Gjeopolitika e shiizmit/ Përplasja me Arabinë, lufta në Siri, zgjedhjet: planet e Teheranit

Irani propozohet si fanar i shiitëve dhe reklamon një vend parësor në hierarkinë e pushtetit rajonal. Kontrasti me Arabinë Saudite, lufta në Siri, zgjedhjet e reja: planet e Teheranit në të ardhmen e afërt

Shiitët

Shiizmi (nga Shi’a: “partia” e Aliut) përfaqëson ndarjen më të rëndësishme në brendësi të botës islamike. Ndarja lindi për motive politike, kur në vitin 661 A.D. dinastia umayyade e Damaskut (në parim kundër familjes së Muhamedit), në figurën e Mu’aëiya, fitoi drejtimin e Kalifatit. I mundur politikisht nga ky episode qe Aliu, Kalifi i 4-ët, kushëri e dhëndërr i Muhamedit dhe, për pasojë, familja e Profetit u përjashtua nga drejtimi i Ummasë islamike. Rreth familjes së Profetit (ahl al-bayt: “Njerëzit e Shtëpisë”), sidomos rreth figurës së Al-Husayn, djali i Aliut dhe nipi i Muhamedit, u ndërtua një parti (Shi’a) që reklamonte rolin udhëheqës të Ummasë, në emër të prejardhjes së shenjtë. Në vitin 680 A.D., Mu’aëiya caktoi si pasues të tij Yazid, djalin e tij, duke e bërë të trashëgueshëm titullin e Kalifit dhe duke evidentuar heqjen e trashëgimtarëve të Aliut nga qendra e pushtetit islamik. Në këtë pikë Husayn tentoi të kthehej në Irak për të rimarrë komandën, bashkë me ndjekësit e të atit, por në Karbala, një fshat në brigjet e Eufratit, u arrit nga trupat qeveritare dhe mbeti i vrarë pas një luftimi, ku gjetën vdekjen pjesa më e madhe e ndjekësve të tij. “Masakra e Karbala” shënon pikën e moskthimit për komponenten Shiite: është dita në të cilën një dorë myslimane, e shpallur përfaqësuese e Ummasë islamike, ka vrarë një anëtar të familjes së Profetit.

Përhapja

Sot shiizmi përfaqëson rreth 15 – 20% të myslimanëve: është mazhoritar në Iran (ku shiitët përfaqësojnë pothuajse të gjithë popullsinë), në Azerbajxhan, në Irak e në Bahrein. Përqindje të larta shiitësh janë të pranishëm në Liban (rreth gjysma e popullsisë islamike), në Jemen, në Kuvajt dhe në përgjithësi në të gjitha vendet arabe. Edhe në Indi, në Pakistan e në Taxhikistan janë të pranishme përqindje të konsiderueshme shiitësh. Në Siri, ku shumica e popullsisë është islamike sunite, qeveris familja Assad, që i përket degës së alaëitëve, të bëra pjesë e galaksisë së shiizmit vetëm në vitin 1973, në vijim të një fatëaje të shqiptuar nga Imami shiit Musa al-Sadr.

Irani si “fanar” i shiizmit

Përfaqësuesi kryesor i university shiit bashkëkohor është Irani: popullsia iraniane është e përbërë në rreth 90% të saj nga shiitë dhe në ditët tona është shteti i vetëm që i përket këtij fraksioni islamik në gjendje ta projektojë influencën e vet mbi rajonin e Lindjes së Mesme. Irani e ka përqafuar religjionin shiit si religjion shtetëror me ardhjen e dinastisë safavide në shekullin e XVI-të, përgjithësisht e konsideruar si dinastia që ka krijuar Iranin modern. Shah Ismai’il, themelues i dinastisë safavide dhe mbret i madh Persian, ja ka imponuar shiizmin vendit në funksion antiturk. Në fakt qenë otomanët armiqtë e Iranit safavid, të parë pengesë për rindërtimin e Persisë së Madhe. Në këtë pikë shiizmi, i lindur në Iran për motive politike, u përhap dhe u bë pjesë përbërëse e shtetit të ri. Pas revolucionit të vitit 1979, Irani ka qenë për shumë vite një burim frymëzimi për islamin politik: revolucioni i Khomeini dhe projekti pasues i tij pati një impakt të madh mbi universin islamik, duke e gjetur terrenin tashmë pjellor falë rolit që islami kishte pasur në të gjitha lufta e shkolonizimit të zonës së Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore. Por lufta e gjatë kundër Irakut dhe fërkimet e vazhdueshme me Perëndimin që kanë arritur kulmin me dy presidencat e Ahmadinejad, e shtrënguan Iranin e ri brenda kufijve të tij. Por projekti për t’u bërë “fanari” i islamit shiit vetëm ishte shtyrë: me presidencën Rouhani dhe me fillimin e luftës në Siri, Irani e ka drejtuar sërisht shikimin e tij mbi të ashtuquajturën “Gjysmëhëna shiite”. Ka forcuar raportet asnjëherë të zbutura me Hizballahun, ka mbështetur aktivisht houthitë, rebelët shiitë të Jemenit, në një luftë me bedel ndaj Arabisë Saudite (e njëjta gjë e thënë për periudhën midis viteve 2011 e 2014 në Bahrein), por sidomos ka dërguar pasdaranët për të mbështetur al Assad në Siri.

Në fakt, Siria përfaqëson hyjen strategjike të Teheranit për projektin e influencës në botën Shiite. Klani alaëit i familjes Assad, në pushtet nga viti 1970, është garancia e një shteti mik që bashkon tërësinë e aleancave që e çon Iranin deri në Mesdhe. Një shtet arab që ndan zyrtarisht të njëjtat interesa gjeopolitike të Teheranit, nga raporti me uashingtonin në atë me Tel Avivin. Një urë me Libanin, pse jo edhe teatër lufte ne të cilin Irani ka theksuar vullnetin e tij për t’u paraqitur si aktor kryesor i rajonit. Zhvillimet e bërthamores dhe dialogu i rigjetur me Perëndimin deri në presidencën Trump, i japin vlerë kësaj teze. Irani ka sanksionuar në kushtetutën e tij një legjitimin në projektimin, në mos global, të paktën rajonal: në nenet 152 dhe 154 lexohet se Republika Islamike ka objektivin e mbrojtjes e të “dobtëve të Tokës” dhe myslimanët në të katër anët e globit. Objektiva që rezultojnë më idealë se çdo gjë tjetër, por duke analizuar dizekuilibrin e forcës që është në favor të aparatit ushtarak të Teheranit karshi kundërshtarit kryesor të tij në rajon (Arabisë Saudite dhe vendeve të Gjirit), mund të shikohet qartë se pse Irani reklamon një rol me rëndësi parësore në hierarkinë e pushtetit në Gadishullin Arabik dhe në territoret përreth.

Vendet arabe posedojnë një total prej 368000 njerëzish në forcat e armatosura, të kryesuar nga sauditët që posedojnë 227000. I vetëm, Irani posedon 475000 njerëz, të ndarë në 350000 njerëz të ushtrisë dhe 125000 të Gardës Revolucionare Kombëtare. Kjo e fundit, që përfiton shumicën e kuotës së caktuar për shpenzimet ushtarake, është aparati i ushtrisë i destinuar që të mbrojë dhe, për pasojë të përhapë, urdhërimet e revolucionit kohmeinist dhe është e pranishme në 3 shtetet jashtë kufijve iranianë: Siri, Irak e Yemen. Përveç faktorit ushtarak, Irani posedon një avantazh gjeografik jo të parëndësishëm: posedon tërësisht kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, ku kalojnë përditë 17 milion fuçi nafte në ditë. Veç kësaj, qysh kur houthitë, rebelë proshiitë, kanë marrë kontrollin e zonës jugperëndimore të Jemenit, Teherani gjen një kontroll jo të drejtpërdrejtë potencial edhe mbi Ngushticën Bab al-Mandab, ku kalojnë 25000 anije në vit, 7% e lundrimit global. Për të kundërbalancuar ndërtimin e bazës ushtarake saudite në Xhibuti, e prirur kryesisht që të rivendosë një kontroll të Riadit në ujërat jemenase, Irani ka siguruar konçensionin për të përdorur ishuj të ndryshëm dhe një port në Eritre. Është konfirmimi i interesit strategjik të Republikës Islamike ndaj Jemenit, zgjatje e gjysmëhënës Shiite dhe “Vietnam ushtarak” potencial për shtëpinë mbretërore saudite, e impenjuar zyrtarisht në mbrojtje të qeverisë së Sana’a midis njëmijë vështirësishë, duke pasur parasysh përvojën e pakët e Riadit në konfliktet ushtarake.

Kundërvënia me Riadin

Irani për ndërton kështu një soft poëer të përbërë nga aleanca strategjike me disa vended he aktorë të zonës, me një prani ushtarake në zonat e konfliktit dhe duke theksuar rolin e fanarit shiit botëror. Nga kjo pikëpamje vuan prej një largësie të pambushëshme karshi sfidantit saudit: në fakt, shtëpia mbretërore saudite ka nga ana e saj një vektor projektimi global, që gjatë 30 viteve të fundit i ka mundësuar që të zhvillojë një soft poëer të konsiderueshëm në zona të ndryshme të globit. Bëhet fjalë për hegjemoninë e ndërtuar nga eksportimi i ëahabizmit, degëzim i veçantë i sunizmit që i apelon një interpretimi fjalë për fjalë të Kuranit dhe të haditheve. Në fakt, qysh nga vitet Shtatëdhjetë, me bumin e eksporteve të naftës që e kanë çuar Arabinë Saudite të bëhet një prej shteteve më të pasura të rajonit, Riad ka filluar, nëpërmjet dhënies së fondeve me dërgimin e materialeve didaktike dhe me ndërtimin e xhamive dhe medreseve, që të eksportojë markën ëahabite në të gjithë botën.

Lidhja Myslimane Boptërore dhe Fondi për Zhvillimin Saudit janë dy shembuj sesi shtëpia mbretërore ka influencuar miliona besimtarë në të gjithë botën, nga Jemeni në Kinë, duke kaluar nëpër Kaliforni. Miliarda dollarë të destinuar në të katër anët e globit që e kanë rritur aftësinë e Arabisë Saudite për ta zgjeruar markën e saj.

Veç kësaj, sauditët posedojnë një element të dytë të soft poëer ndaj botës islamike: sovranitetin mbi dy qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës. Dy djepet e islamit janë një burim mjaft i rëndësishëm legjitimiteti, por edhe një barrë për Riadin që çdo vit i duhet të organizojë haxhin në Mekë dhe, për pasojë, të menaxhojë një fluks prej miliona pelegrinësh. Pikërisht lidhur me këtë pikë ka pasur fërkime të forta me Iranin, pas incidentesh të shumta që kanë përfshirë qytetarë iraniane, dhe që ka çuar në bojkotimin zyrtar nga ana e Republikës Islamike e haxhit të 2016. Incidentet e shumta i kanë shtyrë disa studiues dhe anëtarë të spikatur të komunitetit islamik që të kërkojnë një sovranitet ndërkombëtar mbi dy qytetet e shenjta, hipotezë absolutisht jo e marrë në konsideratë nga autoritetet saudite. Religjioni akoma si terren përplasjeje gjeopolitike, i përdorur si factor legjitimi dhe projektimi global.

E ardhmja e Teheranit

Detyra e vështirë iraniane është ajo e ndërtimit të një kundërhegjemonie ndaj shtëpisë mbretërore saudite, duke shfrytëzuar vështirësitë ushtarake që Riadi po has në Jemen. Nga ana e tij, Irani mund të mbështetet mbi minorancat e ndryshme Shiite në vendet e Gjirit (është e rëndësishme minoranca e pranishme në Arabinë Saudite, që gjatë viteve të fundit ka qenë protagoniste trazirash të ndryshme brenda vendit) dhe mbi një humbje të reputacionit që Riadi po vuan në panoramën ndërkombëtare. Transparenca e pakët në alokimin e fondeve saudite, lidhje ambige që shtëpia mbretërore ka me disa grupe ekstremiste të galaktikës xhihadiste, ëahabizmi si parim radikalizimi ndaj formave ekstreme të salafizmit, janë disa prej faktorëve që kanë ndezur debatin ndërkombëtar lidhur me Arabinë Saudite.

Me mundim, Irani ka kërkuar vitet e fundit që të ngjisë pozicione në hierarkitë rajonale: lufta kundër Shtetit Islamik në Siri, që përfshin mijëra pasdaranë iraniane; influence në rritje e gjysmëhënës shiite; një dialog i rigjetur me Perëndimin falë figurës së Rouhani janë 3 pikat që kanë karakterizuar Republikën Islamike gjatë 4 viteve të fundit dhe që formojnë bazën e objektivave gjeopolitikë të së ardhmes.

Pas disa ditësh Irani do të shkojë në votime për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës ose për konfirmuar Rouhani: zgjedhja e Këshillit të Gardianëve për ta përjashtuar nga gara Ahmadinejad duket se shkon në drejtimin e paraparë, domethënë atë të shmangies të një polarizimi politik jo vetëm të brendshëm, por edhe në planin ndërkombëtar./bota.al/

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Gjeopolitika e shiizmit/ Përplasja me Arabinë, lufta në Siri, zgjedhjet: planet e Teheranit”

  1. tfgs1 says:

    si shiitet e LSI se Metes dhe shiitet e partise se Aliut te njejte me njethundraket arabe sunite te PD-se se Saliut apo AKR se Erdoganit……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *