotëron kartonin e tij dhe Atalantës që dëshiron ta blejë dhe gjithçka do të vendoset në 3 javët e ardhshme.

Në diskutim janë 3 milionë euro, që ndajnë kërkesën e klubit romanist dhe ofertën e zikaltëve të Bergamos, të cilët kanë parë se si portieri i përfaqësueses shqiptare është kthyer në këtë edicion në një nga pikat më të forta.

Në kontratën e huazimit të futbollistit bëhet e qartë se situata e tij duhet zgjidhur brenda datës 15 qershor. Parimisht, në fund të këtij sezoni, Atalanta duhej t’i paguante Lacios 7 milionë euro për të siguruar futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Por sipas mediave italiane, bergamaskët nuk duan të shpenzojnë më shumë se 4 milionë euro për të, ndaj gjithçka mbetet e hapur për diskutime të mëtejshme. Portieri shqiptar ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar te Atalanta, e cila do të luajë në Europë në sezonin e ardhshëm, por tashmë mbetet për t’u zgjidhur detaji i formulës së transferimit të tij, shkruan Panorama Sport.

Lacio është munduar ta përfshijë atë në “paketën” për transferimin e lojtarëve si Petanja dhe Gomez, ndaj parashikohet që mes dy klubeve të ketë bisedime intensive në ditët në vazhdim, sapo të mbarojë sezoni i rregullt.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *