Kodheli e Gjici në Shishtavec: PS, e vetme do marrë 71 vota. Qeverisim pa paterica, do rrisim investimet, punësimin dhe turizmin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryesuesja e listës për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli, bashkë me kandidatin e PS për këtë zonë, Safet Gjici zhvilluan sot një takim elektoral me banorët e Shishtavecit.

Kodheli gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët risolli edhe njëherë në vemendje arritjet që PS ka pasur ndër vite, në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Kodheli i ftoi banorët e kësaj zone dhe të gjithë Shqipërisë që “me besa besë të mund t’i japim një shans Edi Ramës dhe familjes së tij politike, që të vazhdojë atë që ka nisur, rrugën e ndryshimit të Shqipërisë”.

Për Kodhelin, pas 25 qershorit Partia Socialiste do të qeverisë Shqipërinë drejt të ardhmes së saj Europiane si një shtet me më shumë punë, shtet dhe mirëqënie. Ne do jemi të vetëm, sepse jemi partia më e madhe politike në vend, sepse do të fitojmë 71 mandate në Kuvend dhe do të qeverisim Shqipërinë edhe katër vitet të ardhshme vetëm”.

Duke u ndalur tek marrëveshja me Partinë Demokratike dhe Vetting-un, Kodheli u shpreh se kryeministri Rama dhe Partia Socialiste treguan se mbi gjithçka vendosin të mirën dhe të ardhmen e këtij vendi.

Përsa i përket procesit të Vettingut Kodheli u shpreh se: “Unë nuk besoj që me Vetting-un që miratuam në Parlament, nuk besoj se dhe ju mund të besoni, që sot u bëtë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Jo! Na duhet akoma kohë ta pastrojmë shoqërinë nga çdo mbeturinë”.

Ndërsa kandidati për deputet i PS, njëherësh Presidenti i ekipit të futbollit të Kukësit, Safet Gjici e vuri theksin në projektet që lidhen me turizmin e kësaj zone dhe konkretisht me pikën e Shishtavecit dhe atë të Valbonës që janë resurse të pashfrytëzuara.

Gjici premtoi për banorët ngritjen e një hoteli, në të cilin do të qëndrojnë sportistët gjatë stervitjes. Sipas tij, sa më shumë investime të bëhen, aq më shumë investitorë të huaj do të jenë të pranishëm në këtë zonë, aq më shumë do të rritet numri i të punësuarve.

Kodheli dhe Gjici ndaluan për vizitë në një familje në Shishtavec dhe diskutuan mbi problematikat e kësaj zone. Banorët falenderuan qeverinë për ndërtimin e rrugës së Shishtavecit, një zonë me bukuri mahnitëse.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *