BRUKSEL/ Shefja e Politikës së Jashtme në BE Mogherini, takim kokë më kokë me Ramën

Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Federica Mogherini ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. 

Për momentin nuk dihen detaje të takimit, që është zhvilluar përpara darkës që zonja Mogherini do të zhvillojë me kryeministrat e vendeve të Ballkanit.

Më herët ajo bisedoi në takime të ndara edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësues të qeverive të tjera të rajonit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Romë, ku po takohet me homologët e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit të Triestes.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *