Mediu i prerë: Basha të ndërthurë listat me ato të PR-së, 'OK' kandidimit nën siglën e PD-së

24 Maj 2017, 15:42Politika TEMA

Aleati më i madh i Partisë Demokratike Fatmir Mediu,  mendon se dalja e opozitës nën një sigël të përbashkët do të ishte një zgjidhje e mirëpritur.

Gjatë një interviste për REPORT Tv kreu i PR Fatmir Mediu thotë se për të shmangur shkrirjen e partive të vogla duhet shqyrtuar ideja e një konfederate të djathtë ku secila prej partive të jetë peshën e saj në bazë të rezultatit zgjedhor.

Po si do të shkojë PD në këto zgjedhje, kreu i PR thotë se forca politike që ai kryeson do ti paraqesë kryetarit Basha një listë me kandidatët të cilët mund të ndërthuren me ata të propozuar nga partia Demokratike.

Sipas tij përllogaritja e mandateve dhe listës duhet të bëhet në bazë të rezultateve në zgjedhje të secilës parti politike.

Lista përfundimtare e kandidatëve të partive të opozitës pritet të zyrtarizohet të premten në mbrëmje kur është edhe afati final i regjistrimit në komisionin qendror të zgjedhjeve.

2 komente në “Mediu i prerë: Basha të ndërthurë listat me ato të PR-së, ‘OK’ kandidimit nën siglën e PD-së”

  1. Liu says:

    Dua ta shoh Mediun vetem ne zgjedhje..sa vira merr Gerdeci?

  2. Besoj says:

    Parti fallco bashke me kryetarin, nuk fitojne as 1% ne votime…….Te zhduken eshte me e mira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje