Pas “dashurisë” disa ditore, Lulzim Basha i kthehet Edi Ramës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prej disa ditësh, që prej marrëveshjes së 17 majit, Lulzim Basha nuk ishte ndjerë kundër Edi Ramës.

Por sot më në fund ai është kujtuar se është para zgjedhjeve dhe duhet të sulmojë Ramën,

Edi Rama mendon se, meqë i gënjeu njerëzit njëherë, mund t’i gënjejë përsëri. Pasi nuk mbajti asnjë premtim, qoftë edhe një të vetëm, ai ka filluar të premtojë nga e para.

Premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë. 300 mijë shqiptarë e braktisën Shqipërinë katër vitet e fundit për të gjetur punë në emigrim, por në vend të kërkojë falje, ai po gënjen prapë se do të hapë 220 mijë vende në mandatin e dytë. Në katër vite, të varfërit u varfëruan më shumë, ndërsa një grusht oligarkësh u bënë më të pasur nga favoret e qeverisë, por ai prapë gënjen kur thotë se do të punojë për të varfërit. Shëndetësia e premtuar falas është rrënuar dhe njerëzit paguajnë çdo gjë nga xhepi i tyre, por ai gënjen edhe një herë duke premtuar se do e bëjë falas në mandatin e dytë. Ai i braktisi fermerët e nuk u dha kurrë mbështetje, por ai tani premton se me të do të lulëzojë bujqësia. Krimi zaptoi shtetin e ekonominë dhe kanabisi mbuloi Shqipërinë, por ai thotë se ka bërë shtet dhe do bëjë edhe më shumë shtet.

Edi Rama kujton se njerëzit nuk kuptojnë, prandaj i gënjen, i përçmon dhe i tall çdo ditë ata. Shpërfillja ndaj qytetarëve dhe përqëndrimi i pushtetit e pasurisë në pak duar është vete thelbi i republikës së vjetër. Ndryshimi më i madh që do sjellë Republika e Re është kthimi i pushtetit tek njerëzit, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të ndershme, me punën dhe aftësitë e tyre”, shkruan Basha, që ka thyer kështu heshtjen disa ditore kundër Ramës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Pas “dashurisë” disa ditore, Lulzim Basha i kthehet Edi Ramës”

  1. Rrapi says:

    O Lul Bash pse je kaq i trash,a po genjen e mashtron ti sa nuk ta kalon njeri,te eshte mbushur mendja se mashtrimet qe thua jane te verteta o lul o mashtrus pirdhuuuu

  2. kombi says:

    AI DO TE BEJ FUSHATEN E TIJ . ESHTE POPULLI AI QE VENDOS PER VOTEN .
    RAMA PER HIRE TE SE VERTETES KA BERE SHUME , POR RRUMPALLA E BERISHES NUK RREGULLOHET PER 4VITE. KETE NUK E THOTE BASHA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *