Rama sherr me komentuesit: Milionat tregoja ndonjë tjetri, more vesh a jo? S'ua kam fajin unë për çdo gjë

24 Maj 2017, 18:05Politika TEMA

Postimi i Edi Ramës në Facebook, ku e cilësonte si një lajm të mirë vendimin e Gjykatës që dënonte për shpifje ndaj Saimir Tahirit, deputetin Edi Paloka, është bërë shkak për debate të forta mes kreut të qeverisë dhe ndjekësve të tij.

Një komentues akuzoi Ramën se ka xhepat plot me miliona euro, ndërsa ky i fundit iu kthye me fjalët: “Milionat e eurove ne xhepa shko tregoja ndonje tjetri, jo ketu, more vesh a jo?”

Komentuesi: O rame per denime me gjoba ju paguni milionat e eurove se I keni xhepat plot , burg rame burg atehere e meriton prap voten se po vazhdut kshu skeni gjo n terezi

Rama: milionat e eurove ne xhepa shko tregoja ndonje tjetri, jo ketu, more vesh a jo? Dhe sa per burgun, une nuk jam as prokuror as gjykates dhe Pallati i Drejtesise se Re nuk ndertohet me komente ne facebook, po gur pas guri mbi themelin e Vetingut! Keshtu qe s’ta kam une fajin as ty dhe as kujtdo tjeter qe cerekshekulli nuk u be shtet e as drejtesi, po rrumpalle! Une pergjigjem per 44 muajt e fundit ku kemi bere reforma qe po te ishin bere 24 vjet me pare do ishim duke bere biseda te tjera sot… Shendet e durim dhe voto PS se s’ka asnje garant tjeter per te luftuar per Shqiperine qe do

6 komente në “Rama sherr me komentuesit: Milionat tregoja ndonjë tjetri, more vesh a jo? S’ua kam fajin unë për çdo gjë”

  1. andromeda says:

    Reformën në drejtësi duhet ta kishe bërë qyshnë krye të herës, qysh sa more pushtetin që shqiptarët ta dhanë pikërisht për këtë arsye. Por ti e le të trashet zullumi i PD-s dhe ia mbërrite të rimëkëmbësh Berishën de berishizmin. Mos u justifiko me të që drejtësia nuk është kompetencë e kryeministrit, por të kishe qenë i zgjuar do e kishe vendosur drejtësinë që në fillim me ndihmën e shumicës parlamentare. Të kishte qenë Berisha do i kishte hequr me kohë – presidentin, kryeprokurorin, do kishte pastruar KLD, SHikun, etj forcërisht. Ti nuk je tip i forcës por politika e kërkon që forcën ta përdorësh atëhere kur duhet në mbrojtje të rendit kushtetues dhe jo të lije në mes të bulevardit një derro çadër që bënte karshillëk ndaj të gjithëve nga mëngjesi në darkë dhe ia arriti qëllëmit të çvlerësojë ty dhe Rilindjen tënde. Jo kaq tolerancë, zotëri, se kur jep gishtin të marrim dhe dorën. Tani çadrën e ke në qeveri dhe ti je fillikat i vetëm kundër një makinerie gjigade që punon kundër teje – presidenti dredharak, dashnor i Saliut, gjysma e qeverisë që komandohet nga Berisha, Shiku dhe Llalla që vijojnë ti binden urdhërave të liderit të madh, etj etj. Me këtë politikë infantile tënden për fat të keq ke humbur edhe ndonja 30 % të elektoratit tënd. Ndaj mjerisht, me dhimbje, them se e ke të humbur davanë.
    (nga një simpatizant që të ka dashur të mirën)

    1. mirel says:

      Kjo ishte pergjigja me llogjike per nje kryeminister qe merret me argumente bajate
      Sa per milionat, dhe atij po i pjell gjeli flori me koncesionet.
      Ndryshe nuk i k8sh aq per zemer..njelloj sa Berisha, ne mos me teper

  2. enter"" says:

    Problemi me I madh I SHqiperise jane pikerisht hajvanet dhe injorantet qe bejne komente ne FB pa lexuar, qe nisen nga mllefi mashkullor I pacliruar, nga mungesa e info, dhe nga militantizmi I felliqur berishist.

  3. WEB1 says:

    O edush ,po ku e gjen durimin dhe merresh me këta mor burr,aty komenton lloj lloj zallopi e bicim gra e burra pa një nje fije intelekti

  4. sapa says:

    Ka edhe nga ata komentues qe 4 vjet qeverisje i duken 4 dite per te bere shtet.Pse sa shekuj duhet qe te arrijne te shohin shtet shqiptaret?ne keto 4 vjet qeverisje u be ndonje bulevard qe ndoshta u prish edhe nga shirat si dhe u futen njerez neper burgje qe nuk paguan energjine.Sharjet e Rames ne media cdo dite nuk bene asgje tjeter vetem se shtuan cmimin e pagesave korruptive me shume se ne kohen e Saliut.Kjo ishte arritja ne 4 vjet.

  5. Zara says:

    Mire thote Rama, votuan qorrazi pd dhe tani i kerkojne llogari atij ne facebook. Votoni PS kjo do ti coje reformat deri ne fund dhe qytetari ne fjale te shikoje drejtesine e deshiruar. Rama eshte i vetmi politikan i vendosur per reforma dhe zhvillim te Shqiperise. Boll u zute me Ramen, shkoni zihuni me berishen.
    Ne qoftese doni Shqiperine perpara bashkohuni te gjithe rreth Rames, te tjerat jane naivitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje