Blendi Fevziu - Petrit Vasilit: Nuk keni shanse të dilni forcë e parë!

24 Maj 2017, 00:29Politika TEMA

Drejtuesi i emisionit “Opinion” në TV Klan, Blendi Fevziu është shprehur se LSI nuk mund të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Këtë deklaratë, Fevziu e ka bërë përgjatë emisionit të tij, ndërsa të ftuar kishte kreun e kësaj partie, Petrit Vasili.

Ai tha se çdo kryetar partie që vjen në studio shprehet se do dalë forcë e parë politike, madje edhe ato forca që kanë një deputet theksojnë se do dalin forcë e parë.

Në lidhje me këtë ide të gazetarit dhe njëkohësisht drejtuesit të emisionit, Vasili i është përgjigjur me një gjuhë praktike, duke u ndalur kryesisht tek ecuria e kësaj force.

Thënë ndryshe, kreu i LSI­-së, tha se rritja e kësaj force politike ka një rritje të karakterit eksponencial, pra një rritje e cila ka qenë e vazhdueshme në rendin e 30-­40 për qind.

“Është një rritje që tërësisht dhe matematikisht me garanci të plota për këtë objektiv që unë po them. Nuk është një objektiv pasionant, por një objektiv racional”, tha Vasili.

5 komente në “Blendi Fevziu – Petrit Vasilit: Nuk keni shanse të dilni forcë e parë!”

  1. lavdosh says:

    kur militantet ta kuptojne se ju nuk do jeni me ne pushtet do kthehen ne shtepite e tyre (PS,PD) dhe ju do dilni te paret, dmth do ktheheni tek 10% e votave. Perkthmi ne mandate diku tek rreth 10 deputete
    Parashikimi, sot me 24 Maj
    PS 48-55% e votave, 65-75 mandate
    PD 28-37% e votave, 45-55 mandate
    LSI 08-15% e votave, 08-15 mandate
    PDIU 5-8% e votave, 1-5 mandat
    PSD 3-6% e votave, 0-2 mandate
    PAA 1-2% e votave, 0-1 mandate
    Mega 2-3% e votave, 0-1 mandate
    FRD 3-4% e votave, 0-2 mandate
    Libra 1-2% e votave, 0-1 mandate

  2. pa sali voto pd says:

    pas kesaj qe beri Edi Rama Nuk eshte surprize qe njerezit te votojne LSI. Rama tregoi qe eshte agjent i Sali Berishes ne PS duke bere ministra ne qeverri kandidatet e PD. kjo qe ndodhi ne shqipri eshte e paprecedente ne historine e njerzimit. Qeverri teknike ka pasur shume por jo pa pike kuptimi, aq me teper kur ke ne dore edhe gurin edhe arren. dhe me e keqja eshte se u vendos ashtu vetem se i deshi trapi KM pa u aprovuar e pyetur njeri apo parti tjeter. siç i thone fjales, rrufe ne qiell te hapur. Pse Nuk dha dorheqje kur Nuk diti me, por ia jep tjetrit ne xhep si leshko duke tradhtuar idealet popullin e partine tende? PS duhet te zhduket si parti po ashtu edhe PD. demet qe i ka shkaktuar PD shqiptarve ngjajne me nje kasaphane por nese dikush e ka fajun qe PD ka ardhur ndonjehere ne pushtet kjo eshte PS. le te dalin te tjeret njehere te qeverrisin tashti se ska me kuptim ps-pd.

    Sali Berisha me befason! duket idjot komplet e i semure mendor (te pakten) por ne fund ben gjera qe sja merr mendja qe mund ti beje as njeriu me i mençur qe ke njohur. Aq i mençur sa edhe i lig! o zot na ruj.

    1. albaniafirst says:

      pa sali voto pd, Edi Rama me ate qe beri, e ngopi me lugen e zbrazet PD, pasi keto lloj ministrash pa asnje kopetence jane atje provizorisht. Ajo qe ka bere ai eshte gjeja me e mencur qe nje politikan ka bere ndonjehere. Imagjino nje process zgjedhjesh pa opoziten!!! Fitorja e PS do ishte e cunguar. Ai e futi PD ne zgjedhje qe ta munde bindshem dhe te hiqte qafe nje parti koti si ajo e Like floririt.

  3. timo says:

    Petrit, Iliri në sgjedhjet e vitit 2009 deklaroi se do të kishte 45 deputetë por mbeti me 4.

  4. Ana says:

    kjo parti duhet qeruar se eshte e ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje