Tom Doshi do kandidojë me PSD-në e Gjinushit, KQZ nuk i heq mandatin

24 Maj 2017, 13:47Politika TEMA

Deputeti Tom Doshi do të vazhdojë të jetë pjesë e garës elektorale të 25 qershorit.

KQZ ka vendosur sot kundër heqjes së mandatit të tij si deputet.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari i ri i KQZ-së, Klement Zguri, pasi Denar Biba dha dorëheqjen, u mor vendimi me votë unanime.

“Vendimi nga KQZ u mor me votë unanime. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim”, tha Zguri.

Doshi kryeson listën e Shkodrës në partinë e Skënder Gjinushit, ndërsa avokati Vladimir Meçe sqaroi se ngjarja e vitit 1990 nuk e djeg kandidimin e tij, pasi ajo vepër penale tashmë është shlyer dhe Doshi e ka kaluar edhe periudhën e rehabilitimit për t’u konsideruar i pastër.

Meçe theksoi se klienti i tij gjatë 5 viteve nga vuajta e dënimit nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale.

Zoti Doshi që kur është zgjedhur funksionar në vitin 2005 nuk ka pasur asnjë pengesë ligjore, edhe pse ligji i dekriminalizimit nuk ishte miratuar”, pohoi Meçe.

3 komente në “Tom Doshi do kandidojë me PSD-në e Gjinushit, KQZ nuk i heq mandatin”

  1. Kritiku says:

    Pse te mos kandidoje nje anadollak si Doshi, kur shumica e zgjedhesve nuk e kane nivelin e inteligjences, me te larte se ai?
    Nuk eshte faji i atyre qe i vendosin ne listen e zgjedhesve, por eshte faji i atyre qe u japin voten te tille njerezve. Te mos ankohen shqiptaret, nese pas zgjedhjeve ne Parlament do te kemi perseri njerez anadollake. Sipas kokes vihet edhe qeleshja.

  2. pronari says:

    Tom shko mor burr mbaro njehere klasen e tete pastaj ktheju masterit tek gjinushi.Nuk shtyhet jeta me njerez pa shkolle..Njeriu nuk vleresohet nga paraja por nga farat qe ka ne koke seicili.

  3. Vlonjati says:

    Per te qeshur edhe per te qare, Ky qenka ne rregull nuk ka bere me veper penale !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje