Mark Marku: Lista e Bashës duhet të jetë një PD e re, zhgënjim me ministrat teknikë dhe anëtarët e Vetting-ut. Të evitojë dublimin e Berishës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mark Marku, ish-deputet i PD dhe një ndër analistët pranë të djathtës më kritikë për PD duke shkruar për Pamoramën është shprehur shumë i zhgënjyer me lëvizjet më të fundit të PD.

Ai thotë se Basha duhet të zgjedhë një listë të re të kandidatëve për deputetë, të koordinatorëve për të bërë njëfarë rithemelimi të kësaj partie. Njëherësh nuk mungon të kritikojë dhe përzgjedhjen e ministrave të rinj, të shumëkritikuar ende pa filluar punën, si dhe të anëtarëve të komisioneve që do të bëjnë Vettingun.

Marku kërkon nga Basha të evitojë dublimin e Berishës në parti.

“Përmbyllja e aksionit opozitar për garantimin e kushteve elementare për zgjedhje të lira me paktin e arritur mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, e ka kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes së opinionit publik Partinë Demokratike si forcë alternative për qeverisjen e vendit.

Pritshmëritë dhe interesi për zhvillimet në PD janë shtuar dukshëm sidomos pasi kryetari i saj, Lulzim Basha, hodhi në çadër idenë e Republikës së Re, që nuk është as më shumë e as më pak se ndarje nga modeli i vjetër dhe i dështuar politik i këtyre 27 vjetëve, model që e ka çuar vendin në dështime të njëpasnjëshme dhe kriza ciklike. Edhe pse ideja e Republikës së Re ka qenë e papërkufizuar qartë dhe ka shkaktuar reagime që luhaten në ekstremet e mosbesimit dhe shpresës, ajo në vetvete është kuptuar si metaforë e ndryshimit dhe, si e tillë, pritet të përbëjë ofertën kryesore të opozitës më të madhe të vendit PD­së në këto zgjedhje.

Pra, pavarësisht kushteve, rrethanave dhe vështirësive, Lulzim Basha është i detyruar që programin e tij elektoral ta shndërrojë në një ofertë për Republikën e Re dhe listën e re të kandidatëve për deputetë logjikisht në ekipin që do të garantojë realizimin e idesë së Republikës së re.

I takon, pra, që provën e parë të seriozitetit të propozimit të tij të Republikës së Re, Basha ta japë me listën e kandidatëve për deputetë që do të paraqesë në KQZ dhe para opinionit publik deri në fund të kësaj jave. Edhe pse për autorin e këtij shkrimi kjo listë nuk përbën as edhe interesin më të vogël personal, për shkak të çinteresimit total dhe të deklaruar edhe publikisht për t’u përfshirë në jetën politike aktive në ndonjërën nga formacionet aktuale të sistemit politik shqiptar (përfshi edhe PD­në), mendoj se ajo është një moment me shumë interes për jetën politike të PD­së, për fushatën elektorale dhe për perspektivën e sistemit politik shqiptar. Përmes saj do të marrim shumë përgjigje për seriozitetin e propozimit të Bashës për Republikën e RE.

Publikimi i listës do t’i japë një përgjigje dilemës që ka shoqëruar propozimin e ri të Bashës nëse një parti e vjetër dhe e rëndë­ sishme e sistemit politik shqiptar me shumë përgjegjësi në degradimin e sistemit mund të bëjë riformatimin e sistemit. Për më tepër, një parti që edhe pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, në gjithë periudhën që pasoi nga humbja e zgjedhjeve deri në prag të zgjedhjeve të reja, nuk ka pasur kurajën për të bërë një analizë të thellë të vetvetes dhe t’i nënshtrohet një procesi serioz reformimi. E vetmja risi në këtë parti ka qenë ngritja e profilit politik të Bashës përmes disa kauzave të shtruara dhe të realizuara me sukses si dekriminalizimi apo kauza e fundit e zgjedhjeve të lira.

Në pjesën tjetër partia mbetet po ajo: me një grup parlamentar atavik dhe krejtësisht jofunksional, me pjesën më të madhe të figurave politike të stërkonsumuara dhe që shkaktojnë irritim te qytetarët, shkurt një strukturë e atrofizuar që ilustron në mënyrë perfekte modelin që do të rrëzojë Basha.

Nëse Basha e ka vërtet seriozisht idenë e Republikës së Re, do të duhet që së pari ta fillojë nga partia e tij: të na japë së pari një parti të re. Dhe për ta bërë këtë do të duhet që pjesën dërmuese të atyre parazitëve politikë të sistemit të vjetër të mos na e paraqesë në listat e reja.

Me listën e re Bashës do t’i duhet t’i japë përgjigje edhe një dileme, që e ka shoqëruar gjithë këto vite të tij në krye të PD­së: raportin e tij me Berishën ose, më saktë, dublimin e pushtetit të tij si kryetar i PDsë nga pushteti i liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha. Duke përjashtuar këtu propagandën zhurmuese të kundërshtarëve politikë të PD­së, që ka tentuar ta paraqesë atë si një lider me pushtet të kufizuar dhe të dubluar nga Berisha, mendoj se ky ka qenë një problem.

Problemi nuk ka të bëjë fare madje as me vetë Berishën. Berisha është në të drejtën e tij për të ushtruar ndikimin e vet politik, përderisa ka vendosur të mos tërhiqet nga politika, por problemi ka të bëjë me thelbin e përfaqësimit politik të kësaj partie. Pra, nëse Basha shfaqet si lider i ri, duhet t’i krijohen të gjitha kushtet nga partia e tij për t’u paraqitur me projektin e vet në zgjedhjet e ardhshme dhe të gjykohet në bazë të këtij projekti, duke i kërkuar të marrë edhe përgjegjësitë për suksesin apo mossuksesin në këto zgjedhje. Është e pandershme që nga njëra anë figurat e rëndësishme të kësaj partie, me në krye Berishën, t’i shërbejnë si gogolë që i largojnë elektoratin e, nga ana tjetër, t’i kërkohet sukses në zgjedhje e përgjegjësi për mossukses pas tyre.

Që ai të mbajë përgjegjësi pas zgjedhjeve, duhet që së pari t’i krijohet mundësia të dalë me projektin e vet politik të qartë, që edhe elektorati të jetë i qartë se po zgjedh këtë projekt politik e jo ndonjë tjetër, se po zgjedh mes Ramës dhe Bashës, dhe jo mes Bashës, Berishës dhe Ramës.

Aktet e fundit të PD­së që kanë pasuar daljen nga çadra kanë qenë zhgënjyese në këtë drejtim. Tri janë provat: lista e ministrave të rinj, lista e koordinatorëve politikë që ai ka shpërndarë nëpër rrethe dhe lista e përfaqësuesve të PD­së në komisionet e vetingut. Le t’i marrim me radhë. Edhe pse nuk kanë pse të paragjykohen për shkak të anonimitetit të tyre, në qarqet mediatike dhe politike qarkullojnë zëra se pjesa më e madhe e tyre janë aty jo për shkat të meritës, por për lidhjet me klane të lidershpit të vjetër të PD. Mund të jenë edhe mite urbane, por ama efekti i tyre është shkatërrues për besueshmërinë e projektit të ardhshëm që do të na propozojë Basha.

Nga ana tjetër, lista e komisioneve të vetingut të propozuar nga PD është një shenjë tjetër jo e mirë në këtë drejtim. Pjesa më e madhe e tyre, (me pak përjashtime) është mishërimi i karakteristikave më shqetësuese të modelit të vjetër: të korruptuar, të paaftë, pa integritet, pa personalitet. Edhe vetëm si anëtarë partie të heqin vota, jo më si figura përfaqësuese, shkruan Marku për Panoramën.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Mark Marku: Lista e Bashës duhet të jetë një PD e re, zhgënjim me ministrat teknikë dhe anëtarët e Vetting-ut. Të evitojë dublimin e Berishës”

  1. Kris says:

    Mark je i djegur! Vazhdo te mbrosh krimin e PD duke kritiluar PS! Je me diagnozen e “semundjes se Stokholmit”! Je limon i shtrydhur si Perci apo Frok Cupi! T’ju rroje Berisha sa malet e Shqiperise ju idiotet qe ju beri profesor gjykatesa,prokurore apo deputete!

  2. zana says:

    Zoti Mark,
    Ky eshte nga shrimet me te lexuara te tua. E vleresoj shkrimin. Jo vetem qe ministrat nuk jane perfaqsues por edhe kane genjyer ne CV e tyre. Turp. Kjo eshte perfaqesia e PD se re.

  3. Spiro says:

    Thashethemete e oborrit te berisheve thone qe saliu ka tentu qe te afroje per qeverisjen teknike disa figura te paperlyera dhe profesioniste te ish-pd-se, por te gjithe i kane refuzuar ofertat sepse kane kuptuar qe saliu donte ti perdorte vec per imazh dhe te mbushte rehat listat me ish-ministrat dhe njerez anonime prane oborrit te tij.

  4. militanti says:

    Duke patur berishën në krah PD e ka të vështirë…

  5. gerti says:

    MARK je i vetmi deri diku , i drejt per drejt nga njerzit qe ka nxier PDja , shkrimi interesant un vet jam me PSn por megjithate njerzit e ndergjegjshem qe ven nje tull per te ber shtet normal ne kte vend me pelqejn , nuk ka rendesi perkatsia politike por formimi intelektual personal , po me kta ministra siç e ke then vet dhe me shoqaten azem hajdari me xhupa te zinj nga pas si nazistet PDja te jep pershtypjen me shum si parti ekstremiste , pastaj mendoj qe je pjeserisht i drejt per drejt MARK , se po te ishe vertet intelektual i mir , nuk duhet e para te pajtohesh me vet figuren e lul bashes , mos i bjer unazes Mark , bjeri drejt , luli PD se ka vjedhur kur ishte minister transporti 250 milion euro nga taksat tona e i ka shpetuar gjyqit me procedur , kur ishte minister i jashtem nenshkroj tradhtin komtare i aneksoj detin greqis , kur ishte minister i brençem me urdherin e tij garda vrau 4 te pa fajshem ne bulevard , per te gjitha kto KOBA ky njeri nuk ka dhen shpiegim dhe nuk ka mar denimin qe i takon , pra Mark mos i bjer unazes kur ben artikull kur kerkon te shpalosesh drejtesi , por ne rreshtin e par duhet ti thoshe kryetarit tend , zotri qe te bejm republiken e re shko para drejtesis ti i pari , po fitove pafajsi per bemat e tua hajde te bejm rrepubliken qe na servir dhe e dyta qe kerkojm ne njezit e ndershem , duhet ti thuash kryetarit tend kerkojm shporrjen e grupeve naziskine me xhupat e zinj qe i versul sa her ke probleme , dorzo njerzit me probleme para drejtesis , hiq xhaketat e vjetra largo antishqiptaret shkelsit e ligjit nga PDja , largo nga partia politikanet qe kercenojn dhe bejn shantazhe neper studiot televizive se te japin pershtypjen e nje partie te ngritur nga burgaxhinj e kriminel siç te jep peshtypjen salianji si e ka ai , angazho njerez me kultur dhe integritet dhe pastaj mark jam un qe do ta votoj i pari PDne , por keshtu si esht kjo parti , nuk ka njeri qe justifikon prapsit dhe qe ti heqi friken shqiptarve nga antaret e saj qe gjujn 100 her dhe numerojn ni.

  6. ANDI says:

    flamur noken e kan fut ne komision vetem per te prishur komisionin ktu do jemi do ta shohim

  7. Xen deledashi says:

    Ë gjithë PD është një zhgënjim o Mark pordha

  8. niki says:

    Zoti Mark perderisa shpreson tek Basha edhe pse mund ta besh thjesht per te mbrojtur partine nga ke dalur je i pabesueshemm ,sepse Basha eshte koke e kembe i korruptuar dhe i paafte .

  9. Dylcv Pordha says:

    O Mark pirdh se liroheshhahahaha, sa me pelqeka kjo puna e qeveri pordhes me minister pordhen.hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *