Karamelja që po vdes Partinë Demokratike

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Enkel Demi

Për hir të një kodi të pashkruar, gazetari në Shqipëri shpesh e detyron veten mos të shkruajë ndaj opozitës në vigjilje apo gjatë fushatës elektorale, sepse mendohet që kjo e dëmton atë dhe ndihmon qeverinë artificialisht. Kritika ndaj pakicës është vlerësuar qyshkur si opozita e opozitës, pasi problemi është qeveria.

Por, për fat “të mirë” pas marrëveshjes së yllit të sabahut tani edhe opozita është bërë pjesë e problemit, pra e qeverisë. Sot, udhëhiqemi nga qeveria Rama-Basha, ndërsa sipas kryeministrit karamelja ishte vota e Sali Berishës për këtë qeveri.

Kemi hyrë në fushatën elektorale me një qeveri të çuditshme tekniko-taktike, me një pakt lakuriqësh nate, i cili u bë në terr të plotë, larg syve të botës. Të gjithë e kanë me merak të pyesin se cila palë del e humbur, ndërsa dyshimet janë të pavenda, sepse Partia Demokratike duket sheshit që ka marrë rrëpirën me shpejtësi marramendëse. Në një bisedë disa orëshe kryetari demokrat ia doli të zhbëjë 27 vjet qëndrese demokratësh, e cila u ngjiz me të mirënjohurat ideale të dhjetorit. Arben Imami dhe Eduard Selami duhet të kenë parë se si u shkërmoq ajo pak cipë që pat’ mbetur si make up plakash në ballin e PD-së. Në atë bisedë që shumëkujt ju duk disi e gjatë, ra në hon revolucioni komunist i vitit ’97 që e solli PS-në në pushtet nëpërmjet grykës së pushkës. Jozefina Topalli tani nuk duhet as ta përmendë si i kaloi plumbi pas veshit në Vlorën e atyre kohëve, sepse në qeveri Rama ka zbuluar si thotë vetë një mik të ri, i cili quhet Lulzim Basha. Tre muajt e çadrës u zhbënë për të marrë një drejtori rurale që flitet se ka lekë apo për të vendosur ca ministra që rrogën e parë e marrin pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Tre muaj të kësaj proteste që doktori rrëfen se ishte rezistenca popullore më e madhe paqësore që kanë parë shqiptarët, shërbyen vetëm për të shtyrë një javë dhe vetëm shtatë ditë të shkreta zgjedhjet. Nuk ka qeveri teknike, nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me standartet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por Ervin Salianji duhet të fshijë fotot dhe filmimet në fushat me hashash, sepse është aleat me Saimir Tahirin. Kurse Gent Strazimiri është aleat me Arben Ndokën, Edi Paloka bashkëudhëtar në këtë qeverisje me Paulin Sterkaj.

Partia Demokratike tashmë është në bjerrje të plotë ideologjike. Shenjat i pati dhënë me kohë qysh kur Kaç Islami dhe ish-spiunët e Sigurimit u bënë udhëheqës, por të paktën të gjithë prisnin të vinte PS-ja tek Kaçi, jo të shkonte Luli në akronimin PS. Nuk kanë më pikën e rëndësisë projeksionet e profesor Eduard Zaloshnjes që ka marrë përsipër detyrën e vështirë të mbulojë zvetnimin me numra mandatesh ose më mirë diellin me shoshë. Efekti i rrudhjes, zvogëlimit, tkurrjes si ndodhi me PASOK-un në Greqi është i qartë dhe i përditshëm. I vetmi njeri që është i ndërgjegjshëm për gjithë këtë mort politik është bashkëqeverisësi Edi Rama që ka shtuar dozën e cinizmit duke e diskretituar pa mëshirë Partinë Demokratike. Hedh romuze kudo që shkon dhe shpall këtë “miqësi” të re që ka shtënë me kreun e PD-së. Të zhgënjyerit e lëvizjes çadriste fillojnë nga anti-Sorosianët e deri tek aleatët. Lulzim Basha ka zgjedhur me ndërgjegje të plotë të humbë pesë deri në gjashtë mandate vetëm se do të garojë tek pullë. Tepricat e votave të Dukës, Mediut, Spahiut, Dules, madje dhe të Rivelinos do shkojnë në Lanë dhe jo më në thesin e PD-së. Paraardhësi i Bashës, doktori i karameles, nuk linte votë t’i shkonte dëm, prandaj koalicionet e tij përbëheshin nga një tabor me parti. Basha zgjedh krejt të kundërtën. Përse? Sepse shkon pas berihait që kishte hallin e LSI-së. Por, LSI nuk para ha djathas o Lul, kafshon majtas. Kaq e di dhe profesor Zaloshnja.

Tani, kryetari i demokratëve hyn në fushatë me një listë, ku shpenzon disa mandate për aleatët qejfmbetur, pra jo për demokratët, me ca mandate mangët që nuk ia japin tepricat e këtyre aleatëve në mëri, me ca ish-komunistë dhe ish-sigurimsa dhe ça të teprojë për ndonjë demokrat. Nuk e shan dot më qeverinë, sepse është pjesë e qeverisë. Nuk flet dot më për cannabis, sepse koloneli për një muaj do i bëjë arat e gjelbëra tokë e djegur. Nuk flet dot për varfërinë që ka pllakosur vendin, se ka marrë Ministrinë e Punës. Nuk pipëtin dot për konçesionet, se mori shëndetësinë. Nuk bëzan për korrupsionin, se mori financat. Më e bukura fare është që pas zgjedhjeve nuk thotë dot: “Qeveria vodhi zgjedhjet”, sepse qeveria është vetë. Çfarë do u thotë demokratëve? Ndoshta paralajmërimin e Edmond Spahos që pas 25 qershorit Shqipëria do të qeveriset me formulën magjike PS-PD. Kush ka kaluar në jetë vetëm dy herë tek oborri i PD-së e di fort mirë ç’do të thotë kjo gjë për një demokrat.

Para 27 vjetësh themelohej një parti që i dha tonin jetës politike në Shqipëri, por që me sa duket do i përkasë historisë, se ia kallën ende në moshë të re.(27.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Karamelja që po vdes Partinë Demokratike”

  1. SANDER ANTONI says:

    O KELI TE KAM NDJEK EDHE NE ANALIZAT E KALUARA.NUK KE AFTESI ANALITIKE! KRYEJ PUNEN E GAZETARIT E LERI ANALIZAT!

    1. Skypion says:

      Jo per te bere nje koment replikues me shkrimin e Kelit te Mesiles,sepse edhe Bled Trafikanti shkruan me mir se ky nallban – gazetar,por me shume per te vene ne dukje nje fenomen interesant qe ka te beje me reagimin ndaj marreveshjes Basha-Rama.
      Qe te nesermen e marreveshjes,ndodhi nje gje shume e cuditshme: me te ashprit ndaj Lulzim Bashes,ishin aleatet e e vegjel te Rames dhe analistet e majte…!!!
      Ishte nje cudi e madhe!
      Ne emisionin “Opinion” te Fevziut, Mesila Doda,gruaja e Kelit,apo sic e therrasin gjithe socialistat tashme Mesila e Palmave – nofke qe i ka mbetur,qe nga janari 2011,kur kercenoi socialistat, qe te mos provonin nje 21 janar te dyte,se do t’i varte tek palmat e Kryeministrise – gjithe mllefin e saj e kishte me Lulzim Bashen.
      Jo vetem ata qe ishin ne studio,por edhe teleshikuesit mbeten te habitur nga kj tyryfycke,sepse partia e saj,PDIU-ja eshte aleate e PS-se se Rames!
      Sepse,si ka mundesi qe nje aleat i Rames te zemerohet me kundershtarin e tij politik,se pse po ben paqe me te?!
      Eshte njejte,sikur nje nje shtepi,njeri prej pjestareve te familjes,te zemerohet me komshiun,se pse beri paqe me Kryefamiljarin e vet!!
      Por,nuk ishte vetem Mesila e Palmave te 21 janarit.Edhe shume te tjere,aleate te Rames,mbeshtetes te tij,gazetare dhe analiste te tij,shperthyen ne nje zemerim te papermbajtur ndaj liderit te Opozites,zotit Basha!
      Gjate ketyre kater viteve qeverijse te cmendur te Edi Rames ,kemi pare shume percudni.Dhe ,i kemi vene ne dukje.
      Por,percudni me te madhe,se ky qendrim i aleateve te tij ,nuk kam pare.As e kisha imagjinuar ne fakt.
      Ne vend qe te zemerohen me “kryefamiljarin” e tyre politik,se pse beri paqe me komshiun, bejne te paimagjinueshmen: zemerohen me komshiun,se pse beri paqe me familjen e tyre?!!
      Kjo cudi eshte ne aspektin logjik,te kuptohemi.I ben dhune logjikes se sjelljes normale njerezore.Dhe,ne po flasim nga ky kendveshtrim normal.
      Perndryshe,kjo eshte krejt normale per mjedisin e denatyruar politik shqiptar.
      Keta ishin dhe jane aleate me Ramen,por,me c’u pa sheshit ndaj zemerimit qe treguan ndaj Bashes,na paskeshin pritur me me ankth,qe Basha te bente realitet retoriken e tij ne “Cader”,sidomos ate pjese te saj qe kishte te bente me Ramen si Kryeminister qe duhej larguar.
      Nuk e di se sa kane besuar ne kete,por e sigurte eshte,se e kane deshiruar shume.Kjo duket qarte.
      Nga ana tjeter,edhe e kunderta te ndodhte,pra qe Rama te shkonte ne zgjedhje pa Opoziten,do te ishte shume e deshirueshme per ta,se shpresonin te merrnin aq deputete e pushtet sa, as ne enderr nuk i kane pare ndonjehere;e as do t’i shohin.
      Te dy opsionet i kane menduar dhe deshiruar,por ky i dyti pa Opoziten ne zgjedhje,ka qene me i deshiruari prej tyre.
      Te gjithe shpresat e tyre i kishin tek kokefortesia e Bashes,per te mos hyre ne zgjedhje..
      Eshte kjo arsyeja,psikologjike,e ketij mllefi te madh ndaj Bashes,pra.
      Ne,besuam tek ti zoti Basha … ne kishim shume shprese se ti nuk dot e hyje ne zgjedhje … dhe boshllekun qe do ta linte zoteria juaj,do ta mbushnim ne me deputetet tane … me Mesilat e kopilat tane … por me kete marreveshje qe bere me me shefin e aleances tone,ti na prishe endrrat!!
      Edhe hartimi i mesiperm i Kelit te Mesiles palmike,eshte nje shprehje mllefi ndaj “dorezimit” te Bashes.Sepse,keshtu e shohin keta mendje te percudnuar marreveshjen;si nje dorezim… te Bashes.

  2. Bravo ENKEL DEMI, me sakt e me ironi sa me siper nuk ka. Por Camet (Partia e tyre PDIU)nuk duhet te shkojne kurre me me Partine e “Karameles” (me sakte do ishte “Karamelin”) apo “Karameleve” te ish-SHQUP_it, sepse nese bejne perseri GABIM Lideret e PDIU_se e rreshtohen para apo pas Zgjedhjeve me pikerisht keto; “Karamelin” apo “Karamelet” (me sakte Kriminelin apo Kriminelet), do zvoglohet ndjeshem mbeshtetja dhe vota per PDIU_ne. Une si Cam edhe pse ne emigracion prej Korrikut 1990 me arratine e Ambasadave, qe vij familjerisht dhe me fis e fare-fis per votime (por dhe miq e shoke e te njohur); Do votojme per anti-Karamelin/Karamelet dhe kedo tjeter qe fshehur apo gjysem-hapur ben Lidhje te Shkurter me Berishizmin, sic jane LSI_stat 100% por dhe do PDIU_ista. Edi Rama eshte i vetmi Kryeminister Shqipetar deri me sot (edhe pse ka jo pak gabime ne punen e tij dhe perzgjedhjen e do njerezve prane tij), qe ka bere aq shume si brenda e jashte Shqiperise per ceshtjen tone, Camerine, pa ju dridhur syri dhe me shume dinjitet dhe patriotizem.

  3. Liri says:

    O zoti analist. Nuk u ngopet akoma me gjakun e shqiptareve. Eshte hera e pare ne historine politike shqiptare qe arrihet marreveshje pa u derdhur gjak. Nje Bravo te madhe marreveshjes Rama- Basha. Tani na lini ne t’ju zgjedhim.

  4. Briklona says:

    Me mire dhe qarte se kaq, nuk thuhet e nuk shkruhet.
    Shume sakte , Kel!

  5. tradita says:

    Enkel, doktori zgjodhi me votat e PD Mersila Doden per deputete te PD , por ajo kete vote e bashkoj me qeverine qe ne fillim. Poshtersi,me e madhe se kjo nuk mund te kete.Sa nuku fut Pd ne zgjedhje ishtit te gezuar se do et merrnit ndonje vote te PD. Tani jeni me gishte ne goje. edhe shumica e çameve do et votojne PD. Ketu e keni hallin.

  6. arjani grue says:

    VETEM STRAZIMIRIN MOS E PERMENDJE SE ESHTE DJALE ME BYTHE , T’I VESH METRIN NGA KOKA TEK KEMBET
    E DI BARSALETIN E OFICERIT ME USHTARET?????????????

  7. Edi says:

    Te lumte dora,como

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *