Prapaskenat e negociatave, Mediu: Roli i ambasadorit Lu në zgjidhjen e krizës, presioni ishte…!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në “Tonigt Ilva Tare” në Ora News ka zbuluar disa detaje “pikante” gjatë negociatave midisi kreut të PD-së Basha dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Ambasadori Lu është një negociator shumë i mirë. I jashtëzakonshëm. Elementët e presionit kanë qenë brenda.

Ambasadori Lu i përdori të gjithë elementët e presionit deri tek një qëndrim i hapur i Departamentit Amerikan të Shtetit kundër opozitës nëse nuk do të pranonte propozimin e Ramës në qoftë se ne nuk do të pranonim.

Ne kishim marrë një garanci. Roli ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka një shprehje të fundit të ambasadorit Lu, po e nxjerr. I kërkoj ndjesë. Ore na tha: Po më nxirrni pa më dhënë gjysmë gote ujë.

Zt.Basha i tha se të kemi dhënë një lumë të tërë. Të kemi dhënë mbështetje totale për paketën e propozuar“, eshte shprehur Mediu.

Nderkohe qe eshte pyetur nese ishte marreveshje nen presikon, Mediu ka nenvizuar se “Ishte në bindje të plotë për të bërë atë që ishte më e mira për vendin. Unë nuk jam naiv të besoj se zgjedhjet do të jenë plotësisht të lira“.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...