Edi Rama: Dënimi i Edi Palokës lajm i mirë, është shpifës profesionist i PD-së

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si mjaft pozitiv lajmin për dënimin e deputetit demokrat Edi Paloka nga Gjykata e Lartë për shpifje.

Ai e konsideron Palokën si një shpifës profesionist të Partisë Demokratike.

“Një lajm i mirë ndëshkimi i radhës nga Gjykata e Lartë për shpifësin profesionist të PD✌️Por s’kemi parë gjë akoma, po vjen Vetingu🇦🇱🇪🇺” shkruan Rama në profilin e tij në Facebook.

Gjyqi mes ish-ministrit të Bredshëm Saimir Tahiri dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka  ka nisur që në vitin 2015 në Gjykatën e Lartë.

Deputeti demokrat  është ndëshkuar nga gjykata me  500 mijë lekë gjobë.

Më herët Paloka është dënuar po nga gjykata e Lartë me gjobë pasi u gjet fajtor për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Edi Rama: Dënimi i Edi Palokës lajm i mirë, është shpifës profesionist i PD-së”

  1. mira says:

    Eshte shpifes ordiner. I neveritshem kur shpertheu ndaj Blushit me fjalor rrugacesh, thjesht per ti bere qejfin Rames, Berishes dhe Bashes.

  2. Xhemi says:

    Uuuaaa, cfare lajmi i mire…….
    ….. shyqyr, do flej rehat sonte me barkun plot dhe e lumtur, nga ky lajm.

  3. Shvejk says:

    Xhemi, shoqet e tua e kerkojne lumturine
    Poshte mesit ,jo te lajmet e gazetes. Provoje dhe do mbetesh e kenaqur.

  4. Ylli says:

    Edo ,tu bofte Ylli jot.Ke Taulant Ballen dhe Bracen ne koliben tende dhe tu beka qejfi per Paloken ????.Ke humor gjithesesi.Problemi eshte se kryetaret e Partive kane nevoje per keta lloj qeniesh.Edhe ti nyk ben perjashtim.

  5. Droga says:

    Ja kto gjykatat e korruptuara godasin perseri. Tanime duke qarte qe Paloka nuk po shpifte. Drejtoret e zevendesuar dhe lufta e humbur kunder droges. Shpresojme pas vettingut personat e rrezikshem si Sajmir Tahiri te ndalohen.

  6. Fatosi-kosove says:

    Para disa ditesh palloka kercenoi Ramen dhe qeverine se skeni pare asgje akoma,dhe me ne fund gjykata e llalles u kujtua ta perfundoi kete loje mes pallokes e Tahirit pas me shume se tre vjet pritje e zhagitje,kurse kur xeni,argita dhe malltezi benin ndonej denoncim ne gjykata ata fitonin mbrenda dy tre ditesh gjyqin por edhe qindra mijera euro,urojme qe gjykatesit ta kene kuptuar se vetingu eshte bere dhe gjykatat nuk mund ti dirigjojne dyshja sali berisha e lul bashka,kurse palloka pas keti denimi duhet te perballet edhe me shume krime tjera,e veqmas per parkun e lojrave,kercenimet ndaj Rames,Tahirit,Veliajt e mazhorances.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *