Deputeti Tom Doshi do të vazhdojë të jetë pjesë e garës elektorale të 25 qershorit.
KQZ ka vendosur sot kundër heqjes së mandatit të tij si deputet.
Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari i ri i KQZ-së, Klement Zguri, pasi Denar Biba dha dorëheqjen, u mor vendimi me votë unanime.
“Vendimi nga KQZ u mor me votë unanime. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankimim”, tha Zguri.
Doshi kryeson listën e Shkodrës në partinë e Skënder Gjinushit, ndërsa avokati Vladimir Meçe sqaroi se ngjarja e vitit 1990 nuk e djeg kandidimin e tij, pasi ajo vepër penale tashmë është shlyer dhe Doshi e ka kaluar edhe periudhën e rehabilitimit për t’u konsideruar i pastër.
Meçe theksoi se klienti i tij gjatë 5 viteve nga vuajta e dënimit nuk ka kryer asnjë vepër tjetër penale.
“Zoti Doshi që kur është zgjedhur funksionar në vitin 2005 nuk ka pasur asnjë pengesë ligjore, edhe pse ligji i dekriminalizimit nuk ishte miratuar”, pohoi Meçe.
Pse te mos kandidoje nje anadollak si Doshi, kur shumica e zgjedhesve nuk e kane nivelin e inteligjences, me te larte se ai?
Nuk eshte faji i atyre qe i vendosin ne listen e zgjedhesve, por eshte faji i atyre qe u japin voten te tille njerezve. Te mos ankohen shqiptaret, nese pas zgjedhjeve ne Parlament do te kemi perseri njerez anadollake. Sipas kokes vihet edhe qeleshja.
Tom shko mor burr mbaro njehere klasen e tete pastaj ktheju masterit tek gjinushi.Nuk shtyhet jeta me njerez pa shkolle..Njeriu nuk vleresohet nga paraja por nga farat qe ka ne koke seicili.
Per te qeshur edhe per te qare, Ky qenka ne rregull nuk ka bere me veper penale !!!!!